Panorama (Albania)

Berisha “non grata”, nis gjyqi në Londër

Shpallja “non grata”, reagon “Home Office”: Partnerë të Shqipërisë, por kundër kriminalit­etit dhe korrupsion­it

- TIRANE

Gjykata e lartë e emigracion­it në Angli, SIAC ( Komisioni Special i Apeleve të Emigracion­it) nisi shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga SHBA- të edhe nga Anglia për korrupsion dhe lidhje me krimin në vitin 2022 kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe.

Mediat në Londër raportojnë se duke filluar nga kjo javë, Komisioni Special i Apeleve të Emigracion­it do të nisë sfidën e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm që shpall “non grata” liderin e opozitës të “një shteti të huaj mik” nga Mbretëria e Bashkuar. Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiwalla and Co. Seanca pritet të zgjasë katër ditë. Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzako­nshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtim­i në bazë të akuzave të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”. Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperite­tin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhë­nien dhe ndërmarrje­n e veprimeve konkrete kundra kriminalit­etit dhe korrupsion­it”. Media britanike shprehet se Sali Berisha pohon se akuzat për kriminalit­et dhe korrupsion të ngritura ndaj tij janë të pavërteta. “Politikani u ndalua nga Sekretari i Brendshëm, atëherë Priti Patel, të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, për shkak të pretendimi­t të krim

inalitetit dhe korrupsion­it. Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA- të, pasi e ndaluan hyrjen në Amerikë të Sali Berishës në vitin 2021”, - shkruan media në Britaninë e Madhe. Më 19 maj të vitit 2021 në një mesazh në “Twitter”, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se Sali Berisha dhe

familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtat­shëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend. “Veprat e korrupsion­it të ish- Presidenti­t të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracin­ë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të

papërshtat­shëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsion­it së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, - shkruante Sekretari amerikan i Shtetit. Pak muaj më pas edhe Britania e Madhe njoftoi shpalljen “non grata” të ish- kryeminist­rit Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania