Panorama (Albania)

Interi me këmbën te frenat, po e tradhton... sulmi

Lautaro dhe Turam nuk po bindin, kanë ulur "xhirot"

-

Asgjë nuk mund të krahasohet me shpërdorim­et e shumta në Champions nga ana e Markus Turamit apo me penalltinë që Lautaro çoi në qiell duke u bërë meme në rrjetet sociale, por edhe në kampionat dyshja e sulmit të Interit nuk është në vete... Sikur energjia negative e mbrëmjes së Madridit ishte ende prezente në dyshen më të mirë të kampionati­t. Është një forcë e padukshme, por është e kotë që të gënjejmë. Ajo ekziston dhe është reale. Edhe për faktin se zhgënjimi për eliminimin e së mërkurës ishte i madh. Diçka proporcion­ale me bindjen që kishte Interi për të shkuar deri në fund të rrugëtimit Europian. Një bindje që lindte edhe nga dyshja e sulmit që në u rikthye të luante bashkë në "Metropolit­ano" dhe nuk ia dolën dot të linin gjurmë as kundër Napolit. Në këtë ndeshje nuk kishte aq shumë raste, por si argjentina­si ashtu edhe francezi mund të bënin diçka më shumë. Ndoshta në një tjetër moment të sezonit do ta kishin nxjerrë skuadrën nga një situatë e sikletshme, por dueli kundër Napolit nuk ishte aq ndryshe nga ai me Xhenoan. Ka vërtetuar një rënie fizike të të gjithë grupit. Është diçka fiziologji­ke, por edhe psikologji­ke duke parë

eliminimin në Champions. Lautaro pati shansin më të mirë të ndeshjes, por goditi Meretin, ndërsa Lautaro nuk shënjestro­i asnjëherë portën. Gaboi madje shumë duke lëvizur shpesh dhe pa kuptim. "Tu- La" nuk është ajo e fillimit të sezonit.

Në rënie- Dy sulmuesit e Inzagit janë një metaforë e të gjithë skuadrës: ata ekzaltojnë virtytet, janë fotografia e gjendjes shpirtëror­e. Në fund, ajo energji negative e Madridit kishte përfshirë të gjithë skuadrën. Nga tribuna nuk erdhi energjia dhe shtysa e tifozëve si gjithmonë, sidomos në pjesën e parë. Në fakt autobusi i skuadrës u prit nga mijëra tifozë jashtë. Skuadra nuk ishte e saktë dhe me grintë si gjithmonë. Goli i Darmianit duhet të shërbente për të rikthyer qetësinë dhe pozitivi

tetin në skuadër. Pas golit, Lautaro kërkoi mbështetje­n e tifozëve duke ngritur krahët. Edhe kur "San Siro" u ndez, skuadra nuk ia doli. Tula vazhdon të ulë ritmin dhe mesataren. Lautaro ka arritur të shënojë 23 gola në Serinë A dhe titulli i golashënue­sit është blinduar, por nuk atij i mungon goli prej 20 ditësh: 3 ndeshje në thatësirë. Vetëm një herë tjetër në këtë sezon i ka ndodhur kjo "mini krizë". Për shkak të dëmtimit, për të gjetur një gol të Turamit duhet të rikthehemi akoma më mbrapa. Goli i fundit i tij është më 16 shkurt kundër Salernitan­ës. Por nuk ka vend për panik. Ylli është aty, me të njëjtën distancë. Duhet thjesht të fshijnë sytë nga ndonjë lot i mbetur nga mbrëmja e Madridit për ta parë më qartë dhe për ta prekur atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania