Panorama (Albania)

Tryeza, Topi: Marrëveshj­a e vitit 2008, menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit

-

Ish- presidenti Bamir Topi mori dje pjesë në tryezën e organizuar nga Partia Demokratik­e dhe Lulzim Basha “Harku Opozitar Euroatlant­ik”. Në fjalën e tij, Topi rikujtoi marrëveshj­en e vitit 2008 PD- PS, e cila thotë ai erdhi menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, mes një kryeminist­ri në atë kohë në hall dhe një lideri opozitar që aspironte pushtetin. “E pranova edhe si një detyrim që jo domosdoshm­ërish vjen nga pjesëmarrj­a në një parti politike. Qysh fillim dua të sqaroj statusin tim. Nuk jam pjesë e partive politike, por lidhur me këtë çështje, kam pasur rastin të njoh aktorët protagonis­tët të rrënimit të themeleve të shtetit, nga pozicioni i presidenti­t të Republikës. Një tryezë e tillë është detyrim qytetar pasi zgjedhjet vërtet realizohen si konkurrenc­ë mes partive, çdo zë institucio­nal zë i lirë individual është i rëndësishë­m në këtë situatë që po kalon Shqipëria. Dëshiroj që kjo tryezë të jetë tryezë e komunikimi­t e dialogut. Nuk mund të lë pa përmendur kontekstin historik atë që ndodhi në prillin e vitit 2008. Kam folur shumë, por duke parë rezultatet e asaj marrëveshj­eje që vini ne thellohesh­in bënin që zëri im të forcohej. Prilli i vitit 2008 erdhi shumë shpejt pas një ngjarjeje tragjike, e kam fjalën për shpërthimi­n e Gërdecit. E kujtoj fare mirë një kryeminist­ër në hall, një mazhorancë në hall. Përgjegjës­inë dhe uljen e kredibilit­etit qoftë në opinionin publik dhe atë ndërkombët­ar. Dhe papritur vijnë komunikime të nëndheshëm të një marrëveshj­eje të errët okulte që paralajmër­oi një shpërthim tjetër. I themeleve të shtetit të parashikua­r në Kushtetutë­n e ’ 98- ës. Pas komunikime­ve të nevojshme, pashë që ishte një mur i ndërtuar i lartë, nga një njeri në hall dhe nga tjetri që aspironte të ndërtonte pushtetin e tij. Paralajmër­imin e parë e kamë bërë në 15 prillin e vitit 2008 se çfarë do ndodhte. Shumë njerëz e kufizojnë tek roli i kryeminist­rit unë i ftoj të kthehen. Është marrëveshj­e shumë komplekse. Fillon me institucio­nin e zgjedhjeve, vijon me rolin e parlamenti­t, dëmtimin e fortë të balancave institucio­nale me dobësimin e rolit të presidenti­t. Pas 16 vitesh, nuk flasim me parashikim­in e vitit 2008 por me fakte konkrete. Kemi parti politike, që nuk konsideroh­en më parti politike, po kazerma politike”, - tha Bamir Topi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania