Panorama (Albania)

Shqipni, e mjera Shqipni, sa do paguash për pushtetin e tij!

- AGIM NESHO

Në takimin e fundit të Asamblesë së Partisë- Shtet, Rama ndjehej i arritur në veprimet e tij, jo vetëm se po përmbushte vizionin e tij “madhështor”, por ky vizion duhej të mbetej modeli i brezave që vijnë pas, pavarësish­t se kush do të jetë në pushtet. I dashuruar me vetveten, i lumturuar dhe frymëzuar nga ata që janë vetëm numra në mbretërinë e tij të madhe të pushtetit, ai kërkon kohë që vizioni i tij të shtrihet më shumë se 2030- a, deri në pambarim, për të realizuar Shqipërinë magjike të 10 milionë turistëve, … 20 milionë, të cilët do të shijojnë parajsën shqiptare.

Historikis­ht, liderët me vizion kërkojnë të ndryshojnë vendin e tyre me ide revolucion­are, që populli i tyre të zhvillojë shkencën, të industrial­izojë vendin me teknologji të avancuar, të zhvillojë arsimin, ndërsa Rama vizionin e tij e ka të bazuar te kullat e larta të ndërtuara për të pastruar paratë e pista, të rezorteve luksove për milionerët që duan të shijojnë rivierën shqiptare, të jahteve dhe porteve të sheikëve arabë që duan të fitojnë më shumë dhe të rrisin interesat e tyre gjeopoliti­ke, të kanabizimi­t të vendit për të jetuar në delir dhe për të harruar varfërinë ekstreme që përjeton populli. Vizioni i tij malinj është për një Shqipëri të bukur për të tjerë, ku populli shqiptar të vazhdojë të mbetet i varfër dhe pa shpresë, që Shqipëria të jetë në shitje dhe shqiptarët të jenë mëditësit dhe shërbëtorë­t në pronat që ju përkasin atyre. Një vizion që shkëlqen me luksin që vret të milionerëv­e në një vend ku historia, tradita, kultura shitet në funksion të turizmit elitar.

Por çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky vizion pazarxhiu i kryeminist­rit të tyre? Le të shqyrtojmë dy shembuj të zhvillimit të vendeve të tyre nga regjime të tjera autokratik­e.

Për të zhvilluar një zonë turistike në Egjipt, kompanitë e Emirateve të Bashkuara kanë blerë tokën shkretëtir­ë të Egjiptit në brigjet në brigjet e Mesdheut, me 120 euro m2, duke investuar në vlerën e 24 miliardë euro, plus ndihmës financiare shtesë për Egjiptin prej 11 miliardë euro. Në Shqipëri falen nga prona publike e vendit mbi 3.5 miliardë vlerë tokë, duke përfshirë edhe Portin historik të

Durrësit, që investitor­i arab të ndërtojë port jahtesh dhe apartament­e banimi. Kush përfiton nga investimi? Kompanisë së z. Kushner, “Affinity Partners”, me fonde prej 2 miliardë dollarë të Arabisë Saudite i jepet për zhvillim zona turistike e Vlorës, Sazani dhe Zvërneci. Por, sa do të paguajnë ata për këtë pronë publike të popullit shqiptar? Kush përfiton nga zhvillimi i kësaj zone dhe investimi në to, përveç milionerëv­e që do blejnë vila dhe apartament­e?

Rama ka kohë që po shet interesat e Shqipërisë me gjykimin se po zhvillon vendin dhe ndan përgjegjës­inë në politikat me partnerët ndërkombët­arë. Kështu veproi edhe me projektin Rama- Meloni, duke dhënë hapësira territori për të ndihmuar kryeminist­ren Meloni. Për të njëjtin projekt bashkëpuni­mi Tunizia kërkoi 2 miliardë dollarë për vendin e saj për të realizuar projektin. Rama asgjë. Pa vlerësuar rreziqet sociale dhe të sigurisë së projektit, por me vlerat që mund të përfitohes­hin prej tij, pensionet do të rriteshin dyfish, rroga e mësuesve, mjekëve do të arrinte në standarte të tjera. Po sikur koncesione­t e rivierës shqiptare të vlerësohes­hin në standartet e tokave afrikane, sa do të përfitonte buxheti i shtetit?

Fatkeqësia e Shqipërisë sot është se zoti Rama e quan Shqipërinë pronën e tij personale dhe vepron me të sipas interesave te tij personale. Ai Shqipërinë e ka kthyer në një plaçkë tregu që herë ua hedh oligarkëve të tij, dhe herë të tjera për të blerë influencë në politikën ndërkombët­are. Ai mbulon kështu korrupsion­in galopant që ka kapur shtetin, manipulimi­n e votës së lirë dhe instalimin e regjimit të tij putinesk. Ai është i gatshëm t’i japë koncesione biznesmeni­t Kushner si dhëndri i D. Trump, por e ka të vështirë që investimet strategjik­e të Shqipërisë t’i bashkërend­ojë me SHBA dhe BE. Ai në këtë strategji mbetet peng i lidhjeve okulte me Turqinë, Emiratet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite. Vizioni i tij mbetet autokracia lindore, pushteti i pakufizuar dhe për këtë kërkon të blejë influencë dhe heshtje nga ata që kanë pak vëmendje për Shqipërinë.

Sot pas 35 vjet demokraci, Shqipëria ka mbetur peng e një satrapi që kërkon ta zhbëjë për të krijuar lidhje, pasuri, të blejë influencë për të mbajtur pushtetin e tij të pakufizuar. Shqipëri e mjera Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania