Panorama (Albania)

Në shenjtoren e Letnicës, aty ku Nënë Tereza ndjeu thirrjen e parë të Zotit

Në Kishën "St. Mary" në Mokena, në shtetin Illinois. Nënë Tereza, shenjtorja e shekullit të XXI, gruaja më e fuqishme e botës

- EDA ZHITI NËNË TEREZA

Father Dindo Billote do të shkruante: Uau! Sot ishte një ditë e veçantë në "Shën Marinë" tonë! Kishim një folëse të mrekullues­hme, një eksperte, që na vizitoi, ajo e ka njohur Shën Nënë Terezën e Kalkutës!

Unë e takova Eda Agaj Zhitin me bashkëshor­tin e saj Visar Zhiti gjatë pelegrinaz­hit tonë të fundit në Tokën e Shenjtë dhe ishte privilegj të bisedoje me këtë çift të mrekullues­hëm, shenjtorë nga Shqipëria!

Në pasditen tonë në Kishën "St. Mary" fjala e Edës ishte e shkëlqyer dhe përsiatjet e saj mahnitëse! U ndjeva sikur isha në praninë e Shën Nënë Terezës dhe Shën Gjon Palit II, ndërsa ajo po fliste për ta! Zoti është kaq i mirë me ne në Famullinë "St Mary" në Mokena!

Biseda e Edës është pjesë e serisë së takimeve tona për Shenjtorët Modernë, që janë mozaikë në qelq në vitrazhet e Kapelës tonë të hershme të adhurimit të Shën Marisë, e ndërtuar në vitin 1864. Në dritaret e reja përndrisin Shenjtorët, për të cilët ne do të sjellim ekspertë për të na folur për ta Eda është folësja jonë e parë! Isha gjithashtu i lumtur që pashë shumë nga pelegrinët e Tokës së Shenjtë të na bashkohesh­in në pasditen tonë! Prapë bashkë. Të gjithë në mbështetje të Edës! Po ashtu, shoh familjarë dhe miq këtu që janë nga Shqipëria! Ka dhe protestant­ë dhe myslimanë plot. Lutja jonë është që t'i sjellim edhe te Jezusi. Bashkë me famullitar­ët tanë të mrekullues­hëm këtu! Zoti është kaq i madh! Më pëlqen e gjithë kjo…

SALLA E TAKIMIT

Na mblodhi Shenjtja shqiptare Nënë Tereza, po thoshin të gjithë të pranishmit.

Tryezat e rrumbullak­ta në sallën e madhe të kishës ishin plot si në festa. Sa të përzemërt janë amerikanët! Befasi e bukur ishin dhe ta pelegrinë te Tokës së Shenjtë, ja, mes tyre i riu Jeremy, i qeshur dhe i dhembshur me prindërit e tij, familja e bukur Nowak, krenaria, veterani i Vietnamit Jim me Zonjën, të tjerë e të tjerë, salla plot. Po edhe grupi i shqiptarëv­e aty, Imelda me Ernestin, Vjollca me Mitron, Flora me Dhimon, Artani me Zonjën, Taipi, Blerina, Liza, Sonila me vajzën si kukull, e Asosacioni­t "Care for Albania" e të rinj plot.

Father Dindo plot mirësi hapi atë takim aq të ngrohtë. Fjala e të ftuarës Eda Zhitit rrodhi si një lutje dhe u ndoq me aq vëmendje dhe emocion, na u duk sikur erdhi vetë Nënë Tereza këtu, - do të thoshin pas duartrokit­jeve.

Kumboi anglishtja liturgjike, por dhe shkodranis­htja, dhe korçarçja - të ëmbla të dyja, përsëri bisedat për për mrekullinë Nënë Tereza, na bashkoi kaq bukur, vazhdojnë të falenderoj­në, na sollët Shenjten, - përsërisin, - familjen e saj dhe atdheun, Shqipëri e Kosovë dhe shekullin e saj, le ta quajmë të Nënë Terezës…

COPËZA NGA LIGJËRIMI: NËNË TEREZA - SHENJTORJA E SHEKULLIT TË XXI, GRUAJA MË E FUQISHME E BOTËS... "In the silence of the heart God speaks"

Saint Mother Teresa.

… on the occasion of Mother Teresa's birthday, there was an official reception at the UN, during which the documentar­y film on her life and works all over the world, was presented. Perez De Cuellar, UN secretary, at that time, introduced Mother Teresa by saying: "Here is the most powerful woman in the world. She is ' the United Nations', because Mother Teresa unites the whole world in love…" 1

1.

Këtë do të desha të kujtonim sot së bashku, diçka nga jeta e Nënë Terezës, që pse ajo është gruaja më e fuqishme dhe si e bashkon botën…

Unë jam bashkëatdh­etare e Saj, dhe kur tregova se me tim shoq e djalin tonë e kishim takuar, kemi vizituar shtëpine e saj, etj., kjo bëri përshtypje dhe siç duket Fr. Dindo nuk e harroi dhe u thirra të tregoj dhe këtu. Pranova. E ndjeva detyrë. Unë jam shqiptare siç është dhe Nënë Tereza shqiptare.

Ajo është frymëzim për ne dhe botën dhe kudo ku ka shkuar, ka përhapur paqen.

Po jetojmë në kohë të shqetësuar­a dhe me luftë. Po e thyej kronoligji­në e fjalës time dhe tregoj menjëherë: në vitin 1982, Nënë Tereza 71- vjeçare shkoi në Bejrut, kaloi ne Palestinë dhe Izrael për të shpëtuar jetë fëmijësh dhe prej pranisë së saj u bë armëpushim.

Motra të Nënë Terezës sot janë në Ukrainë për të shpëtuar njerëz në gërmadha.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e falënderon dhe Shqipërinë për mbështetje­n në luftën kundër Rusisë dhe ndihmat i krahason me aktet e Nënë Terezës. Nënë Tereza edhe duke mos qenë fizikisht, e ndihmon njerëzimin me frymën e saj. Me lutjet e saj, lutem tani që lufta kudo t'i lerë vendin paqes sa me shpejt dhe perherë. Amen!

2.

"Kishte kaq shumë dritë dhe emocion ajo e diel e 4 shtatorit 2016. Mbi 120 000 pelegrinë, të ardhur nga të gjithë kontinente­t, valonin flamujt e Vatikanit, por dhe të Shqipërisë, të Indisë, Europës dhe të Amerikës. Zëri i Papa Françeskut dukej sikur përhapej me flatrat e bardha të pëllumbave dhe ndalte në folenë e çdo zemre, shkrimet në librin tim, që ia kushtova kësaj ngjarjeje të madhe, "Il girono di Santa Madre Tereza", Dita e Shenjtes Nënë Tereza, që e botoi "Libreria Rditrice Vaticana", për të cilin jam ftuar në disa promovime dhe kam dhënë intervistë dhe në "Zërin e Amerikës.

Lejomëni të jem më intime në rrëfimin tim. Ndersa Nënë Tereza ishte bërë e famshme në botë, në atdheun e saj, në Europë, në Ballkanin e ashpër, në Shqipërinë e varfër, nuk i dinin as emrin, ishte e ndaluar nga dikatura komuniste që sundonte, ndërkaq Shqipëria ishte vendi i mbyllur, ateist me kushtetutë, që kishte shkatërrua­r tempujt e fesë dhe klerikët i kishte futur burgjeve apo dhe i kishte pushkatuar.

Më pas, kur diktatura po binte, ne njohëm zërin e Saj, bëmat e mrekullues­hme, atë vetë, lutjet, porositë…

Ajo u bë ikona e gjallë dhe e familjes sime.

FAMILJA

Famijlae Nënë Terezës vinte nga Kosova, katolikë tradiciona­lë. Kolë Bojaxhiu, babai i saj, ishte një tregtar bamirës me autoritet. Mbështetës i themelimit të teatrit të Shkupit, të bandës muzikore të qytetit, e mbi të gjitha mbështetës i çështjes së pavarësisë së Shqipërisë, të pushtuar nga perandoria osmane. Prandaj dhe e helmuan shovinistë­t…

DRANE BOJAXHIU

Nëna e Nënë Terezës, ishte një grua e devotshme, e përulur, e përkushtua­r, ajo rriti dhe edukoi 3 fëmijët e saj jetimë ( dy i kishin vdekur).

Nënë Tereza do të thoshte më vonë për atë: "Nëse do të shpallej ndokush shenjte, ajo duhet të jetë Nëna ime". Ajo i dha bijës së vogël frymën e krishterë, pasionin dhe virtytin

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania