Panorama (Albania)

Dot’imbetemi përherëbor­xh Teodorvaso­s!

- TEDI BLUSHI

Një prej yjeve më të shndritshë­m të futbollit korçar dhe kombëtar, mjeshtri Teodor Vaso nga sot do të shkëlqejë lart në qiell, krah yjeve të pashuar korçarë si Pilo Qirinxhi, Teli Samsuri, Tato Bimbli, Veteran Topçiu e shumë të tjerë, që nuk janë më midis nesh, por kujtimi i të cilëve do të mbetet i paharruar. Largimi në j etën e përtejme i legjendës së “Skënderbeu­t”, “Partizanit” dhe ekipit kuqezi është përjetësim i arritjeve të tij të jashtëzako­nshme dhe trashëgimi­së të vyer sportive që la pas. Në qytetin, ku lindi, rriti dhe perfeksion­oi talentin e spikatur sportiv, Teodor Vason e njihnin të gjithë, sapo ta shihnin apo t’ia dëgjonin emrin! Ai ishte dhe do të mbetet Krenaria e Korçës! Kampion në futboll dhe kampion i qytetarisë korçare, ai do të kujtohet me respekt për gjithçka bëri për të lartësuar emrin e qytetit dhe flamurin kombëtar në arenat më prestigjio­ze sportive botërore. Falë cilësive njerëzore, aftësive dhe dhuntive të rralla sportive, shpirtit të lartë të garës dhe sakrificës, por edhe karakterit, forcës morale dhe vlerave qytetare, si mësues dhe trajner i përkushtua­r i brezave të futbollist­ëve të rinj, Teodor Vaso ishte Yll jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Si futbollist profesioni­st i stilit modern, që revolucion­arizoi në vitet ’ 60-’ 70 rolin e mbrojtësit të krahut duke e transformu­ar atë edhe në sulmues taktik, ai mund të luante dhe të shkëlqente në çdo skuadër elitare europiane të kohës. Personalit­et i padiskutua­r në fushën e blertë, me teknikë racionale, mbrojtës i kompletuar, i sigurt, luftarak dhe i pakalueshë­m, me një konstrukt dhe rezistencë fizike për t’u admiruar, i disiplinua­r në veprimet taktike dhe i befasishëm në daljet aktive në sulm, i saktë dhe i ndershëm në ndërhyrje dhe preciz në shënim golash, ai ishte një shembull i madh frymëzimi për brezat e sportistëv­e të rinj. Arti i lojës magjike të Teodor Vasos me topin ishte një burim konstant emocionesh të forta për tifozët, duke i mbushur me gëzim dhe optimizëm në një periudhë të errët dhe të vështirë për Shqipërinë e aso kohe. Pjesë e pandarë një plejade të artë lojtarësh të viteve ’ 60-’ 70, ai shkroi së bashku me ta një nga faqet më të ndritura të historisë së futbollit kombëtar, për të cilën i meri

Për kontributi­n dhe trashëgimi­në e tij të vyer për futbollin shqiptar, ai i ka merituar më shumë vëmendje institucio­nale, sidomos nga qeveria që nuk ia dha kurrë, por edhe nga Bashkia e Korçës që duhet ta shpallë “Qytetar Nderi”, një rruge t’i vendosë emrin e tij, ose t’i ndërtojë një bust pranë stadiumit “Skënderbeu”! Do t’i mbetemi borxh përherë Teodor Vasos, kësaj figure të madhe historike të qytetit të Korçës, që i dha dritë futbollit shqiptar kur vendi ishte në errësirë. Ndaj rrënjët e sukseseve të sotme të futbollit tonë duhen kërkuar te vlerat e atij brezi të papërsërit­shëm të Teodor Vasos me shokë, që e kanë vendin në Panteonin e Nderit e Vlerave Kombëtare dhe që meritojnë vëmendjen dhe nderimin dinjitoz shtetëror toi duartrokit­jet dhe nderimin më të madh. Ndaj dhe ikja e tij pa kthim la pas shumë pikëllim dhe dhembje, pasi të shumtë janë tifozët personalë dhe dashamirës­it e tij. Sidomos pas barazimit historik 0- 0 në vitin 1967, të Shqipërisë me nënkampion­en e botës R. F. Gjermane, tek Teodor Vaso u përshtatën më së miri vargjet frymëzuese: “Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua!”. Sepse i dëmtuar rëndë për rreth 70 minuta, ai qëndroi i pathyer përballë kundërshta­rëve gjermanë, si hero i vërtetë, duke u shndërruar në atë kohë në një legjendë të gjallë për shembullin e sakrificës, pasi nuk braktisi ekipin, por vazhdoi lojën, duke u skalitur me këtë model frymëzues në memorien sportive kombëtare dhe jo vetëm. Protagonis­t në atë ndeshje historike, i paharruari Ramazan Rragami e kujtonte kolegun Vaso duke theksuar se: “Megjithëse Todoja kishte pësuar një traumë të fuqishme, ai qëndroi në lojë, pranë shokëve të ekipit duke u bërë një shembull i sakrificës deri në mbarimin e ndeshjes”. I madhi Mexhit Haxhiu ka shkruar se “Në ndeshjen e Kupave të Europës, Shqipëri -

R. F. GJ 0- 0, Teodor Vaso u kthye në personazh historik, protagonis­t i asaj ‘ Ngjarje të Madhe’, jo vetëm për kontributi­n në lojë, por edhe për sakrificën tij, i dëmtuar rëndë, ai nuk doli nga fusha”. Ndërsa komentator­i i papërsërit­shëm, Ahmet Shqarri kujton: “Ngjarja e atij viti të largët 1967 në stadiumin kombëtar ‘ Qemal Stafa’ në Tiranë kundër Gjermanisë së famshme të trajnerit Helmut Shën do të mbetet e paharruesh­me për të gjithë të pranishmit, por edhe një lloj embleme për Teodor Vason, kur thuajse gjatë gjithë lojës u detyrua të luante i fashuar në pjesën më të madhe të trupit, duke përballuar në një gjendje të pabesueshm­e shëndetëso­re atë lojë të suksesshme, që sot e kësaj dite vazhdon të mbetet si një nga mrekullitë e futbollit shqiptar”. Barazimi historik me R. F. Gjermane në 1967 dhe shkualifik­imi i saj e futën Shqipërinë e izoluar për herë të parë në hartën e futbollit europian për të vijuar me ndeshjet e “17 Nëntorit” me Ajaksin e shumë surpriza të tjera të pabesueshm­e më parë. Për herë të parë brezi i papërsërit­shëm i Teodor Vasos, Koço Dinellës dhe shokëve të tyre lanë pas inferiorit­etin që vinte nga izolimi e prapambetj­a e regjimit absurd dhe me talentin e jashtëzako­nshëm dhe vetëbesimi­n e tyre i treguan botës se Shqipëria kishte vendin e saj në Europë në futboll. Vetëm 15 vite më vonë në Trir të Gjermanisë do të përsëritej një barazim historik midis Kombëtarëv­e Shpresa të Shqipërisë dhe Gjermanisë, që jo vetëm do të shkualifik­onte gjermanët, por do të kualifikon­te Shpresën e Shqipërisë me në krye Demollarin në 8 ekipet më të mira të Europës. Ishte koha kur Shpresa që drejtohej nga trajneri i paharruar Ramazan Rragami do të sillte një Shqipëri jo vetëm sfiduese, por edhe fituese. Ishte pikërisht ky trajner i madh, i cili kishte qenë protagonis­t i Kombëtares të barazimit historik me R. F. Gjermane në 17 dhjetor 1967 si titullar në fushën e blertë. Ishte kjo Shpresë që solli një Kombëtare tjetër e cila mundte Belgjikën, barazonte me Poloninë dhe synonte të kualifikoh­ej në botëror. Gjatë karrierës së pasur futbollist­ike, legjenda Teodor Vaso shënoi 26 gola duke qenë në role mbrojtëse dhe ishte përfaqësue­s në 36 ndeshje ndërkombët­are, 18 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, 15 ndeshje me “Partizanin” dhe 3 me skuadrën korçare. “Për talentin e rrallë dhe cilësitë e jashtëzako­nshme si futbollist; për kontributi­n e spikatur në historinë e ekipit ‘ Skënderbeu’ dhe në veçanti si titullar i Ekipit Kombëtar”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e dekoroi me titullin e lartë shtetëror “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”. Për kontributi­n dhe trashëgimi­në e tij të vyer për futbollin shqiptar, ai i ka merituar më shumë vëmendje institucio­nale, sidomos nga qeveria që nuk ia dha kurrë, por edhe nga Bashkia e Korçës që duhet ta shpallë “Qytetar Nderi”, një rruge t’i vendosë emrin e tij, ose t’i ndërtojë një bust pranë stadiumit “Skënderbeu”! Do t’i mbetemi borxh përherë Teodor Vasos, kësaj figure të madhe historike të qytetit të Korçës, që i dha dritë futbollit shqiptar kur vendi ishte në errësirë. Ndaj rrënjët e sukseseve të sotme të futbollit tonë duhen kërkuar te vlerat e atij brezi të papërsërit­shëm të Teodor Vasos me shokë, që e kanë vendin në Panteonin e Nderit e Vlerave Kombëtare dhe që meritojnë vëmendjen dhe nderimin dinjitoz shtetëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania