Panorama (Albania)

Italia, Spaleti dilema për skemën para Europianit

-

Miqësoret ne Amerikë kanë pasur gjithmonë një domethënie interesant­e për kombëtaren e Italisë. Ndodhi në vitin 1976, kur dyshja Bernardini- Bearzot hodhën bazat për një cikël triumfues si ai i Botërorit 1982 dhe në vitin 1992 me provat gjenerale të Sakit për Kupën e Botës në vitin 1994. Tani Venezuela dhe Ekuadori janë kundërshta­rët, ndaj të cilëve trajneri Spaleti do të provojë lojtarët që nuk kanë bindur totalisht dhe për të vendosur bazat e kombëtares që do të marrë me vete në Europianin e Gjermanisë. Duhet gjithashtu që ekipi të mësojë disa mekanizma të tjera për sistemin e lojës.

Dilemat - Trajneri është i fiksuar pas skemës 4- 3- 3, por nuk e mohon një kalim në mbrojtjen me tre, duke parë që shumë skuadra dhe lojtarë që ka grumbullua­r e interpreto­jnë më së miri atë skemë. Me modulin 3- 4- 2- 1, do të kishte mundësi që të shihte mbrojtësit si Bastoni, Buonxhorno, Skalvini dhe Darmian, që do të zinin rolet e protagonis­tëve si në skuadrat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e krahut, përtej Di Lorencos. Dimarko, Kambiaso dhe Belanova janë lojtarë që e njohin mirë këtë skemë, por edhe Udogie, që pavarësish­t se Totenhemi luan me 4 në mbrojtje, por te Udineze e ka bërë rolin e krahut. Me këtë sistem mund të shohim dy lojtarët Kieza dhe Pelegrini që të lëvizin pas shpinës së sulmuesit kryesor, ndërsa nuk është çudi që të provohen edhe Folorunsho, Bonaventur­a dhe Barela. Ky i fundit është një lojtar që sulmon hapësirat nga mbrapa shpinës së kundërshta­rit. Mbetet gjithmonë pikëpyetja për sulmuesin kryesor të Italisë. Ndoshta është momenti që trajneri të provojë Lukan, apo do t'i besojë fanellën e titullarit Retegit apo Raspadorit. Këtë herë Skamaka nuk është grumbullua­r dhe gjatë këtyre ditëve trajneri do të punojë për të krijuar një ide më të qartë për Italinë e tij. Është e vërtetë që do të luhen thjesht miqësore, por lojtarët janë në provë për t'i dhënë përgjigje konkrete trajnerit Spaleti për të qenë prezentë në Europian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania