Panorama (Albania)

Skandal në Itali, Açerbi rrezikon të përjashtoh­et

Mund të pezullohet 10 javë nga Seria A, ikën nga kombëtarja

-

Dyshimet se diçka ndodhi në fushën e lojës ishin të shumta në 15 minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes Inter- Napoli. Arbitri La Pena dëgjoi me vëmendje atë që kishte për të thënë Huan Zhezus dhe më pas thirri Açerbin pranë tij. Diskutimi mes tyre zgjati vetëm pak sekonda dhe pastaj loja rifilloi me një goditje nga këndi të Politanos. Për të kuptuar realisht dinamikën e asaj që ndodhi duhej intervista pas ndeshjes e mbrojtësit të Napolit. "Açerbi, që është një djalë pozitiv ka thënë disa gjëra jo të bukura. Shkoi pak përtej linjës së kuqe, por menjëherë më kërkoi falje sepse e kuptoi që e ekzagjeroi. Janë gjëra që ndodhin në fushë dhe qëndrojnë aty", tha autori i golit të barazimit. Në fakt ajo që kishte thënë Açerbi po bën xhiron e mediave dhe është një skandal i madh në futbollin italian.

Ofendim racist- Nuk ishte aspak një episod i bukur, madje shumë i shëmtuar. Një gjest që duhet ndëshkuar dhe që erdhi pikërisht në ditën kur Serie A nisi një fushatë kundër racizmit. Në imazhet që qarkullojn­ë në minutën e 59- të të ndeshjes shihet Huan Zhezus që pas një dueli trup më trup me Açerbin thërret arbitrin dhe nga buzët e tij lexohet: "Më tha zezak". Kështu nuk shkon. E tregon këtë duke bërë me shenjë stemën e Serisë A, për të kujtuar arbitrin për fushatën anti- racizëm. Arbitri thërret Açerbin dhe pasi diskutojnë pak, tensioni mes tyre shuhet. Arbitri nuk e ka dëgjuar në fakt ofendimin dhe nuk merr asnjë vendim në drejtim të mbrojtësit të Interit, pasi nuk e dëgjoi vetë ofendimin.

Rrezikon- Është e pamundur që të ngremë hipoteza në rast se Açerbi përpara arbitrit dhe Zhezusit e ka pranuar ofendimin. Nëse po, atëherë duhet të dilte me karton të kuq, pavarësish­t faljes që i kërkoi lojtarit të Napolit. Në këtë pikë, për të kuptuar gjithçka duhet të lexohet raporti që ka plotësuar arbitri i ndeshjes dhe vendimi do të merret nga Komisioni i Disiplinës. Mbetet për t'u parë nëse do të hapë hetim edhe prokuroria në lidhje me këtë rast, e cila do të marrë në pyetje dy lojtarët e përfshirë. Në rastin kur do të vërtetohet ofendimi, mbrojtësi i Interit rrezikon që të marrë një pezullim të rëndë që mund të shkojë deri në 10 ndeshje. Kjo do të thotë se sezoni i tij mund të ketë përfunduar. Një gjest shumë i shëmtuar, që në fakt vjen nga një lojtar me eksperienc­ë si Açerbi. Sipas artikullit 28 të Kodit të Drejtësisë Sportive, Açerbi do të akuzohej për një sjellje diskriminu­ese në fushën e lojës dhe të paktën do të dënohet për 10 ndeshje, ose për një skualifiki­m me kohë të pacaktuar.

Ikën nga kombëtarja­Açerbi është përjashtua­r nga kombëtarja italiane. Ditën e djeshme ai u paraqit në grumbullim në orët e para të ditës, ashtu siç ishte planifikua­r, por qëndrimi i tij nuk zgjati shumë. Pas një bisede me trajnerin Luçiano Spaleti dhe shokët e skuadrës, ku shpjegoi se nuk ka thënë asnjë frazë denigruese apo ofenduese ndaj lojtarit të Napolit, ai është larguar për të mos marrë pjesë në miqësoret që skuadra do të zhvillojë në Amerikë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Italiane e Futbollit, që thotë se në pritje të verifikimi­t të çështjes dhe pas një takimi kokë më kokë mes trajnerit dhe lojtarit Françesko Açerbi është vendosur që ai të largohet nga grumbullim­i për ndeshjet miqësore. Në vendin e tij është grumbullua­r mbrojtësi i Romës Xhanluka Mançini.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania