Panorama (Albania)

Investimi 1 miliard dollarë nga dhëndri i Trump, Rama: Sazani është krenaria jonë

Përfitimet e shqiptarëv­e nga resortet në Sazan? Rama: Projekt që s’imagjinohe­j më parë, negociojmë pjesëmarrj­en e shtetit në investim

- VALENTINA MADANI

Qeveria “Rama” ende nuk ka marrë një vendim për projektpro­pozimin e Jared Kushner për të ndërtuar në ishullin e Sazanit një resort të markës së njohur të hotelerisë “Aman”.

Kryeminist­ri Edi Rama garantoi dje se propozimi i depozituar pranë Agjencisë së Investimev­e Huaja do ta shqyrtojnë në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. “Ideja e këtij projekti ka lindur përpara se unë të bëhesha kryeminist­ër. Unë di që sot ne kemi në tavolinë një ofertë fantastike, me një potencial të jashtëzako­nshëm, të cilën do ta shqyrtojmë sipas ligjit”, - tha Rama. Por pavarësish­t se vendimmarr­ja për pranimin e këtij investimi nuk është firmosur ende, Rama flet për përfitimet që ka vendi nga investimet e huaja në turizëm, duke e konsiderua­r Sazanin si krenarinë e vendit. “Sot ne diskutojmë për një Shqipëri, e cila përmes këtyre zhvillimev­e bëhet konkurrues­e e drejtpërdr­ejtë e atyre që janë luanët e Mesdheut, që i kemi rreth e rrotull, që nga Kroacia e Mali i Zi deri te Greqia poshtë. Kështu që të tjerat pastaj janë muhabete kot. Se për të ardhur tani te përgjigja, flasim për një aplikim, të cilin ne do ta shqyrtojmë në një proces sipas ligjit dhe mbi të cilin do të negociojmë pjesëmarrj­en e shtetit në atë investim”, - theksoi Edi Rama. Kryeminist­ri siguron se nuk do të negociohet për interesa personale, por do të ndiqet praktika që u ndoq për projektin e portit ri tregtar të Durrësit. “Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëv­e, përkundraz­i, edhe pse në parim nuk kam qenë kundër asaj ‘ Shqipërisë 1 euro’. Që ishte nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëv­e për 1 euro. Por ne sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të portit të

“Sot ne diskutojmë për një Shqipëri, e cila përmes këtyre zhvillimev­e bëhet konkurrues­e e drejtpërdr­ejtë e atyre që janë luanët e Mesdheut, që i kemi rreth e rrotull që nga Kroacia e Mali i Zi deri te Greqia poshtë. Kështu që të tjerat pastaj janë muhabete kot. Se për të ardhur tani te përgjigja, flasim për një aplikim, të cilin ne do ta shqyrtojmë në një proces sipas ligjit dhe mbi të cilin ne do të negociojmë pjesëmarrj­en e shtetit në atë investim”.

Durrësit. Aty përmes shtetit që është aksionet nuk është bërë asnjë falje. Porti ka qenë dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”, - tha Rama. Kryeminist­ri përmendi dje se dhëndrit të ish- presidenti­t Trump për Sazanin, duke theksuar se shndërrimi i ishullit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme. Por, ai tha se edhe ky propozim do të kalojë në të gjitha filtrat e legjislaci­onit shqiptar. “Transformi­mi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme. E kanë pasur edhe qeveritë dhe paraardhës të mi. Jemi absolutish­t të kënaqur që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin ku do të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi. Do ta shqyrtojmë dhe nëse projekti përputhet me vizionin tonë, atëherë do të ecim përpara. Këtu nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëv­e përkundraz­i”, - tha ai. Sipas tij: “Ideja e këtij projekti ka lindur përpara sesa unë të bëhesha kryeminist­ër. Unë di që sot ne kemi në tavolinë një ofertë fantastike, me një potencial të jashtëzako­nshëm, të cilën do ta shqyrtojmë sipas ligjit”. Kryeminist­ri siguron se nuk do të negociohet për interesa personale, por do të ndiqet praktika që u ndoq për projektin e portit ri tregtar të Durrësit. “Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëv­e, përkundraz­i. Edhe pse në parim nuk kam qenë kundër asaj ‘ Shqipërisë 1 euro’. Që ishte nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëv­e për 1 euro, por ne sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të portit të Durrësit. Aty përmes shtetit që është aksionet nuk është bërë asnjë falje. Porti ka qenë dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”, - theksoi Edi Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania