Panorama (Albania)

“Ligji i ri më shkatërrim­tari për natyrën”, DW: Zonat e mbrojtura, në rrezik

“Do të bien pre e shitjes, nuk do të shpëtojnë as parqet kombëtare”

- TIRANE

Në Shqipëri nuk do të ketë më zona të mbrojtura, përfshirë të gjitha parqet kombëtare që nuk do t’i shpëtojnë shkatërrim­it dhe shitjes. Kështu thonë ekspertët bazuar në ligjin e ri.

Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffany Trump vizituan Shqipërinë me bashkëshor­tët e tyre, në dy vizita të ndara nga njëra- tjetra por brenda pak ditësh, lajmi u përhap me shpejtësi dhe ngjalli interesin e të gjithëve. U mendua se dyndja e turistëve që zgjodhën si destinacio­n kryesisht jugun e vendit, tërhoqi dhe vëmendjen e motrave Trump, vajzave të ish- presidenti­t amerikan, Donald Trump. Por ajo që u pa me më shumë kërshëri ishte pushimi në bregdetin e Jonit të Ivanka Trump dhe bashkëshor­tit të saj, Jared Kushner, themelues dhe drejtues i kompanisë amerikane “Affinity Partners”, firmë amerikane investimes­h. Çifti e kishte vizitën e dytë në Shqipëri, pas të parës në vitin 2021, gjatë së cilës vizituan sërish jugun, vit që përkon me themelin e kompanisë. Pak ditë më parë Kushner njoftoi në rrjetet e tij sociale se ishte entuziast që po ndante me ndjekësit disa imazhe paraprake të projekteve që ai ka në plan të zbatojë në bregdetin shqiptar. Zonat e përzgjedhu­ra prej “Affinity Partners” janë ishulli i Sazanit dhe Zvërneci, vende që gjenden brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri.

SAZANI DHE ZVËRNECI

Lajmi ishte surprizë, por pasoi rrëmujën e ndryshimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që u paralajmër­ua si rrezik nga ekspertët mjedisorë vendës dhe të huaj. “Ligji 21/ 2024 lejon ndërtimin e mega- resorteve me 5 yje në Zonat e Mbrojtura. Përveç kësaj me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejohet ndërtimi i pothuajse çdo investimi tjetër dhe nuk ka më vija të kuqe, sikundër u tha nga ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit. Tashmë vendimet nuk merren në bazë të planeve të menaxhimit që hartohen nga ekspertët, por nga KKT, i cili është organ politik.

Është hequr nënzonimi në Zonat e Mbrojtura të kategorisë V – “Peizazh i Mbrojtur”. Pra, me ligjin e ri, tanimë mund të ndërtohet në ish- nënzonat qendrore të këtyre zonave të mbrojtura, që me ligjin 81/ 2017 ishte e ndaluar. Ligji i ri nuk e mbron më natyrën dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri, por është ligji më shkatërrim­tar kundrejt ruajtjes së natyrës që është miratuar ndonjëherë nga parlamenti pluralist i Shqipërisë” – analizon për “Deutsche Welle”, Mirjan Topi, inxhinier mjedisi.

LIGJI SHKATËRRIM­TAR

Gabriel Schwaderer, drejtues i shoqatës mjedisore ndërkombët­are “Euronatur”, e cila lobon prej vitesh për mbrojtjen e zonave me biodiversi­tet të pasur në Shqipëri, thotë se është i shokuar nga ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura. “Laguna e Nartës, së bashku me deltën e lumit Vjosa, është një ndër ligatinat me të rëndësishm­e të migrimit botëror të shpendëve në Mesdhe. Nëse projekti i prezantuar dhe shkatërrim­tar do të zbatohej, kjo do të zhbënte në mënyrë të plotë vlerat e zonës së mbrojtur të Vjosë- Nartës dhe do të jetë një tradhti ndaj natyrës. Kjo zonë e mbrojtur pret 5 specie zogjsh, që përbëjnë të paktën 1% të totalit të tyre biogjeogra­fik. Sipas Konventës së Ramsarit, zona të tilla kërkojnë mbrojtje. Duke qenë se Shqipëria e ka firmosur këtë Konventë, atëherë kjo kërkesë është ende në fuqi. Për më tepër, autoritete­t shqiptare e kanë përcaktuar ekosistemi­n e Vjosë- Nartës si zonë ‘ Emerald’ nën Konventën e Bernës. Si rrjedhojë, edhe nëse Shqipëria e ndryshon ligjin, kjo zonë mbetet ende nën mbrojtjen e ligjit ndërkombët­ar”, – thotë për DW kreu i “Euronatur”. A duhet ta vazhdojë BE- ja agjendën e anëtarësim­it me Shqipërinë? Një tjetër pikëpyetje që “Euronatur” ngre lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Pyetja jonë për politikëbë­rësit e BE- së është: a duhet të vijojë BE agjendën e saj të anëtarësim­it, nëse një vend kandidat dukshëm nuk përafrohet me ligjet e BE- së, por përkundraz­i ndryshon ligjet e vendit, duke i përkeqësua­r ato? Nga këndvështr­imi ynë, kjo është një situatë tepër serioze dhe kërkon një mesazh shumë të qartë nga institucio­net e BE- së për autoritete­t shqiptare”, – thekson Schwaderer. “Deutsche Welle” kontaktoi edhe Delegacion­in e Bashkimit Europian në Tiranë, për një koment në lidhje me situatën. “Komisioni Evropian ka rekomandua­r në raportin e tij të vitit 2023 për Shqipërinë se vendi duhet të përmirësoj­ë ndjeshëm cilësinë e vlerësimev­e të ndikimit mjedisor dhe strategjik në projekte, si dhe të zbatojë dhe monitorojë rekomandim­et që rrjedhin nga këto vlerësime. Për

më tepër, në të njëjtin raport, Komisioni Evropian theksoi se legjislaci­oni për investimet strategjik­e ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversi­tetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industrial­e në zonat e mbrojtura”, – thuhet në përgjigjen e BE- së në Tiranë. Në reagim, BE- ja nënvizon se, “siç u kemi përcjellë autoritete­ve shqiptare, Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të madhe çështjeve mjedisore në kuadër të negociatav­e të anëtarësim­it dhe do të vazhdojë të diskutojë me autoritete­t shqiptare mbi përafrimin e duhur të legjislaci­onit shqiptar me acquis të BE- së, si dhe të monitorojë zbatimin e tij”. Të tjera zona të mbrojtura në rrezik? Sipas inxhinieri­t mjedisor Mirjan Topi, ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura është ndryshuar në funksion të këtyre investimev­e. “Tashmë duket qartë që ligji ka qenë i porositur, sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe nxitimi i mazhorancë­s për ta miratuar dhe akoma pa u dekretuar ligji nga Presidenti, dolën projektet konkrete”. Por në ndryshim nga alarmi dhe analizat e ekspertëve mjedisorë, kryeminist­ri Rama dy ditë më parë nga Asambleja e Partisë Socialiste përmendi edhe gjeopoliti­kën, përveç turizmit, dhe theksoi se kompania që planifikon të ndërtojë në Sazan dhe Zvërnec ka ndërtuar dhe në zona të tjera të mbrojtura nga UNESCO. “Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës

shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjio­ze të hotelerisë në botë, ‘ Aman Hotels& Resorts’, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturas­h në zona përrallore të UNESCO- s në Azi e në Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon më 2030, nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërmeje të ndritur, po një projekt gjeopoliti­k dhe ekonomik, që po formësohet me plane e masa konkrete, të cilat krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik”. Pyetjes nëse ky ligj do të “hapë lojën” për zona të tjera të mbrojtura, Topi i përgjigjet duke theksuar se, “tani janë të rrezikuara të gjitha, kryesisht Peizazhet e Mbrojtura”. Ndërsa Schwaderer nga “Euronatur” i druhet projektit të dikurshëm në Parkun Kombëtar të Karavastas­ë, që u anulua vite më parë, pas kundërshti­mit të organizata­ve mjedisore. “Dihet tashmë që projekti ‘ Kingcoast Divjaka’ i cili planifikon të ndërtojë që resort gjigant turistik brenda Parkut Kombëtar të Karavastas­ë është sërish në agjendë. Ai u promovua 7 vite më parë dhe më pas u zhduk, por tashmë rikthehet në skenë me potenciali­n për të shkatërrua­r një nga zonat më të rëndësishm­e të vendpushim­it të shpendëve migratorë përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut. Me ligjin e ri nuk do të ketë më zona të mbrojtura në Shqipëri, përfshirë të gjitha parqet kombëtare që nuk do t’i shpëtojnë shkatërrim­it dhe shitjes”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania