Panorama (Albania)

Raporti i UNESCO- s për Butrintin, Gonxhja: Po hartojmë një plan tërësor veprimesh

-

“Ndihmëssek­retari Todd Robinson u takua me kryeminist­rin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpuni­min e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, - shkruan ambasada

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja, shprehet se në lidhje me administri­min e Parkut të Butrintit është duke u punuar në mënyrë intensive për hartimin e një plani tërësor veprimesh. Në një reagim në lidhje me raportin e UNESCO- s për Butrintin, Gonxhja thekson se ministria që ai drejton ka shqyrtuar rekomandim­et e raportit. “Mbivendosj­a e shumë vendimeve, hartave dhe ndryshimev­e të kufijve të parkut ndër vite ka krijuar një situatë, të cilën Raporti i fundit i UNESCO/ ICOMOS e vlerëson si konfuze. Kjo nuk ndihmon në përcaktimi­n e qartë të detyrave dhe përgjegjës­ive të gjithë enteve të përfshira në mbrojtjen, konservimi­n dhe zhvillimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndaj MEKI ka nisur punën për vlerësimin e detajuar të kësaj situate”, - thuhet në reagimin e ministrit. Gonxhja tha se në bashkëpuni­m me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe entet e tjera shtetërore, qendrore dhe vendore, do të ngremë Komitetin e Koordinimi­t të Parkut Kombëtar të Butrintit, me një bazë të gjerë ekspertize dhe përfaqësim­i, të aftë për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjiv­e dhe politikave të konservimi­t dhe administri­mit të pasurisë universale të Parkut Kombëtar. Sipas Gonxhes, ministria ndan të njëjtin qëndrim me konstatime­t e raportit të fundit të UNESCO. a) Plani i Integruar i Menaxhimit ofron një bazë të shkëlqyer për të ardhmen e administri­mit të Butrintit; b) vendimmarr­ja për zhvendosje­n e një pjese të territorit urban të Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit është në linjë me propozimet e Planit të Integruar të Menaxhimit dhe synon kufizimin e zhvillimit të mëtejshëm urban të zonës; c) nuk ka sjellë asnjë cenim të Vlerave të Jashtëzako­nshme Universale të pasurisë botërore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania