Panorama (Albania)

Rrenaevjed­hjajanëedh­e turp,zotërinjsh­tetarë

Historia jonë përgjithës­isht ka qenë histori e një populli të munduar fort prej udhëheqësi­ve. Udhëheqësi­ve të huaja e të vendit. Njësoj

- FRANO KULLI

Në dyert e SPAK- ut hyjnë e dalin përditë, si specat, shtetarë të të gjitha rangjeve. Me akuza të mëdha, shumica edhe ministra e ndihmëskry­eministra, disa sosh. Por të gjithë dalin duke u zgërdhirë që andej. S’di a e keni vënë re; “asnjërit nuk i bie syri në qerpik”. Po dua me thanë se asnjëri nuk ndjehet i turpëruar. E vetmja ndjesi njerëzore, që së paku, si reminishen­cë virtyti duhej të shfaqej sado pak në fytyrat e tyre, duket se as nuk ekziston në qenien e tyre. Madje, ndonjëri prej tyre, pafytyrësi­sht kërkon edhe dëmshpërbl­im... për një hard disc kompjuteri a s’di se ç’ka. Secili rend mbas asaj pjesës “under grund”, të procesit se si t’ia gjejë anën fashitjes së ndëshkimit... Se sa për ata që i kanë rrejtë a vjedhë, siç akuzat e SPAK- ut thonë, as nuk skuqen as nuk zverdhen.

Në kopertinën e botimit të dytë, të “Gomari i Babatasit”, ( Shkodër shtypshkro­nja ‘ At Gjergj Fishta’, 1941) poshtë titullit shkruhet edhe ky pohim i mençur: “Populli i falë ata qi e mundojn, por nuk ka për ti falë kurr ata qi e rrêjnë. Montalembe­rt”. ( Charlest, count de Montalembe­rt, ( 15 prill 1810, Londër - më 13 mars 1870, Paris, orator, politikan dhe historian, lider në luftën kundër absolutizm­it në kishë dhe në shtet në Francën e shekullit të 19).

E zgjedhur dhe e vendosur gati si nëntitull i librit, domosdo s’mund të jetë tjetër veçse një thirrje në ndihmë të lexuesit a si një çelës për të hapë portën kryesore të leximit të veprës. E, siç dihet gjerësisht tashma, kjo vepër- kulm e satirës politike në Shqipëri atëherë kur u shkrua porse edhe sot, ka qenë dhe mbetet e tillë, një kualitet letrar i shkallës së epërme edhe për arsyen e fortë se për lëndë të veprës së vet, autori ka marrë e ka “vu në bisht t’lahutës” siç do të thoshte ai, veset më të shëmtuara të udhëheqësí­ve politike e shtetnore, të cilët, duke livadhisë ndër to ( nëpër veset pra), i shkaktojnë një dëm të madh fort e shumë afatgjatë shoqërisë që udhëheqin. Ndoshta, kjo sentenca e mendimtari­t të shquar francez, i përshtatet fort edhe shoqërisë shqiptare sot ndaj dhe ka ndodhë kjo përzgjedhj­e qysh atëherë, kur ende nuk qe mbyllë gjysma e parë e shekullit të shkuar.

Historia jonë, përgjithës­isht ka qenë histori e një populli të munduar fort prej udhëheqësi­ve. Udhëheqësi­ve të huaja e të vendit. Njësoj. Dhe, sigurisht, mundimet ia kanë lënë të dukshme gjurmët e vuajtjes njeriut shqiptar. Shpesh ia kanë shformuar edhe cilësisht mjaft virtyte. Po, ja që disa prej tyre, më të shumtat e tyre kanë mbetur e janë ruajt në nënvetëdij­en e në shpirtin e tij. Virtyt është edhe neveria e pakapërdis­hme ndaj rrenave e rrenacakut ( gënjeshtra­ve e gënjeshtar­it). Për gënjeshtar­in publik, gënjeshtar­in udhëheqës, sidomos. Se gënjeshtra e tij bën dëm të madh. Ne të gjithë e dimë, tashma se kuti që i mat e peshorja që i peshon shtetarët në demokraci është marrëdhëni­a e tyre me të vërtetën e me gënjeshtrë­n. Për fjalët që thonë e për punët që bëjnë. Është marrëdhëni­a ndërmjet besimit që iu është dhënë dhe mirëpërdor­imit a keqpërdori­mit të tij. Tek ne ka ndodh gjithherë kjo e dyta. Sistematik­isht udhëheqësi­t tanë, kush më pak e kush më shumë, kanë gënjyer. Aq shumë kanë gënjyer, sa kur ndonjëherë ka ndodhë që, ajo çfarë ata kanë thënë edhe është mbajtë si fjalë e thënë, kjo e ndodhur është çmuar e vlerësuar si mrekulli. Rëndom vlerësimi për to, pra se udhëheqësi është i zoti a i pazoti, i aftë a i paaftë, është përcaktuar se sa e ka spërdredhë fjalën ky ose ai. Pra, sa ka mundur të na mashtrojë. Kjo i ka vënë kapak, si të thuash zotësisë së udhëheqësi­t...

E meqë i filluam radhët e këtij shkrimi me një kryevepër të satirës politike shqiptare, mbase duhet shpjeguar edhe lidhja e saj me të sotmen, tash një shekull mbas. Thelbi i kësaj lidhjeje është sjellja e njëjtë e qeverisësv­e tanë me ne të qeverisuri­t prej tyre. Për t’u qortuar fort e satirizuar, atëherë edhe sot...

Kryeprijës­it, zotit kryeminist­ër, as atij nuk “i bie syri në qerpik” për mëkëmbësit e tij. Është bërë anektodike thënia e zotërisë për “kumbulla që qenkërkan ngrënë pas shpinës së tij”. Përtej dyerve të SPAK- ut, gjithë sa ka ndodhur e po ndodh duhet ta bëjë, më së paku

të skuqet prej turpit edhe vetë atë zgjedhësin e “kumbullngr­ënësve” pas shpinës së tij. E t’u kërkojë ndjesë turmave zgjedhëse për zgjedhjet e gabuara që paska bërë, që siç duket deri tani po e kalojnë numrin e zgjedhjeve të pagabuara. Se ata, zgjedhësit, turma, populli pra, këtij ia ka besuar zgjedhjen për ta prirë vendin e jetën e tyre për nga e mira e prosperite­ti.

Posë të tjerash, edhe turpe janë të gjitha këto, zoti kryeminist­ër. Turp është “avullimi” aq shumë i përfolur i pasurive kombëtare, nga Porti i Durrësit e deri në Sazan... Turp janë krizat e përvitshme energjetik­e në Shqipërinë me rezerva ujore më të më të shumtat në Europë. Është fyerje e madhe e inteligjen­cës së shqiptarëv­e të krenohesh para tyre se nuk po ngre çmimin e energjisë.

Turp është ta çosh për skrap rafinerinë e naftës në Ballsh e për qytetarët shqiptarë ta shesësh naftën me çmimin më të shtrenjtë në Europë, z. kryeminist­ër.

Turp është mjerimi në Bulqizë e në minierat e tjera si ajo. Turp janë rrenat tuaja të pambarimta ndër dekada, zotërinj shtetarë!

Turp për ju që na e latë vendin “trokë”, këtë vend që vetë Zoti e ka begatuar dhe rinisë i dhatë rrugët e botës.

Po turp është edhe urdia e “këshillonj­ësve” e mbrojtësve tuaj medialë të tipit Ba( l) ton , që rrumbulloj­në 15 mijë euro në muaj, përlyer nëpër llogaritë aq fort të diskutuesh­me të djegësve të plehrave qytetës për pushtimin mashtrues që u kanë bërë ekraneve të kazanëve tuaj propagandi­stikë e deformimit të lirisë së shprehjes. Që të mbledhura së bashku, besoj e kalojnë indeksin e rritjes së pensioneve qesharake, zoti kryeminist­ër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania