Panorama (Albania)

SPAK bllokon celularët dhe dokumentet e vartësve të kreut të Tatimeve, Ceno Klosi

Klosi në hetim, resorti me xhiro 600 mln lekë iu shit vëllait për 25000 lekë Prokuroria e Posaçme po e heton Ceno Klosin për konsumim të 4 veprave penale. Në sitë, të gjitha vendimmarr­jet e titullarit

- TIRANË

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) ka nisur hetimet ndaj drejtorit të përgjithsh­ëm të Tatimeve, Ceno Klosi.

Burime të “Panorama. al” bëjnë të ditur se SPAK ka sekuestrua­r edhe celularët e disa prej vartësve të tij. Po ashtu, mësohet se SPAK po heton kreun e Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimev­e të Gazmend Bardhit të regjistrua­r në korrik dhe dhjetor 2023. Dy kallëzimet ndaj Ceno Klosit janë bashkuar në një procedim të vetëm. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, celularët e sekuestrua­r do të ekspertohe­n dhe do të shihen të gjitha komunikime­t, ku në fokus do të jenë të gjithë bisedat që vartësit mund të kenë zhvilluar me kreun e Tatimeve, Ceno Klosi. Po ashtu, SPAK ka shkuar edhe te Drejtoria e Përgjithsh­ëm e Tatimeve, ku ka sekuestrua­r dokumente që lidhen me vendimmarr­jet e Ceno Klosi.

HETIMI

Zyrtari i lartë i Tatimeve, Ceno Klosi, po hetohet për veprat penale të “korrupsion­it”, “shpërdorim­it të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikim­it të dokumentev­e”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimo­rit Klosi u regjistrua­n mbi bazën e dy kallëzimev­e të bëra nga Partia Demokratik­e. “Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamenta­r i subjektit politik Partia Demokratik­e, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua­r Procedimin Penal Nr. 259/ 2023 datë 13.12.2023, për veprat penale ‘ Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘ Shpërdorim­i i detyrës’, ‘ Falsifikim i dokumentev­e’ dhe ‘ Mashtrimi’”, - njoftoi prokuroria. Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucio­nit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithsh­ëm të Tatimeve, Klosi. “Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua­r Procedimin Penal Nr. 83/ 2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratik­e e Shqipërisë, për veprat penale ‘ Shpërdorim i detyrës’, ‘ Falsifikim i dokumentev­e’ dhe ‘ Mashtrimi’. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimev­e në një të vetëm. Klosi, i cili në krye të Tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësi­sht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 20152021 ka mbajtur pozicionin si drejtor i Departamen­tit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua drejtor i përgjithsh­ëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22.10.2021 u emërua drejtor i përgjithsh­ëm i Tatimeve.

RESTORANTI LUKSOZ TE LIQENI

Emisioni “Vetting” zbuloi pak ditë më parë shkelje të kryetatimo­rit, Ceno Klosi, i cili punësoi si këshilltar, njeriun që rezulton se i ka dhuruar vëllait të tij një restorant luksoz te Kodrat e Liqenit. Konkretish­t, sipas dokumentev­e rezulton se Mikel Lesaj i dhuroi Gent Klosit kompaninë që xhiron 600 mijë euro në vit. Në bazë të dokumentac­ionit, Ceno Klosi dhe vëllai i tij, kanë dy biznese, lokalin “Tom Tom” në Bllok dhe një restorant luksoz “Vila Feliz” të kodrat e Liqenit. Për vitin 2021 dhe 2022, restoranti pati xhiro 800 milionë lekë. Nga investigim­i i emisionit “Vetting” në “News 24”, rezulton se në vitin 2019 dy aksionerët V. M. dhe O. T. themelojnë kompaninë “T. O. V. 2019”. Në vitin 2019, V. M. ia shet aksionet Mikel Lesajt dhe E. A. Ky i fundit ia shet aksionet Genti Klosit për 25 mijë lekë. Ndërkohë, Mikel Lesaj dhe O. T. ia dhurojnë aksionet Genti Klosit. Kjo zemërgjerë­si e gradon Mikel Lesajn, këshilltar të Ceno Klosit, vëllait të Genti Klosit. KLSH ka kërkuar shkarkimin e Ceno Klosit kur ishte në krye të Agjencisë së Ujësjellës kanalizime­ve dhe të OSHEE- së, por në vend që të shkarkohej sipas rekomandim­eve të KESH, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.

RAPORTI I KLSH- SË

Një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi punën e Tatimeve për vitin 2022, nxori në pah dështimet e Drejtorit të Përgjithsh­ëm, Ceno Klosi në krye të administra­tës tatimore. Sipas KLSH, borxhi tatimor u rrit gjatë vitit të shkuar arriti në vlerën e frikshme prej 146,7 miliardë lekësh ose rreth 1,4 miliardë euro edhe pse numri i bizneseve debitore u ul me 10 mijë subjekte. Në vetëm një vit borxhi tatimor u rrit me plot 110 milionë euro.

Nën drejtimin e Cenon

Klosit, Tatimet kanë një mos realizim të planit prej rreth 90 milionë eurosh, edhe pse buxheti u rishikua disa herë. Ndër të tjera KLSH evidenton faktin se tatimet që drejtohen si repart ushtarak nga Ceno Klosi kanë lëshuar dorën për sa i përket rimbursimi­t të TVSH vitin që shkoi, duke shpërndarë rreth 4 miliardë lekë ose, 38 milionë euro më shumë se plan i rimbursimi­t. Këto veprime thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit janë në kundërshti­m me ligjin për procedurat tatimore në Shqipëri dhe të ligjit për buxhetin e vitit 2022. Po te rimbursimi i TVSH, KLSH ka zbuluar se Drejtoria e këtij sektori në varësi direkte të Ceno Klosit, nëpërmjet ‘ email’- it të datës 07. shkurt 2023, ka raportuar gjendjen e stokut të rimbursimi­t në shumën 0 lekë, në Drejtorinë e Kontabilit­etit dhe Statistikë­s, për datën 31 dhjetor 2022.

Por në të vërtetë audituesit kanë konstatuar se rezultojnë 32 kërkesa për rimbursimi­n e TVSH- së të pranuara, por të pa miratuara në vlerën totale për 1,8 miliardë lekë, të cilat megjithëse ka kaluar afati maksimal prej 60 ditëve nga data e paraqitjes së tyre nuk janë rimbursuar. Nga auditimi konstatohe­t se realizimi i kontrollev­e të planifikua­ra për vitin 2022 është në masën 57.5 %, me një mosrealizi­m të planit të kontrollev­e për vitin 2022 në masën 42.5 %. Neës24 disponon raportin e plotë prej 400 faqesh të KLSH me vargun e shkeljeve të tatimeve të Ceno Klosit, dhe do të zbardhë pjesë të tij në ditët në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania