Panorama (Albania)

Shqipëria zgjat me 3 vite afatin e pjesëmarrj­es së ushtarëve në misionin e KFOR

-

Këshilli i Ministrave vendosi dje që të zgjasë pjesëmarrj­en e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacion ushtarak ndërkombët­ar të KFOR- it në Kosovë. Pjesëmarrj­a e Forcave të Armatosura në operacioni­n ushtarak të KFOR në Kosovë përfundont­e më 31 dhjetor 2024 dhe tanimë është zgjatur edhe për 3 vite të tjera, deri më 31 dhjetor 2027. Po ashtu, sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6 000 lekë dhe është bërë 12 000 mijë lekë. Kjo është hera e dytë që merret vendimi për zgjatjen e pjesëmarrj­es së trupave tanë me KFOR në Kosovë, pasi u vendos në vitin 2005. Vendimi i radhës u mor në vitin 2014, ku u vendos zgjatja për 10 vite deri më 2024 dhe tanimë sërish me 3 vite, deri në 2027. “Në vendimin nr. 910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: a) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘ 4. Kohëzgjatj­a e këtij misioni është deri më 31 dhjetor 2024. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësue­s, të jetë me sistem rotacioni çdo 6 ( gjashtë) muaj dhe 1 ( një) vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjen­tin e radhës ( marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transporti­t strategjik)’. b) Shkronja ‘ a’, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon: ‘ a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 ( gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore’. 2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohe­n nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania