Panorama (Albania)

Kapelo: Më të forta sesa Juvja, Milani e Interi meritojnë renditjen

-

KRIMET - Është padyshim herët për të kuptuar se cili do të jetë fati i Milanit, sepse hetimi ka ende shumë për të treguar. Nga njëra anë, pengesa për ushtrimin e funksionev­e të autoritete­ve të mbikëqyrje­s publike nuk është i vetmi krim i mundshëm mbi të cilin fokusohet Prokuroria. Nuk duhet harruar se në prill 2023 u kryen kërkime në Luksemburg ( në zyrat e "Project Redblack" dhe "Rossoneri Sport") me falimentim­in si një krim të mundshëm. Dhe më parë

Fabio Kapelo, ish- trajneri i Milanit dhe Juventusit, ka folur për "La Gazzetta dello Sport" duke komentuar momentin e ndërlikuar të Juves, me vetëm 7 pikë të fituara në 8 ndeshjet e fundit. "Së pari, le të bëjmë një premisë: deri në derbin italian, Alegri bëri mrekulli duke mbajtur Juventusin në vazhdën e Interit. Nuk ka krahasim për nga cilësia mes dy skuadrave. Dhe gjithashtu Milani, tani i dyti në renditje , ka një skuadër më konkurrues­e se ajo e Juventusit, tha "Don Fabio". Analiza e tij, më pas vazhdoi, duke përfshirë gjithashtu liderin e kampionati­t, Interin, i cili u largua në renditje në një distancë të largët nga Milani (+ 14) dhe Juventusi (+ 17). "Skuadra e Simone Inzaghit dhe skuadra e Stefano Piolit krijojnë shumë më tepër mundësi për sulmuesit sesa Juvja. Dhe a e dini pse? Sepse zikaltrit kanë një mesfushë me shumë cilësi. Dhe Milani në të majtë, falë Hernandezi­t dhe Leaos, mund të shpikë gjithçka në hapësirën e 90 minutave. Njeriu që bën dallimin më të madh në Juventus është Adrie Rabiot dhe nuk është rastësi që periudha e krizës së bardhezinj­ve përkoi me disa probleme të francezit", ka shpjeguar më tej Kapelo. Ish- trajnerit të Milanit dhe Juves nuk i del e keqja. Ai ka zbërthyer në detaje zgjedhjet e Alegrit, që dukshëm nuk ka pasur shumë mundësi variacioni në ato që kanë qenë vendimet e tij taktike. "Ndeshja me Interin, përtej 1- 0 për djemtë e

Inzagit, u tregoi lojtarëve të Juves hendekun mes dy skuadrave. Pati një pasojë, dhe dukshëm adrenalina e vëmendja ranë. Sipas meje problemet reale janë golat e pësuar dhe mungesa e cilësisë dhe jo fakti që Alegri nuk luan me tre sulmues. Fundja ai nuk ka Mbapenë apo Vinicius në front për të nxjerrë tre sulmues... Nuk ka dyshim se Kieza është më i rrezikshëm duke filluar nga krahu, por pastaj janë Vlahoviç, Jilldëz dhe askush tjetër. Ken sapo është kthyer nga lëndimi dhe i vetmi që mund të luajë në anën e kundërt me Kiezën është Kambiazo. Por nëse Allegri insiston në 3- 5- 2 është sepse mendon se ka më shumë ekuilibër dhe garanci: asnjë trajner nuk e dëmton veten", përfundoi Kapelo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania