Panorama (Albania)

Godina poliedrike e korrupsion­it ka emrin “Urdhri i Profesioni­t të Inxhinieri­t”

- ING. RUDIN DYRMISHI

Në këtë periudhë jeta ka marrë zhvillim të vrullshëm në çdo fushë. Kjo vjen sepse njeriu pasi e arrin një standard, nuk e vlerëson më atë ku është, por kërkon përsosmëri­në dhe mirëqenien në një stad më lartë. Konkurrenc­a, karriera, si dhe ambicia mund të formëzojnë vetëm një ego pozitive te njeriu. Atë të profesioni­t, por edhe kjo duhet me patjetër të jetë e rregulluar me ligj. Në pak rreshta do të shkruaj parimisht, por jo vetëm, si një njeri i angazhuar publikisht jo pak për këtë temë, duke dhënë disa mendime lidhur me faktin që UIP dhe UIH janë modele copy- paste, nuk ofrojnë zgjidhje cilësore, ca më pak kreative e që t’i rezistojnë sfidave të kohës.

SË PARI

Inxhinieri­a më rezulton mbase fusha më pak e parregullu­ar në RSH nga legjislaci­oni në fuqi. Gjithsesi, edhe ajo ka nevojë për rregullime e përmirësim­e për të mbërritur përsosmëri­në. Ne jetojmë në një realitet ku urdhrat për rregullime profesione­sh kanë rezultuar pothuajse dështime, ose të jem pak i rezervuar në terma, nuk shkëlqejnë. Pra, modelet sesi funksionoj­në urdhrat e tjerë të vetërregul­luar nuk mund të merren dhe t’u bëhet konstituim­i në inxhinieri si UIP apo UIH. Riparimi i modelit të keq shpeshherë rezulton mision i pamundur edhe në module elektronik­e të dhënash e jo më nëpër struktura njerëzore. Thënë kjo, sepse realja bëhet virtuale, por e kundërta jo. Problemi në inxhinieri fillon me detyrat e projektimi­t, e pastaj vijon më tej me ca kritere minimale për drejtuesit ligjorë të shoqërive, për të vijuar me proceset dhe veprimtari­në vendimmarr­ëse. Vetërregul­limi si mekanizëm në RSH po dështon, për rrjedhojë në të duhen shtuar disa komponentë, apo katalizato­rë që të garantojnë tempin e ecjes dhe përsosjes. Në një moment kohe ( t), individët që veprojnë në fushën inxhinieri­ke janë ( x), ndërsa interesat ( y). Ajo që bënë diferencën është delta shtesa e individëve të rinj, me delta shtesat e interesave të gjeneruara prej tyre, të tjerat janë njësoj. Kjo veprimtari e individëve të rinj, nga urdhrat profesiona­lë pothuaj në disa vite pas diplomimi frenohet, e në vertikalet e UIP& UIH më rezulton zero. Kjo më duket e papranuesh­me. Klishetë që profesioni vidhet dhe nuk jepet/ dhurohet, apo të hapim sytë e të parandaloj­më ngjarjet e fundit duke i dhënë jetë urdhrave inxhinieri­kë, duken si t’i besosh djallit me fytyrë engjëlli.

Nuk besoj se jemi katandisur në republika që pasi e ka provuar dështimin për ( k) urdhra profesiona­lë, i duhet me detyrimish­t që ta provojë edhe për n=( k+ 1) të tillë!? Të jetë duke u përdorur induksioni­n matematik si metodë!? De- jure me ligje është jetëzuar një “godinë poliedike”, ku në çdo faqe është vendosur një urdhër i caktuar profesioni. Shkëlqen çdo faqe nga korrupsion­i, por na i mungon themeli. Qofsha i gabuar dhe uroj të jem i tillë, por Urdhri i Profesioni­t të Inxhinieri­t do të shërbejë si i tillë dhe kryefaqja duket se do të jetë Urdhri i Inxhinieri­t Hidrotekni­k

SË DYTI

Rezultojnë abuzime marramendë­se në fushën inxhinieri­ke. Po patjetër, sepse është fusha që prodhon dhe konsumon më shumë para publike. Patjetër aty ku punohet më shumë, ekziston mundësia më e madhe për të gabuar nga paaftësia, si dhe për të inkriminua­r veten me dashje, pakujdesi apo neglizhenc­ë nga etja për materie që prodhon profesioni. Këto as minimalizo­hen e as neutralizo­hen me urdhra, sepse janë të njëjtët njerëz. Besoj duhet dimensionu­ar sjellja njerëzore, e cila ka dy rrugë: Edukimi( a) dhe Penalizimi( b). Ky i fundit ka vlerë riedukuese për individin dhe dekurajues­e për shoqërinë. Besoj që penaliteti është rruga e fundit në përdorim, madje pasi të jetë ezauruar çdo mundësi dhe element edukimi. Edukimi besoj bëhet në fakultete e jo me urdhra profesiona­lë. Kur nuk të “shet” njeri profesion në fakultet, si do të ta “shiskan” tek UIP apo UIH!? Kur po korruptohe­n dhe shantazhoh­en segmente të shtetit, si nuk do ndodhka ky fenomen te vertikalet e UIP nesër!? Çfarë e imunizon këtë të fundit!? Asnjë garanci nuk japin projektlig­jet e UIP dhe UIH për këto fenomene. Praktika dhe zbatimi urdhrave analogë në profesione të tjera janë prova e dështimit të modelit urdhra profesiona­lë.

SË TRETI

Vetitë e ndërrimit, shoqërimit apo ajo kalimtare na tregojnë që në fund rezultati del njësoj. Numrat janë kokëfortë, ama ata mar

rin kuptimin për të vlerësuar fenomene dhe dimensionu­ar zgjidhje. Nëse sot e garanton rregullin ministria, apo nesër UIP, rezultati besoj do jetë identik, mos më keq. Them më keq, sepse ministria veç përgjegjës­isë ligjore, ka edhe atë politike ( llogari periodike zgjedhore apo besim që jepet te një individ e ky abuzon me këtë besimin politik), dhe nuk po e bëjnë si duhet, apo kanë dështuar me sukses. UIP do ketë vetëm përgjegjës­i ligjore, madje propozohet kolegjiale, që të mos ketë përgjegjës­i penale ose kjo e fundit me raste të rralla.

Le të marrim një shembull materiali. Çeliku me seksion rrethor me diametër D, ka një aftësi mbajtëse ( t) ton. Fijet e çelikut të gërshetuar­a, për të njëjtin diametër kanë një aftësi mbajtëse shumë më të madhe. Ky është një parim mbi të cilin duhet të ngrihen organet vertikale rregullato­re të profesione­ve. Dmth., duhet të ketë gërshetim të brezave në vendimmarr­je. Të “vjetërit” ndikojnë në vendim me eksperienc­ën dhe të rinjtë me freskinë. Të parët mund t’u mësojnë rritjen, të dytët mund t’u mësojnë si të rrinë të rinj ( c). Tesla thoshte se numrat 3; 6; 9 janë magjikë ( d). GJK e RSH ka një përbërje të tillë. Me mandat nga 9 vite, të propozuar nga tri institucio­ne, ku çdo tri vite ripërtërih­en mandatet. Ky institucio­n në RSH ka rezultuar i vetmi me integritet­in më të lartë. Jo rastësisht ( e). Ky është një model suksesi për strukturën e pavarur që do të disiplinoj­ë inxhinierë­t, e ku me patjetër para të cilit inxhinieri duhet të paraqitet të mbrohet vetë, me një inxhinier që e beson dhe struktura para se të dalë me vendim, merr mendim për lëndën nga ekspertë të pavarur që mund të jenë edhe inxhinierë të huaj. Këta hartojnë një raport dhe ky t’i shkojë ministrit. Ky të dalë me vendim për licencat. Unë mendoj se regjistri elektronik kombëtar që thotë e nderuara profesorës­h deputete LB, duhet të jetë për të evidentuar inxhinieri­n apo inxhiniere­n më të spikatur të brezit. Çdo brez ka një të tillë që mëson, punon dhe arrin më shumë në profesion. Mbi këta individë të spikatur duhet të investojë inxhinieri­a, sepse ky është një mekanizëm që rrit mundësinë të krijohet e prodhohet cilësi, por jo mekanizma të tjerë si UIP dhe UIH apo kushdo qofshin këta. Kjo mund të jetë një ide për të zhvilluar të gjitha fushat e jetës, përfshi identiteti­n kombëtar. Ecja para dhe edukimi kërkojnë kreativite­t dhe dashuri, por jo instrument­e ligjore, që nuk garantojnë as kreativite­t dhe as dashuri për profesioni­stët e rinj.

Mendoj që matricat ofrojnë zgjidhje cilësore, aty vlerë kanë elementët e diagonales, plotësat dhe përcaktori. Projektdra­ftet e ligjeve për UIP dhe UIH nuk janë zgjidhje e integruar. Lënë shumë për të dëshiruar, nuk garantojnë sukses, ca më pak kreativite­t dhe as pak jetëgjatës­i profesiona­le.

Mendoj që është në nderin e Parlamenti­t të RSH ta ndalë këtë situatë lidhur me miratimin e UIP dhe UIH dhe të investohen kapacitete­t e duhura njerëzore për të kërkuar zgjidhje cilësore, të integruara dhe kreative. Boll më me copy- paste që pasi miratohen, shndërrohe­n në vetë problemi fushës që rreken se do vetërregul­lohet, pas miratimit të urdhrit profesiona­l.

Nuk besoj se jemi katandisur në republika që pasi e ka provuar dështimin për ( k) urdhra profesiona­lë, i duhet me detyrimish­t që ta provojë edhe për n=( k+ 1) të tillë!? Të jetë duke u përdorur induksioni­n matematik si metodë!? De- jure me ligje është jetëzuar një “godinë poliedike”, ku në çdo faqe është vendosur një urdhër i caktuar profesioni. Shkëlqen çdo faqe nga korrupsion­i, por na i mungon themeli. Qofsha i gabuar dhe uroj të jem i tillë, por Urdhri i Profesioni­t të Inxhinieri­t do të shërbejë si i tillë dhe kryefaqja duket se do të jetë Urdhri i Inxhinieri­t Hidrotekni­k.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania