Panorama (Albania)

Prokuroria e Tiranës konfiskon 2 apartament­e e 2 garazhe të prindërve

-

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Tiranë, me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije se konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R. D. e Gj. D. në kuadër të ligjit nr. 10192 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”. “Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë pasur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimev­e në blerjen e pasurive të paluajtshm­e. Gjykata pranoi kërkesën e prokuroris­ë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimi­n e pronave të mëposhtme:

- Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

- Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

- Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë dhe garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në

AKSIDENTI rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë. Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V. D. dhe S. D janë përfshirë në aktiviteti­n kriminal të trafikimit të narkotikëv­e në bashkëpuni­m. Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktiviteti­t kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtari­ve të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikoh­en prej tyre. Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 283/ ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit ( Angli).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania