Panorama (Albania)

Nga përplasja me Eglën te komenti për sherrin e Romeos dhe Meritonit, flet Endrik Beba

-

Endrik Beba ka qenë i ftuar në "Top Albania Radio", ku edhe ka bërë një analizë të lojës së banorëve, situatat e "BBV3" e shumë të tjera. Por si e komenton ai "krisjen" mes Romeos dhe Meritonit?

Unë besoj se e kanë lojë. Ndërkohë, ai bën një krahasim edhe me lidhjen e Romeos me Heidin.

Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpinë dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjin­ë e tij e ka një rol dytësor për dikë.

Por, si e komenton ai Eglën, një nga banoret më të spikatura të këtij edicioni?

Unë me Eglën kam pasur debate, më ka përmendur edhe mua familjen. Egla është mishërimi i fjalës së urtë që thotë "Bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë…". Për mua Egla duhet të kishte dalë e para, jam habitur shumë.

Ndërkohë, ai komenton edhe lojën e Julias, Ledjonës e Rozës.

Mua më pëlqen si personazh Julia. Uroj të gjejë hapësirën të tregojë se cila është. Mendoj se e ka marrë personale me Eglën. Kam shumë besim te Roza dhe Ledjona. Besoj se meritojnë më shumë se personazhe të tjerë.

Unë mendoj që personazhe­t e këtij viti janë të ndikuar nga ajo që ndodhi vjet. Kanë tentuar të gjithë të fitojnë terrenin duke qenë agresiv në lojë. Këtij "Big Brother"- i i ka munguar dikush si Kristi, një person i mirartikul­uar, i respektues­hëm, i drejtë dhe që di të luftojë për një argument që e mbron. Akoma s'ka dalë një personazh si ai.

Si e komenton ai lojën e Jetmirit?

Kur hyri Jetmiri kisha shumë pritshmëri, por më duket jashtë loje. Më mirë është Vesa sesa Jetmiri.

Lidhur me Jul Dedën, ai shprehet:

Kisha një respekt të imponuar nga jashtë. Si personazh është shumë i madh. Unë e kam ndjekur si artist. Ka shumë për të dhënë. Di që është impulsiv kur ka argumente dhe agravon, por aty besoj se është përmbajtur shumë.

Por çfarë i mungon shtëpisë së "BBV3" sipas tij?

Unë mendoj që personazhe­t e këtij viti janë të ndikuar nga ajo që ndodhi vjet. Kanë tentuar të gjithë të fitojnë terrenin duke qenë agresiv në lojë. Këtij "Big Brother"- i i ka munguar dikush si Kristi, një person i mirartikul­uar, i respektues­hëm, i drejtë dhe që di të luftojë për një argument që e mbron. Akoma s'ka dalë një personazh si ai. Ata personazhe që janë në "Big Brother" këtë vit, kur nuk kanë argumente, luftojnë pisët duke përmendur njerëz të tretë, përmendet familja… Aty nuk ke mundësi të mbrohesh, vetëm të largohesh. Ditën e parë që kam hyrë, ka qenë një debat mes Eglës dhe Ledjonës, që i përmendi direkt vajzën. Janë emocione, është e vështirë kur i ke pranë sepse ndjen energjinë e tyre…

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania