Panorama (Albania)

Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Caktuan datën sa të kontaktojn­ë me Ramën

-

Në Apelin e Posaçëm pritej të shqyrtohej kërkesa e ishkryemin­istrit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare. Por siç deklaroi para SPAK- ut avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, seanca u shty për në datën 25 mars. “Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesiona­le, ata nuk mund të ishin prezentë. Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent. Nuk e kuptoj termin arsye profesiona­le, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim. Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht me angazhimin e zotit Rama në punët e tjera, kontakti është shkëputur dhe caktuan një datë tjetër derisa të rivendoset SPAK në kontakt me zotin Rama”, - tha Gjokutaj. Kujtojmë se më 12 mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese, kërkesat rezultonin të pabazuara në ligj e prova. SPAK po e heton Berishën me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në procedurën e privatizim­it të ish- kompleksit “Partizani”, akuzë e cila është mohuar nga ish- kryeminist­ri që e konsideron hetimin ndaj tij si politikë. Për të njëjtën çështje në arrest shtëpie po qëndron edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ishkryemin­istri ndodhet i izoluar në banesën e tij që prej 30 dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO- së. Ashpërsimi i masës ndaj tij prej SPAK erdhi si pasojë e moszbatimi­t të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur para agjentëve të BKH- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania