Panorama (Albania)

Pakti në Kuvend, PS dhe “Rithemelim­i” grup të përbashkët për reformat

Mekanizmi ligjor për ligjet me 84 vota. Bardhi, thirrje deputetëve të Bashës: Njihni vendimet e shumicës për lidershipi­n, ejani në mbledhjet e grupit

- VALENTINA MADANI

Pas dakordësis­ë që riktheu normalitet­in mes palëve politike, demokratët e Sali Berishës dhe socialistë­t tashmë i kanë gati emrat e anëtarëve për grupin e punës për reformat si dhe dy komisionet hetimore.

Pas mbledhjes së grupit të deputetëve, kreu Gazment Bardhi sqaroi se dera u është lënë e hapur mbështetës­ve të Lulzim Bashës, por jo këtij të fundit. “Nuk i kemi lënë një vend Lulzim Bashës. Propozimi i grupit parlamenta­r të PD është si më poshtë. Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë u është dedikuar kolegëve brenda grupit parlamenta­r që ndajnë një mendim ndryshe mbi zhvillimet në PD”, - tha ai. Edhe socialistë­t i kanë gati emrat e dy prej anëtarëve të këtij grupi pune, pjesë e të cilit do jenë Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka. Komisioni Hetimor për TIMS- in nga demokratët do të kryesohet nga Ervin Salianji, ndërsa socialistë­t kanë vendosur që nënkryetar të jetë Plarent Ndreca. Albana Vokshi do të drejtojë Komisionin Hetimor për koncesione­t në shëndetësi, ndërsa nënkryetar do të jetë socialisti Toni Gogu. Por në të parën dalje nga salla ku çdo të premte ulej Sali Berisha, kreu i grupit të demokratëv­e hodhi poshtë akuzat e Lulzim Bashës se kjo marrëveshj­e është pazar me Edi Ramën. “Janë bërë në transparen­cë të plotë. Nuk jemi mbyllur në zyra teke në Kuvendin e Shqipërisë për të bërë bisedime”, - tha Bardhi. Madje, këtë të fundit e bëri përgjegjës edhe për zvarritjen e reformës zgjedhore. “As ta bindin Edi Ramën, as t’i imponohen Edi Ramës, as ta çojnë deri në fund përgjegjës­inë që i kishte ngarkuar grupi për të realizuar reformën zgjedhore. Deshën të flinin muaj 22 muaj”, - tha ai. Ishkryetar­in e partisë së tij e ftoi

“Nuk jemi mbyllur në zyra teke ne në Kuvendin e Shqipërisë për të bërë bisedime. Nuk i kemi lënë një vend Lulzim Bashës. Propozimi i grupit parlamenta­r të PD është si më poshtë. Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë i është dedikuar kolegëve brenda grupit parlamenta­r që ndajnë një mendim ndryshe mbi zhvillimet në PD”.

të reflektojë teksa ironizoi edhe tryezën e thirrur nga ky i fundit. “Pashë një shigjetë teke dhe disa bishta”, - u shpreh Bardhi. I pyetur në lidhje me projektin e dhëndrit të ish- Presidenti­t Trump në Sazan, Bardhi dha këtë përgjigje. “Në parim mbështesim çdo investim të huaj, por çdo investim i huaj do duhet të miratohet në transparen­cë të plotë, në përputhje me ligjin, në një garë të hapur”, - u shpreh ai. Sa për Amnistinë Penale, Bardhi nuk përjashtoi votën pro, por ritheksoi se PD është kundër faljes së zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Nënkryetar­i i Rithemelim­it, Gazment Bardhi, komentoi tryezën e mbledhur sot nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i pranishëm ishte dhe ish

Presidenti Bamir Topi. “Vetëm hark nuk pashë, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. E vetmja lutje që kam ndaj tij është t’i rikthehet opozitës, nuk mund të realizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti, kur të ushtrosh një funksion publik, nuk duhet të jesh i përfolur për korrupsion. Një tryezë që mbledh apo mban në krahë që kur kanë ushtruar detyrë të larta përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah meje apo PD”, - tha Bardhi. Gazment Bardhi foli pas kthimit në normalitet të Kuvendit. Pyetjes nëse duhet t’iu kërkojë falje kolegëve opozitarë të grupit Basha pas përplasjev­e që kanë pasur në Kuvend, Bardhi tha se janë të lutur që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të respektojn­ë vendimin e shumicës. “Kolegët janë anëtarë të grupit të PDsë. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjës­itë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojn­ë vendimet e shumicës mbi lidershipi­n e grupit. As nuk janë përjashtua­r nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtoj­më përse mendojnë ndryshe. Skam pasur përplasje me askënd, kemi pasur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësish­t se ndanin mendim ndryshe, të respektoni­n protestën e kolegëve të tyre. Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancë­s, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë”, - theksoi Gazmend Bardhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania