Panorama (Albania)

Goditje, pyetje rreth seksit dhe rrëfime për ishat e famshëm, çfarë ndodhi në "Big Brother"

-

Gazetarja Lediona Xheladinaj ka qëlluar me vezë në kokë aktorin Romeo Veshaj gjatë një diskutimi mes tyre. Veprimi i Ledionës erdhi pasi aktori po i drejtohej me fjalën "o dele", duke bërë që gazetarja t'i thyejë vezën në kokë. "A po më thua dele, dhe unë të bëra pulën", u shpreh ajo. Ndërsa Romeo Veshaj e quajti një person pa argumente, duke shtuar se ka probleme me lëkurën. "Jeni komplet pa argumente, kjo është fuqia jote zemra. Nuk flet dot, ke zero argumente. E di që kam probleme me lëkurën", tha Romeo. Megjithatë, gazetarja ka sqaruar se nuk e bëri për inat, por si shaka ndaj tij. "Nuk ia bëra për inat, por për shaka që më tha dele, dele", u shpreh Lediona. Ndërsa veprimi i saj u duartrokit nga gazetarja Ilnisa Agolli, e cila u shpreh se: "A sa mirë ia bërë, bravo Lediona". Ndërkohë që veprimi në rrjet është interpretu­ar si një tjetër akt që meriton një zarf të zi. I të njëjtit mendim ka qenë edhe vetë Romeo. "A u dënua në ' Prime' kjo gjë? Çfarë po bëni? E njëjta gjë është", u shpreh ai. Ilnisa e mbështeti veprimin e Ledjonës duke i thënë asaj "bravo". "Shumë mirë ta bëri. Do shkoj edhe unë të marr një vezë". Sakaq , mbrëmjen e së dielës banorët janë vënë edhe përballë pyetjeve të vështira, ku shumë prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë dënimin në vend që të përgjigjen. Përgjithës­isht, pyetjet kanë qenë të forta dhe që lidheshin me jetën e tyre personale. Erjola Doçi dhe Roza Lati janë puthur mbrëmjen e së dielës në "Big

Erjola Doçi dhe Roza Lati janë puthur mbrëmjen e së dielës në "Big Brother VIP 3". Shkak i kësaj puthje u bë një lojë, ku duhet t'i përgjigjej një pyetjeje pikante, në të kundërt, do bënte një dënim. Romeo i kërkoi që të tregonte emrin të dashuri të fundit, por Erjola nuk pranoi. "Qyqja! Nuk e them dot. Në buzë nuk e puth dot se dua të puth dikë që do ndjej", u shpreh Erjola.

Brother VIP 3". Shkak i kësaj puthje u bë një lojë, ku duhet t'i përgjigjej një pyetjeje pikante, në të kundërt, do bënte një dënim. Romeo i kërkoi që të tregonte emrin të dashuri të fundit, por Erjola nuk pranoi. "Qyqja! Nuk e them dot. Në buzë nuk e puth dot se dua të puth dikë që do ndjej", u shpreh Erjola. Në fillim Erjola ngurroi, por më pas e kuptoi që nuk mund t'i shpëtonte kësaj sfide, e puthi Rozën në buzë. Loja pyetje- dënime ka sjell situata gazmore dhe të qeshura në shtëpinë e "Big Brother Vip", ndërsa banorët kanë përfituar nga rasti për të njohur më mirë njëritjetr­in. I pyetur nga Ledjona se kush është ish- e dashura e tij e fundit, Romeo u përgjigj: "Ex"- i i fundit dihet kush është. Aleksia dhe shkaku i ndarjes është mospërputh­ja e karakterev­e. Aktori është përfolur gjithashtu për një romancë me Jonida Maliqin, por u ndanë pak kohë pas lidhjes. Ai gjithashtu nisi një romancë edhe me banoren shqiptaro- italiane, Heidi Baci, por dyshja para pak ditësh vendosën ta vazhdonin të ndarë rrugëtimin e tyre në formatin e njohur. Një nga dyshet që kanë përplasje më të shumta në shtëpinë e "Big Brother Vip" është Egla dhe Ilnisa. Situata e pyetjeve dhe dënimeve është "nxehur" brenda mureve të shtëpisë së "Big Brother VIP". Ishte Ilnisa ajo që e pyeti e pyeti Eglën nëse kishte marrëdhëni­e me një burrë të martuar. Pyetjes, Egla i është përgjigjur thjesht "jo". Por si "kunjë" ka marrë një pyetje nga banori tjetër, Jetmir Salaj. Të njëjtën pyetje, i është përgjigjur me "jo" edhe vetë Ilnisa. "A ke lidhje jashtë dhe a ke lidhje me një të martuar?", pyeti Ilnisa aktoren, e cila e mohoi këtë fakt në mënyrë kategorike.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania