Panorama (Albania)

Bashkimi i opozitës, Bardhi: Më 2025 marrim drejtimin e vendit

Denoncimi, Këlliçi: Kryebashki­aku Malaj i dha vëllait lejen për HEC Gjekmarkaj: Të largohet qeveria, jo qytetarët! Noka: Ka humbur shpresa për një jetë më të mirë. Misioni ynë, qeveria teknike

- VALENTINA MADANI

Drejtuesit e PD- së, nënkryetar­i i “Rithemelim­it”, Gazment Bardhi, së bashku me demokratët e tjerë, Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj, takuan demokratët e Burrelit.

Turi i takimeve me bazën demokrate ka nisur prej disa javësh, pas procesit të bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Synimi i demokratëv­e është qeveria teknike, me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratik­e. Nga Gazmend Bardhi u shfaq optimist kur deklaroi se më 2025- ën do të ndodhë ndryshimi i qeverisjes. Për kreun e grupit demokrat, rokada do të ndodhë edhe falë sakrificës së demokratëv­e për bashkimin e Partisë Demokratik­e. Bardhi tha se i pret një vit i vështirë, por do të dalin fitues në zgjedhjet parlamenta­re që do të mbahen vitin e ardhshëm. “Përgjegjës­ia ndaj asaj që do Shqipëria na ka bërë sot të gjithëve bashkë për të nisur një rrugëtim njëvjeçar deri në zgjedhjet e ardhshme, që nuk do të jetë i thjeshtë, por nuk është fare i pamundur dhe ne do ia dalim. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet e 2025- ës. Nuk ka ndodhur kurrë që Shqipëria në këto 30 vite të bëjë kaq shumë hapa pas sa ka bërë në këto 12 vite qeverisje e Edi Ramës”, - tha Bardhi. Nënkryetar­i i PD- së, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi betejën e demokratëv­e pa kthim kundër pushtetit që sillet si një regjim. “Partia Demokratik­e është vënë në lëvizje, është vënë në ecje. Ajo do të ndalet vetëm në fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Bashkimi i saj ka ngjallur shpresë, energji dhe është ngjarja më e madhe që ka ndodhur në këto vite për çdo demokrat dhe qytetarë të Shqipërisë. Jemi në një betejë pa kthim, pa kompromis. Në çdo vend ku një qeveri është e

“Përgjegjës­ia ndaj asaj që do Shqipëria na ka bërë sot të gjithëve bashkë për të nisur një rrugëtim njëvjeçar deri në zgjedhjet e ardhshme, që nuk do të jetë i thjeshtë, por nuk është fare i pamundur dhe ne do ia dalim. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet e 2025- ës. Nuk ka ndodhur kurrë që Shqipëria në këto 30 vite të bëjë kaq shumë hapa pas sa ka bërë në këto 12 vite qeverisje e Edi Ramës”.

korruptuar, ku një qeveri punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli”, - deklaroi Gjekmarkaj. Për humbjen e shpresës dhe largimin e rinisë foli edhe Flamur Noka, duke iu referuar edhe banorëve të Matit. “Është e vështirë që të shohësh shpresë në fytyrat e çdo qytetari matjan dhe kudo qoftë që të ketë brenda tij një energji dhe një rrezatim besimi në këtë vend, se ky vend bëhet dhe ky vend do të ringrihet. Është shumë e trishtë të shohësh akoma në vitin 2025 në çdo dyqan të Matit, të shohësh lista ushqimesh. Kjo nuk mund të ndodhte në një vend tjetër, përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës”, - u shpreh deputeti demokrat. Flamur Noka në Burrel u shpreh se Rama ka vetëm një rrugë. Qytetarët të ngrihen dhe ai të gjunjëzohe­t. Sipas tij, demokratët nuk njohin kthim pas, por vetëm të ecin drejt synimit që kërkon çdo shqiptar. “Edi Rama ka vetëm një rrugë, të ngrihemi dhe ta detyrojmë të gjunjëzohe­t, të ngrihemi dhe ta detyrojmë që të lëshojë vendin dhe ti hapë rrugë një procesi të ndershëm demokratik zgjedhor, t’i hapë rrugë votës së lirë. Që të ndodhë kjo duhet qeveri teknike. Ky është mision ynë, misioni i çdo demokrati dhe ne këtë mision ne nuk do ndalemi, ne këtë mision do ta arrijmë. Ne nuk njohim kthim pas, njohim vetëm një rrugë të ecim drejt synimit që kërkon sot çdo shqiptar, Shqipëria e lirë, Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe Shqipëria në Evropë dhe këtë do ta arrijë PD dhe Sali Berisha”, - tha Flamur Noka. Kurse anëtari i kryesisë së PD- së, Belind Këlliçi, gjatë një mbledhjeje të kësaj partie me strukturat në Burrel, akuzoi kryebashki­akun Agron Malaj për korrupsion. Sipas Këlliçit, Malaj i ka dhënë të vëllait të tij lejen për ndërtimin e një hidrocentr­ali në afërsi të Ulzës. Gjithashtu, anëtari i kryesisë së PD- së, tha se vëllai i kryebashki­akut është i përfshirë edhe në aferën e incenerato­rit të Tiranës. “Kush e ka merak situatën e PD- së, të vijë këtu në Burrel dhe të shohë që Partia Demokratik­e është në këmbë, më e bashkuar sesa kurrë dhe më e fortë sesa kurrë, dhe ka vetëm një qëllim, fitoren në zgjedhjet e 2025 dhe kthimin e PD- së në pushtet dhe kthimin e shpresës në Shqipëri. Ju falënderoj për ftesën, por nuk ndjehem mirë kur shoh moshën mesatare në Burrel, ku pjesa më e madhe e rinisë është larguar dhe pjesa tjetër i ka humbur shpresa. Kryetarja e PD- së së Burrelit, Denisa më bëri një pyetje: A mos e le denoncimet për inceneraot­orin, meqë ke ardhur në Burrel? Por edhe në Burrel, na del çështja e incenerato­rit. Kryebashki­aku banditi që është në krye të Bashkisë Burrel, Agron Malaj, përmes së vëllait të tij, çdo muaj vjedh 32 mijë euro me incenerato­rin fantazmë të Tiranës? Njihni ju biznesmen që kanë vendosur 4 kamera dhe fiton një shumë të tillë? Kush është ky që ndërton hotelin më të shtrenjtë në Shqipëri, me dhjetëra milionë euro?”, - tha Këlliçi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania