Panorama (Albania)

Ish- kryeprokur­orja e Tiranës: Fushë- Kruja, nën kujdesin e grupeve kriminale

Vrasja pa autorë dhe pista, dyshime që grupet kriminale në Fushë- Krujë lajnë hesapet vetë. I ati i viktimës: Gentin e vranë te sera!

- TIRANË

Ekzekutimi mafioz i Gentjan Bejtjas, ndodhur pak ditë më parë në banesën e tij vijon të jetë pa autor.

Policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të nxjerrin asnjë pistë zyrtare, duke e lënë ngjarjen, si shumë të tjera në larje hesapesh. Kur kanë kaluar 5 ditë nga atentati që tronditi vendin për nga mënyra mafioze e kryerjes, policia nuk ka mundur të mbajë asnjë të dyshuar në pranga e për pasojë as të shpallë në kërkim ndonjë person. Edhe pse Durim dhe Valter Bami janë dy personat që policia nuk i ka gjetur në banesë, duke treguar se ata janë larguar jashtë vendi, askush nuk di të thotë se kur janë larguar dy protagonis­tët e shumë ngjarjeve që kanë mbetur në ‘ terr’ për atë zonë dhe jo vetëm. Heshtja e policisë dhe mosreagimi i Prokuroris­ë së Tiranës për ngjarjen, faktet dhe provat ka bërë që ekspertë të hetimit të marrin përsipër të flasin për krimin e rëndë që duket që ndodhi për të dytën herë në shtëpinë e Gentjan Bejtjas.

ISH- KRYEPROKUR­ORJA E TIRANËS

Duke komentuar atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ndodhur të premten e shkuar në Fushë- Krujë, ishkryepro­kurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në “Open” në “News 24”, tha se krimi dëshmon edhe një herë se zona mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale. “Duke pasur parasysh personazhi­n në fjalë, i bie që edhe ky vetë ka pasur mundësi të dijë fatin e këtyre pasojave nga ngjarjet e ndodhura ndër vite. Jo vetëm ka një përplasje për grupe kriminale, por është zona në të cilën ka ndodhur ngjarja, që dëshmon se një zonë e tillë mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale dhe kur ata duan dhe tentojnë të realizojnë një ngjarje kriminale arrijnë ta bëjnë atë. Sa të vështirë do të ketë grupi hetimor për të hetuar ngjarjen? Kjo lidhet me vështirësi­në për mënyrën se si ka ndodhur dhe vështirësi­në e profilit që përfaqëson viktima. A mundet grupi hetimor të përcaktojë se cili është grupi kriminal që i ndjeri i përkiste? Nëse do të kishim një siguri se me cilin grup kriminal ka qenë në veprim, do të orientohes­him në ngjarjet e ndodhura dhe do t’i lidhnim me njëra- tjetrën”, tha Elisabeta Imeraj.

DËSHMIA

I ati i Gentjan Bejtjas ka folur për emisionin ‘ Uniko’, i cili ka dhënë detaje të shumta në lidhje me momentin fatal kur tre persona i kanë vrarë të birin në sy të gruas dhe të fëmijëve. Sipas dëshmisë së tij mësohet se i biri u vra në serën pas shtëpie, teksa njëri nga vrasësit momentin që ka hyrë në banesë i ka drejtuar armën gruas dhe fëmijëve. Dy të tjerët janë nisur në drejtim të Gentit dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnik­ovi. Gani Bejtja thotë se atentatorë­t kanë qenë katër persona, tre kanë hyrë brenda shtëpisë dhe personi i katërt ka qenë në mjet jashtë porte. Autorët kanë qenë me makinë të zezë dhe jo të bardhë, ashtu siç u tha ditën e vrasjes nga policia, makinë që më pas u gjet e djegur në fshatin Hasan të FushëKrujë­s. Atentatorë­t, pasi e vranë Gentjanin dolën në rrugën nacionale KamëzFushë- Krujë për të marrë rrugën poshtë urës dhe për të hyrë në fshatin ku edhe u dogj makina bashkë me armët që i morën jetën Gentit. I ati i viktimës drejton gishtin nga Valter Bami, personi që u arrestua si i dyshuar për atentatin e parë të ndodhur afër mesnatës së 4 korrikut të një viti më parë, ku u vra kunati i Gentjanit dhe u plagosën dy fëmijët e tij. Sipas Gani Bejtjas djali u vra sepse ishte në tavolinë natën kur u rrëmbye Enver Stafuka. Sipas tij, djalin ia thirri në atë tavoline Vlater Bami që t` i faturonte edhe nxjerrjen në pritë të Stafukës të zhdukur pa gjurmë prej vitit 2015. Policia, prokuroria dhe asnjë agjenci tjetër e hetimit nuk ka asnjë fakt zyrtar se ku ka përfunduar Stafuka dhe as të një mori ngjarjesh të tjera të ndodhura në atë zonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania