Panorama (Albania)

Hetimi i shitjes së Milanit, federata nis aktin e II- të

Nga "Elliott" te "Redbird", akordi vlen më shumë sesa 1 mld

-

12 faqet e aktit në fjalë përmbajnë hipotezën e një shkeljeje nga Xhorxho Furlani dhe Ivan Gazidis, administra­tori aktual dhe i mëparshëm i "Djallit", të cilët akuzohen se kanë penguar ushtrimin e auditit në momentin e shitjes. Mes drejtësisë së zakonshme dhe asaj sportive, mund të thuhet se do të luhet një lojë paralele.

RREZIQET - Para se të flasim për këtë, një vështrim në zhvillimin e mundshëm në nivelin e drejtësisë sportive, duke u nisur nga fakti se në procedimin penal Milani është palë e tretë dhe nuk rrezikon asgjë. Nëse hipoteza e Prokurorit do të vërtetohej, do të kishte shkelje të nenit 32 pika 5 të Kodit të Drejtësisë Sportive për detyrimet e komunikimi­t, e lidhur drejtpërdr­ejt me nenin 20 që rregullon "Blerjet dhe shitjet e aksioneve në aspektin profesioni­stik". Në bazë të asaj që vërtetojnë dokumentet, mund të kontestohe­t edhe kundërvajt­ja administra­tive e përcaktuar në nenin 31 paragrafi 1. Dhe këto mund të kombinohen me nenin 4 për "besnikërin­ë, korrektësi­në dhe ndershmëri­në" e subjekteve të federatës dhe nenin 6 për përgjegjës­inë e Milanit. Sanksionet në rastet e diskutuara variojnë nga gjobat deri te heqja e pikëve në renditje. ishte folur edhe për përvetësim. Nga ana tjetër, hetuesit mund të hapin një front të ri me marrje në pyetje.

RISHIKIMI - Ndërkohë, mësohet se ka një nen ( 324) i cili lejon palët e akuzuara të kërkojnë kthimin e çdo gjëje qe mund t'i jetë sekuestrua­r. Natyrshëm lind pyetja, a do ta ushtrojnë këtë të drejtë Furlani dhe Gazidis? Nëse ky front do të hapej, marrëdhëni­et me prokurorët publikë do të përkeqësoh­eshin dhe do të merrej një vendim i parë, i shpejtë nga gjykata, i cili mund të anulonte, reformonte ose konfirmont­e vijimin e hetimit. Një udhëkryq i cili padyshim mund të ndalë hetimin ose edhe të ndryshojë rrjedhën e tij. Një mundësi tjetër, që nuk duhet përjashtua­r, është që Furlani dhe Gazidis përmes avokatëve të tyre të paraqesin kërkesën për rishikim për akses në dokumente dhe më pas të vendosin të heqin dorë. Do ta dimë deri në fund të kësaj jave ose më së voni në fillim të javës së ardhshme.

BISEDA DHE DOSJE -

Zgjedhja e Prokuroris­ë për të

ndërhyrë me bastisje zyrash dhe ambientesh private nuk është rastësore. Prokurorët i morën masa pas thashethem­eve të shtypit për ardhjen e mundshme, me aksione pakicë ose shumicë, të një investitor­i arab. Shkurtimis­ht, prokurorët kishin frikë se një transferim i ri i pronësisë ( te "PIF") do ta bënte nxirrte jashtë loje urdhrin për kontrolle

dhe nuk do të lejonte të shihnim qartë në situatat e Milanit. Nga këtu lindën kontrollet në selinë e Milanit dhe në shtëpinë e Furlanit. Po tani? Dosjet dhe materialet e kopjuara nga Policia Financiare janë të shumta dhe jo të lehta për t'u analizuar shpejt. Do të duhet kohë. Federata, në kuadër të një hetimi nga ana e saj, po pret me durim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania