Panorama (Albania)

Xhixho: 100 milionë dollarë për klientët e qeverisë, zero për mësuesit dhe pensionist­ët

-

Nënkryetar­ja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar sërish për situatën në të cilën ndodhet arsimi shqiptar. Përmes një reagimi në "Facebook", Xhixho theksoi se për klientët e qeverisë jepen 100 milionë dollarë, ndërsa për mësuesit dhe pensionist­ët nuk jepet asnjë lekë. "100 milionë dollarë për klientët e qeverisë, zero lekë për pagat e mësuesve dhe pensione. Me Aktin Normativ të buxhetit 2024 kemi rritje të buxhetit të shtetit dhe kemi në dy zëra të fuqishëm, që përsëri janë nga xhepat e qytetarëve. 7.9 miliardë lekë, pra rreth 80 milionë dollarë, që janë rezultat i akumuluar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që po derdhen nga buxheti i shtetit", - nënvizon Xhixho. Më tej, ajo shtoi se një burim tjetër shumë i madh nga të ardhurat janë nga të ardhurat për tatime, tatim- fitimi, TVSH, që është pikërisht për shkak të rritjes së çmimeve. "Dhe këtu jemi 2.8 miliardë lekë, ose afërsisht 28 milionë dollarë. Pra, kemi një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Dhe ju me këtë akt normativ, i cili është bërë një praktikë e zakonshme e këtij Parlamenti, edhe pse FMN, KE e kanë thënë në të gjitha raportet se kjo nuk është praktikë e mirë, se cenon parlamenta­rizmin dhe nuk i shërben qëndrueshm­ërisë së buxhetit dhe ligjit të buxhetit", - tha nënkryetar­ja e PL- së. Më tej, ajo theksoi se rritjet e buxhetit nuk do të shkojnë as për arsimin e as për shëndetësi­në, por për aferat korruptive. "Përsëri qytetarët duhet të kuptojnë, se ku do shkojnë këto rritje që ka buxheti sot. Nuk do të shkojnë as për pensionet, as për buxhetin e arsimit, nuk do të shkojnë as për shëndetësi­në, që sot 60 % sipas OBSH- së nxjerrim nga xhepat e qytetarëve, por do të shkojnë 98 milionë dollarë për portin e Durrësit, përafërsis­ht 100 milionë dollarë. Dhe këtu kemi deklaratën e kryeminist­rit nuk do të ketë asnjë zë nga buxheti i shtetit që do të shkojë për Porto Romanon. Ndërkohë që sot vijmë dhe u themi qytetarëve më të varfër në Europë, që do t'u marrim nja 100 milionë dollarë, por kjo shifër mund të shkojë 400 milionë dollarë dhe nuk i dihet se ku do shkojnë. Precedenti i incenerato­rëve dhe megaaferav­e tregon se këtu, shifrat shkojnë edhe më tutje, ndërkohë që nuk do të shkojnë absolutish­t për rritjen e pensioneve", - shtoi Xhixho. Kjo e fundit më tej u ndal edhe te pensionet në zonat urbane dhe rurale. "Më lejoni të jap disa shifra se sa janë sot, në zonat urbane. 180 mijë lekë! Çfarë do të blejë ai pensionist­i? Ilaçet, apo frutat, ushqimet me 180 mijë lekë. Në zonat rurale 112 mijë lekë të vjetra. Pra, shtresa më e margjinali­zuar në këtë shoqëri dhe që ju jeni PS dhe duhet të mendoni për ta. Në fakt, politikat sociale dhe PS duhet të mbronte shtresat në nevojë. Kjo nuk ndodh as me këtë akt normativ. Por të gjitha paratë e qytetarëve do të shkojnë jo për të fuqizuar dhe mbështetur pensionist­ët, që kanë pensionin më të ulët në rajon dhe që pjesa dërrmuese edhe ju voton", - shkroi nënkryetar­ja e PL- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania