Panorama (Albania)

Raporti i EUROSTAT, deputetja Tabaku: Sektorët kryesorë janë lënë në harresëa

-

Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, reagoi dje pas publikimit të të dhënave të EUROSTAT që tregojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 40% e PBBsë, duke u renditur të fundit në Ballkanin Perëndimor. Ajo thekson se përgjigja është te vizioni qeverisë shqiptare. “Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve “Made in Albania”, që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombët­are dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre”, - thekson ajo. Tabaku shprehet se sektorët kryesorë dhe prioritete­t kryesore janë lënë në harresë. “Si janë familjet shqiptare sot? Pas 12 viteve të qeverisë socialiste a janë më mirë familjet shqiptare apo j o? Përgjigja është këtu! Të dhënat e EUROSTAT tregojnë që të ardhurat për frymë janë sa 40% e PBB- së, të fundit në Ballkanin Perëndimor. Të fundit në Europë dhe të pakrahasue­shëm me askënd. Atëherë kjo rritje e madhe dhe ky prosperite­t i propagandë­s përse nuk përjetohet në xhepat e shqiptarëv­e? Përgjigja është te vizioni qeverisë! Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve ‘ Made in Albania’ që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombët­are dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre. Ndërsa sektorët kryesorë dhe prioritete­t kryesore janë lënë në harresë. Sot, bujqësia është në tri vite të njëpasnjës­hme në rënie. Pse nuk po reflektohe­t kjo rritje e madhe në turizëm në gjithë sektorin, në zinxhirin e vlerës të 300 mijë fermerëve shqiptarë? Pse në pikun e turizmit bie konsumi me 0.53%? Pikërisht prej pabarazisë së krijuar, informalit­etit e prej sistemit të ngritur, prej sistemit korruptiv të ngritur, që nuk promovon me të vërtetë ato që punojnë, por promovon ato modele e raste që nuk japin mbrapsht në ekonomi. Këtë duhet ta luftojmë”, - tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania