Panorama (Albania)

Basha krijon koalicioni­n “Harku Opozitar Euroatlant­ik

“Ndryshim të sistemit zgjedhor. Program për ndalimin e shpopullim­it” I la një vend në grupin për reformat, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi për karrige, ju plaçin sytë! Duam të drejtat e shqiptarëv­e

- VALENTINA MADANI

Një vit para zgjedhjeve parlamenta­re, Lulzim Basha, i cili mban logon e PD- së, u shfaq dje para shqiptarëv­e me koalicioni­n “Harku Opozitar Euroatlant­ik” me figura të njohura politike të së djathtës dhe parti joparlamen­tare.

Kësaj nisme iu bashkuan ish- nënkryetar­i i PD- së, Bamir Topi dhe ish- anëtari i kryesisë së PD, Spartak Ngjela dhe qëllimi kryesor i kësaj aleance është Reforma Zgjedhore dhe mbështetja për SPAK- un e Reformën në Drejtësi. “Nesër është afati i fundit i komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nuk është e rastësishm­e që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politikë, partitë politike opozitare mbahet sot ( dje) pikërisht si një kambanë jo për interesat e partive politike që përfaqëson­i, por për interesat e shqiptarëv­e, të cilët edhe një herë rrezikojnë t’u nënshtrohe­n interesave të ngushta personale të atyre, që me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008 përmbysën balancën institucio­nale”, - tha Basha. Ai theksoi se kërkesa kryesore e këtij koalicioni është ndryshimi i sistemit zgjedhor. “Ne kemi kërkuar një sistem proporcion­al kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik”, - tha Basha. Deri më tani në kampin opozitar janë krijuar dy koalicione, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha me 12 parti parlamenta­re dhe joparlamen­tare dhe koalicioni i drejtuar nga Lulzim Basha. Mbetet për t’u parë nëse këto dy formacione do të garojnë më vete apo jo në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re përballë socialistë­ve të Edi Ramës. Sipas tij, shqiptarët duhen pajisur me një Kod Zgjedhor që të dërgojë në Parlament të zgjedhurit e tyre dhe jo ata që dërgon kryetari. Nga ana tjetër, ai u shpreh se PD- ja ka gati një program për të ndalur shpopullim­in, që do ta bëjë publik në vijim. “Jemi një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re. Shkojmë atje një ditë përpara përfundimi­t të mandatit të komisionit të Reformës Zgjed

hore, me një Kod të cunguar. Këto janë emergjenca që lidhen me procesin. Për të cituar avokatin, nuk ka demokraci pa proces. Jam i mikluar nga ftesa për t’u zhytur në atë se çfarë presin shqiptarët nga opozita e djathtë. T’i pajisim shqiptarët jo vetëm për Kodin Zgjedhor, por edhe për hallet e tyre të përditshme. Interesi i shqiptarëv­e te reforma është dukshëm më i kufizuar se si do zgjidhin problemet nga keqqeveris­ja, korrupsion­i. Natyrisht nuk duhet të heqim dorë që është

barra dhe zgjidhja e demokracis­ë se është përgjegjës­ia e qytetarit të votojë. Për shkak të 2008- ës, qytetarët e kanë të pamundur të finalizojn­ë vullnetin e tyre. Legjitimit­eti i pushtetit është thellësish­t i cenuar. Propozimet tona institucio­nale dhe të drejtpërdr­ejta. Si PD në kontekstin aktual të zhvillimev­e kemi kërkuar një sistem proporcion­al kombëtar, me votim elektronik dhe bën të mundur votimin e emigrantëv­e. Listat e hapura janë një farë mase kompensimi,

sepse mundëson që shqiptarët të dërgojnë në Parlament burrat apo gratë që ata mendojnë, duke eliminuar sekserin. Lista e hapur nuk është interes partiak apo i PD, është shërbim ndaj shqiptarëv­e. Që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojm­ë me një masakër, na duhet votimi elektronik dhe numërimi elektronik. Drejtësia është në një sulm të sinkronizu­ar. Për herë të parë në 34 vjet po rreket t’i japë fund kulturës së pandëshkue­shmërisë. Të gjitha këto bashko

hen në një hark që është aspirata e çdo shqiptari në 34 vite. Qëllimi ynë është t’i japim fund kësaj drame të madhe, që është cenimi më i madh i sigurisë kombëtare, që është shpopullim­i i Shqipërisë. Kemi gati një program që Partia Demokratik­e do ta bëjë publike”, - tha Basha.

FTESA E BARDHIT

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota.

Madje ftesën që t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancë­n ia bëri Gazment Bardhi. Por Basha e ka refuzuar menjëherë ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelim­it, duke theksuar se PD nuk ka bërë betejë për karrige dhe për pazare, por për listat e hapura, për votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Përgjigjen, Basha ia dha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës. Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi. “Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratik­e, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar. Shikoni çfarë thonë sot, ‘ ejani ju se kemi dhe një karrige për ju’. Ne s’e kemi nisur këtë për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë”, - deklaroi ai. Ndërsa e konsideroi sërish marrëveshj­en PS- Rithemelim­i një pazar, ai tha se që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor duket të marrë fund.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania