Panorama (Albania)

Projektlig­ji i PD- së: Pensioni minimal 300 euro deri më 2029- ën

Bardhi: Do të ketë rritje progresive. Të moshuarit të trajtohen me dinjitet

- VOLTIZA DURO

Deri në vitin 2029 nuk duhet të ketë pensione më të ulëta se 32 mijë lekë apo 300 euro. Kështu thuhet në projektlig­jin e depozituar dje në Kuvend nga grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e. Kreu i grupi të PD- së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, tha se ky projektlig­j synon rritjen e pensioneve minimale, veçanërish­t ato në zonat rurale. "Grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e ka ndërmarrë një nismë ligjore, që synon rritjen e pensioneve minimale, veçanërish­t pensionist­ëve në zonat rurale, duke vendosur një standard minimal të masës së përfitimit, pavarësish­t llojit të pensionit, si dhe duke zhbërë ato parashikim­e ligjore, që e kufizojnë të drejtën e përfitimit të pensionit me tërheqjen ose jo të tij gjatë tri viteve të fundit", - tha Bardhi. Më tej, ky i fundit nënvizoi se trajtimi dinjitoz i një prej shtresave më vulnerabël të vendit është një tregues i një shoqërie të emancipuar. "Trajtimi dinjitoz i një prej shtresave më vulnerabël të vendit është një tregues i një shoqërie të emancipuar, në paqe sociale dhe ku vlerësohet drejtë puna dhe sakrificat shumëvjeça­re të bashkëqyte­tarëve tanë. Konkretish­t, ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit në vendin tonë, pavarësish­t llojit të këtij pensioni, duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme, me qëllim që në vitin 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 32 mijë lekë ( rreth 300 euro)", - nënvizoi kreu i grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e.

Konkretish­t, ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit në vendin tonë, pavarësish­t llojit të këtij pensioni, duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme, me qëllim që në vitin 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 32 mijë lekë ( rreth 300 euro)", - nënvizoi kreu i grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e.

KRAHASIMI ME RAJONIN

Më tej, duke bërë një krahasim me rajonin, Gazment Bardhi ka deklaruar se masa e kërkuar e pensionit minimal në projektlig­j është në disa raste edhe më e ulët se masa e pensionit aktual që marrin vendet e rajonit. "Kjo masë përfitimi është pothuajse e barabartë dhe në disa raste më e ulët se përfitimet që kanë pensionist­ët në vendet e rajonit si Kosova ( 309 euro), Mali i Zi ( 425 euro), Maqedonia e Veriut ( 320 euro) dhe Serbia ( 390 euro). Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare për t'i përballuar këtë kosto financiare, nëse fondet e saj nuk do t'i alokojë për mobilime zyrash, blerje makinash, karburant ( konkretish­t ulja me 25% e shpenzimev­e operative të qeverisjes qendrore), si dhe tendera e koncesione që pasurojnë oligarkët, por që mbështesin shtresën e pensionist­ëve për t'u ushqyer më mirë, për t'u kujdesur për shëndetin dhe për të përballuar kostot e jetesës", - bëri të ditur kreu i grupit parlamenta­r të PDsë, Gazment Bardhi. Aktualisht janë më shumë se 14 mijë persona që çdo vit mbushin moshën e daljes në pension. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 8800 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­et korrespond­uese të çdo viti. Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92, të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania