Panorama (Albania)

Takimi, Ramizi e gjeti Nënë Terezën duke larë çimenton

"S'kam flori e argjend, por duam të bëjmë diçka të bukur për Zotin e popullin tonë", çfarë i shkruante qeverisë komuniste para vizitës në Tiranë

- NËNË TEREZA

që bënte për të tjerët.

Lazër Bojaxhiu është vëllai i madh i Nënë Terezës. Ai studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, u bë oficer dhe për shkaqe politike emigroi herët në Itali.

Nënë Tereza do t'i thoshte atij më vonë me humor: Ti je oficer në shërbim të një mbreti që ka një million, një milion e gjysmë banorë, unë jam në shërbim të Zotit që ka gjithë universin. Age Bojaxhiu është motra më madhe e Nënë Terezës. Para se të niste Lufta II Botërore, atë do ta merrte nëna e saj, Drania, dhe do të shkonin në Shqipëri e do të vendoseshi­n në kryeqytet, në Tiranë.

Agia pas luftës do të punonte në "Radio Tirana", në sektorin e gjuhëve sllave, meqenëse dinte serbo- kroatisht. Por, do të mbylleshin kufijtë, do të vendosej diktatura komuniste dhe ato, nënë e bijë nuk do ta shihnin më as Lazrin dhe as Nënë Terezën.

Gonxhe Bojaxhiu, është fëmija i tretë, Nënë Tereza e ardhshme, Shenjtorja e Kohëve Moderne….

THIRRJA:

Në kishën kroate të Letnicës, në Kosovë, jo shumë larg shtëpisë së saj, Nënë Tereza ndjeu thirrjen...

Shtëpia e Nënë Terezës nuk është më Shkup, tani kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Mbi sheshin e ri janë vëne shenjat, vizimet, projeksion­i se ku ka qenë ajo shtëpi. Tre pllaka me pak tekst e dëshmojnë këtë gjë, njëri është në gjuhën maqedonase, një tjetë në anglisht dhe tjerri në shqipe. Ai në gjuhën amtare të Nënë Terezës vazhdimish­t ose e thyejnë ose e vjedhin. Kur kemi shkuar të vëmë lule aty, nuk e kemi gjetur.

Unë kujtoj me emocion kur me tim shoq shkuam në Shenjtëror­en e Letnicës, ku Nënë Tereza ndjeu thirrjen e parë për t'u vënë nëshërbim të Zotit.

Tim biri student në atë kohë në Universite­tin Katolik "Sacro Cuore" në Milano, i dërgova një fotografi të shenjtëror­es ku i thosha: "Ja kisha ime". Ende e ndiej të tillë…

THIRRJA BRENDA THIRRJES

Nëna e Nënë Terezës do t'i çonte një letër në Indi, ku do t'i thoshte që të mos rrinte e mbyllur, por të dilte t'u shërbente njerëzve.

Murgesha e re tregon se një ditë në rrugë kishe parë një njeri të uritur që po e hanin minjtë. Ajo u tmerrua dhe donte të ikte me vrap, pastaj u kujtua për diçka dhe u kthye. Përzuri minjtë dhe e ngriti njeriun që po e hanin minjtë. E çoi në një spital, por nuk ia pranuan, në një tjetër dhe në një tjetër, por jo. Dhe e mori në shtëpinë e saj dhe e solli në jetë. Kjo do të ishte metafora e misionit të Nënë Terezës. Dhe vazhdoi: Ajo hapi shtëpitë e mëshirës si fillim në Indi ku jo vetëm varfëria ishte ekstreme, por dhe etja për Zotin, për të vazhduar në Amerikën Latine si Venezuelë,

Peru, Brazil, në Kolumbi, në Bolivi, në Argjentinë, Guatemalë, Uruguaj për të vazhduar në Europë: në Itali madje deri brenda në Vatikan. Në Austri, Belgjikë, Finlandë, Holandë, Poloni, Francë, Gjermani, Britani, Greqi, Irland, Poloni, Portugali, Spanjë, ish- Jugosllavi­a, Rusia, dhe pas rënies së diktaturës dhe në atdheun e saj në Shqipëri.

3.

Nga letra e Nënë Terezës, shoh dy çështje, që do t'i ndaj këtu me ju:

E para: Njohja ndërkombët­are i erdhi asaj si rezultat i përkushtim­it të jetës së saj më të varfërve të më të varfërve, lebrozëve e te sëmurëve në pergjithës­i e atyre që ishin në grahmat e fundit të jetës, të qenit e saj pro jetës e kundër abortit - shkatërrue­sin e dashurisë e paqes sipas saj, mbështetja fëmijëve të abandonuar, nxitja e dialogut ndërfetar, nxitja e paqes.

E dyta: Misionaret e mëshirës, motrat e saj, por dhe vëllezerit, Nënë Tereza i sheh si "dhuratën më të mirë që kisha mund t'i bëjë një vendi".

Kardinal Komastri rrëfen: Ishim në shtëpinë e Nënë Terezës në San Gregorio, ishim në kapelë kur bie zilja e telefonit. Ishte Gjon Pali II. Nëna shkon të përgjigjet e në kthim më thotë: Ishte Papa. Nesër më do në meshë në kapelën e Tij.

Nëna i kërkoi Papa Gjon Palit të II- të: "At i Shenjtë, dua të të bëj një dhuratë përpara se të vdes".

"Dhuratat e tua janë të rrezikshme, iu përgjigj Papa. Nëna duke buzëqeshur iu përgjigj: "Dhurata ime është të mbush Vatikanin me të varfër. Dua një qoshe ku të sjell të varfrit pranë teje. Papa tejkaloi vështirësi­të dhe u hap shtëpia, Casa "Dono di Maria".

E kam vizituar dhe unë këtë shtëpi brenda Vatikanit.

SHQIPËRIA E VOGËL NË BOTËN E MADHE

Do të ndal pak në atdheun tim që është dhe i Nënë Terezes. Asaj i qe refuzuar me vite e vite nga diktatura komuniste ateiste të vinte në Shqipëri, që nëse, nuk takoi dot nënën dhe motrën, të çonte lule në varret e tyre. Kur ra perandoria komuniste dhe Shqipëria po ndryshonte ajo i dërgoi një letër Presidenti­t të atëhershëm të Shqipërisë, "I have no gold nor silver, but I give you my sisters and I hope together, we will do something beautiful for God and our people.".

Letrën është shkruar me dorë dhe është nxjerrë nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Është në anglisht, ndoshta si qortim, se ata, shteti, e kishin shprishur shqipen e lashtë liturgjike. S'kam flori e argjend, - shkruante, por motrat e mia duam të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe veç popullin tonë…

Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë në gusht 1989. Dhe po vinte shpesh e më shpesh, edhe dy here në vit. E panë shqiparët me dashuri dhe adhurim.

Një herë ku Presidenti i ri i Shqipërisë me bashkëshor­ten e tij shkuan ta takonin Nënë Terezën në një nga shtëpitë e dashurisë, siç i quante ajo, e gjetën atë duke pastuar çimenton. Buzëqeshi siç dinte ajo, por punën nuk e ndaloi. Siç duket donte të na thoshte se ne kemi nevojë të pastrojmë tokën, ku shkelim, ecjen tonë, ndërgjegje­n.

Kur Papa Vojtila erdhi të vizitojë Shqipërinë ne 25 prill 1993, Nënë Tereza arriti më parë se ai, që ta priste si bija që atin në pragun e derës së shtëpisë.

Tani aeroporti në kryeqyteti­n shqiptar ka emrin e Nënë Terezës. Ne na duket sikur të gjithë që shkojnë në Shqipër i pret Nënë Tereza dhe ata që ikin nga Shqipëria i përcjell ajo me bekimet e saj.

SHENJTËRIM­I

Ne ishim në Vatikan, në sheshin më të bukur të botës katolike, në San Poetro ashtu siç kishim ardhur familjaris­ht kur u lumtura dhe vendi pranë altarit ishte plot me tulipanë nga Holanda.

Nuk mund të rri pa e thënë, ne punuam për palën shqiptare në këtë shenjtërim, sepse shërbenim në ambasadë pranë Selisë së Shenjtë. Me vete kishim dhe lutjet e shenjtes Nënë Tereza, të cilat i botoi për herë të parë në shqip im shoq. Po dhe një portret të Nënë Terezës, që e kishte vizatuar djali ynë, kur ishte tre vjeç e gjysmë, me disa kryqe në sfond me ngjyra të ndryshme, që do ta botonte dhe gazeta e Vatikanit "Osservator­e Roamno" duke komentuar se ato kryeqe ashtu përfaqëson­jnë racat njerëzore që bashkon Nënë Tereza dhe viziatimi i këtij fëmije është m: e I forte se traktatet e burrave të shteteve.

Kishte kaq shumë dritë dhe emocion ajo e diel e 4 shtatorit 2016. Mbi 120 000 pelegrinë, të ardhur nga të gjithë kontinente­t, valonin flamujt e Vatikanit, por dhe të Shqipërisë, të Indisë, Europës dhe të Amerikës.

Zëri Papa Françeskut duke sikur përhapej me flatrat e bardha të pëllumbave dhe ndalte në folenë e çdo zemre, shkrimet në librin tim, që ia kushtova kësaj ngjarjeje të madhe, "Il girono di Santa Madre Tereza", Dita e Shenjtes Tereza, që e botoi "Libreria Rditrice Vaticana", për të cilin jam ftuar në disa promovime dhe kam dhënë intervistë dhe në "Zërin e Amerikës".

Desha të mblidhja emocionet dhe mendimet e të gjithëve që ishin aty, 120.000 veta nga e gjithë bota, por ishte e pamundur. Po të grave? Edhe ato ishin me mijëra.

Dhe më lindi befas ideja që të bëja një antologji me mbresat vetëm të grave të Trupit Diplomatik, të ambasadorë­ve dhe bashkëshor­teve të ambasadorë­ve, të merrja qoftë dhe një fjali nga secila, të linim si dëshmi tonën në atë ditë madhore.

E ndjeja detyrë si bashkatdhe­tare e Nënë Terezës. Kjo më solli këtu dhe do të vazhdoj...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania