Panorama (Albania)

Kieza: Me Juventusin, në Champions

-

Juventusi goditi tri herë në tri ndeshjet e fundit në Serie A ( dy kundër Xhenoas, një kundër Napolit), po aq sa në 23 ndeshjet e mëparshme të kampionati, ndërkohë që janë vetëm shtatë pikët në 8 ndeshjet e fundit të Serisë A ( 1F, 4B, 3H), pasi ishin arritur 22 në 8 ndeshjet e mëparshme të kampionati­t ( 7F, 1B). Lidhur me situatën ka folur Federiko Kieza gjatë një interviste për televizion­in e klubit.

Një tjetër barazim dhe renditja nuk duket më aq e sigurt...

Kemi mbledhur shumë pak pikë në ndeshjet e fundit, menduam se pas fitores ndaj Frozinones diçka kishte ndryshuar, por jo, humbëm dhe barazuam dy të tjerat, kështu që diçka nuk shkon siç e konfirmon edhe barazimi me Xhenoan.

Çfarë ndodhi gjatë grumbullim­it?

Vendimi u mor të martën e kaluar dhe trajneri na propozoi këtë. Pranuam menjëherë sepse me të drejtë duhej të gjenim pak më shumë përqendrim, pak më shumë dëshirë. Edhe pse këto cilësi i kemi shfaqur edhe në dy ndeshjet e fundit nuk erdhën rezultatet, gjë që ka rëndësi te Juventusi.

Si do ta qasni këtë fund sezoni, për të rikthyer entuziazmi­n në ambientin bardhezi?

Duhet të mendojmë para së gjithash për ndeshjet e mbetura. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të rikthehemi sërish te fitorja sepse është gjëja më e rëndësishm­e dhe ajo që na jep entuziazëm. Kjo është ajo që do të ndihmojë në sprintin e fundit dhe për të rikthyer tifozët të na mbështetin.

Nga pikëpamja personale, çfarë dëshironi nga këto 9 ndeshjet e fundit?

Të përmirësoj statistika­t, por edhe të ndihmoj ekipin çka është gjëja më e rëndësishm­e. Trajneri na kërkon të lëmë mënjanë gjërat personale dhe kjo është arsyeja që edhe u grumbullua­m. Jemi një grup fantastik që duhet të qëndrojë më i bashkuar. Aq më tepër që në ndeshjet e fundit kemi korrur shumë më pak nga sa kemi mbjellë.

A ju kërkon Alegri të veproni në të gjithë frontin ofensiv?

Udhëzimet e trajnerit janë që të përpiqem të qëndroj prapa sulmuesit, por me padyshim që kam lejen të lëviz kur është e nevojshme, ose kur lojtarët në fushë më lejojnë të shkoj majtas dhe të nis nga ajo zonë.

Keni shënuar 7 gola në kampionat. A i keni vendosur vetes një objektiv për gola?

Po, synimi është të arrij në diçka dyshifrore, por edhe të ndihmoj skuadrën, të sjellë rezultate dhe tri pikët pasi kjo është gjëja më e rëndësishm­e. Kundër Xhenoas nuk ia dolëm, por do të mundohemi ta bëjmë në sfidën e radhës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania