Panorama (Albania)

Thirrja, ambasada amerikane: Bëni drejtësi të pavarur!

“Rëndësia e gjyqësorit të pavarur dhe reforma në drejtësi”, ambasada zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe Ndihmëssek­retarit Todd Robinson

- TIRANE

Ndihmëssek­retari i Shtetit për Byronë Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, zhvilloi dje një takim edhe me kryeminist­rin Edi Rama.

Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësia e një gjyqësori të pavarur dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi. “Ndihmëssek­retari Todd Robinson u takua me kryeminist­rin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpuni­min e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, - shkruan ambasada. Ndihmëssek­retari i Shtetit për Çështjet Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, serinë e takimeve e nisi në godinën e SPAK me kreun e Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Dumani. Ambasada amerikane tha se sekretari Todd Robinson mori pjesë në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatue­se në Shqipëri. Sekretari Robinson theksin e vendosi te transparen­ca, si dhe dhënien fund pandëshkue­shmërisë. Kujtojmë se vizita e Ndihmëssek­retarit të Shtetit për Byronë Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson vjen pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

UNIONI

Presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti dje propozimin për heqjen e unanimitet­it në votimin për pranimin në BE të shteteve të reja, duke e zëvendësua­r atë me votimin me shumicës të cilësuar. Në këtë mënyrë, Brukseli do të lehtësojë procedurat e pranimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e

Ballkanit Perëndimor. Brukseli propozoi heqjen e unanimitet­it që pengon vendimet mbi politikën e jashtme për të shmangur bllokimet e ardhshme nga shtetet anëtare për çështje dypalëshe. Kjo vendimmarr­je do të zhbllokont­e edhe situatën aktuale me Shqipërinë e bllokuar nga Greqia dhe Maqedoninë e Veriut e bllokuar nga Bullgaria. Von Der Leyen këmbënguli se heqja e unanim

itetit nuk kërkon ndryshim të traktateve të BE- së. Pavarësish­t kësaj lëvizjeje që vjen në prag të zgjedhjeve evropiane, shumica e liderëve të BE- së kanë paralajmër­uar tashmë se një familje me më shumë se 30 anëtarë, do të jetë edhe më i vështirë për t’u qeverisur. Po dje ambasadori i BE- së, Silvio Gonzato raportouë në Bruksel në Komisionin e Jashtëm të PE rreth situatës aktuale poli

tike në Shqipëri. Eurodepute­tët kanë vlerësuar përpjekjet e ambasadori­t të BEsë në Tiranë që të gjendet një zgjidhje politike afatgjatë për Shqipërinë në kushtet kur politika shqiptare mbetet e polarizuar. Gjatë diskutimit të fundit për vendin tonë eurodepute­tët theksuan rëndësinë e përfshirje­s së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar

një qasje gjithëpërf­shirëse. Ambasadori Gonzato ka mirëpritur vendimin mes mazhorancë­s dhe opozitës që bën të mundur rifillimin e funksionim­it normal të parlamenti­t. Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimish­t se një parlament funksional është çelësi për procesin e integrimit në BE. Gonzato ka vlerësuar lidershipi­n politik dhe përgjegjës­inë e treguar nga palët në arritjen e mar

rëveshjes. Ata kanë vlerësuar përkrahjen që ka dhënë vendi ynë për bashkëpuni­min rajonal. Aktualisht vendimmarr­ja për hapjen e kapitujve të parë të negociatav­e mbetet e bllokuar për shkak të vetos greke. Për çështjen Beleri të ngritur nga eurodepute­tët grekë kanë marrë përgjigje nga Tirana zyrtare se kjo nuk është çështje evropiane, por e drejtësisë së pavarur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania