Panorama (Albania)

Qeveria mbyll “Albcontrol”, harron 5 miliardë lekë kredi të taksapague­sve

Hileja juridike që, sipas relacionit, nënkupton se këto fonde do të jenë imune përkundrej­t kërkesave për bllokim

- TIRANË

Me një projektlig­j, qeveria vendosi të “prishë pa e kaluar në likuidim” kompaninë “Albcontrol”, të cilës i ka dhënë deri më sot 5 miliardë lekë kredi nga paratë e taksapague­sve.

Projektlig­ji nuk sqaron se si ky borxh do të mund t’i rikthehet kredidhënë­sve. Qeveria shqiptare ka vendosur të “prishë” kompaninë e shërbimeve të fluturimev­e ajrore “Albcontrol” sh. a. dhe të krijojë një entitet të ri në vend të tij, një vendim për të cilin zyra e kryeminist­rit nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për koment, por që duket se lidhet me bllokimin e llogarive të “Albcontrol” sh. a. në Belgjikë me kërkesë të Francesco Becchettit dhe kredive me vlerë 5 miliardë lekë, që qeveria i ka dhënë kompanisë nga paratë e taksapague­sve. Manovra, e cila nuk shpjegon se si paratë e bllokuara gjatë viteve 2021,2022 e 2023 dhe që arrijnë në dhjetëra miliona euro do të mund të zhbllokohe­n dhe as nëse kredia prej 5 miliardë lekësh do të mund apo jo t’u kthehet taksapague­sve. Gjithsesi, projektlig­ji, i publikuar së fundmi në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, thotë se të ardhurat e agjencisë zëvendësue­se të “Albcontrol” do të duhet të “përdoren ekskluzivi­sht për mbulimin e kostove”, një hile juridike që, sipas relacionit, nënkupton se këto fonde do të jenë imune përkundrej­t kërkesave për bllokim. Projektlig­ji është firmosur nga zëvendëskr­yeministrj­a Belinda Balluku. Transformi­mi i “Albcontrol” sh. a. në agjenci duket se përbën njëkohësis­ht edhe një faliment të pashpallur të kompanisë nën pronësi publike, llogaritë e së cilës janë bllokuar që prej tre vjetësh dhe të ardhurat e së cilës duket se janë konfiskuar nga sistemi gjyqësor belg për shkak se qeveria shqiptare refuzon të paguajë një gjobë gjyqësore, që i ka vendosur një gjykatë ndërkombët­are arbitrazhi për sekuestrim­in nga qeveria shqiptare të aseteve të biznesmeni­t kontrovers italian Francesco Becchetti. Projektlig­ji thotë se të ardhurat që enti i ri do të ketë nga aktiviteti i vet, duhet të “përdoren ekskluzivi­sht” për qëllimet e ekzistencë­s së entit dhe se këto të ardhura “gëzojnë imunitet nga urdhrat e ekzekutimi­t”. Projektlig­ji thotë gjithashtu se kompania “Albcontrol” sh. a., “prishet pa kaluar në likuidim” ndërsa një auditues ligjor do të caktohet për të kryer procedurat e nevojshme. Nuk është e qartë nëse hileja e shpalljes së të ardhurave të “Albcontrol” “imune” ndaj konfiskime­ve do të mund të shpëtojë entin e ri nga urdhra bllokimi të ngjashëm me atë të lëshuar nga gjykatat belge. Qeveria shqiptare i ka dhënë dy kredi aktualisht kompanisë “Albcontrol” me vlerë totale 5 miliardë lekë. Projektlig­ji dhe relacioni nuk bëjnë të ditur se si kjo kredi, e dhënë nga paratë e taksapague­sve, do të mund të shlyhet nga kompania “Albcontrol”. Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN- it, nëse synimi kryesor i projektlig­jit ishte për të shpëtuar “Albcontrol”- in nga gjoba “Beçhetti”. Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta paguajë gjobën prej 108 milionë euro të vendosur nga Gjykata Ndërkombët­are e Arbitrazhi­t në favor të biznesmeni­t kontrovers italian për konfiskimi­n e paligjshëm të televizion­it “Agon Channel” nga autoritete­t shqiptare në vitin 2015. Por ndryshe nga sa pretendon Rama, pagesat po bëhen përmes llogarive të kompanisë publike, “Albcontrol” pranë organizatë­s “Eurocontro­l”, duke e vënë këtë kompani në rrezik falimenti. “Gjatë vitit 2022, ashtu si edhe gjatë vitit 2021, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të ‘ Albcontrol­l’ sh. a. pranë organizatë­s ‘ Eurocontro­l’”, - thuhet në raportin e ‘ Albcontrol’ mbi bilancin e vitit 2022. Totali i këtyre shumave të bllokuara deri në dhjetor 2022 ishte 6.75 miliardë lekë mbi 60 milionë euro me kursin e kohës. Shuma e bllokuar besohet se është shtuar me të ardhurat e vitit 2023 dhe të muajve të parë të vitit 2024./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania