Panorama (Albania)

Gjykata e Lezhës mban në qeli portugezin Ruben Saraiva, avokati: Do ta apeloj

-

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmeni­t Ardian Nikulaj me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28- vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kishte kërkuar një masë sigurimi më të butë. Vendimi i mor nga gjyqtari Ilir Perdeda, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili u paraqit në gjykatë nën masa të forta sigurie. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka vijuar të mbajë qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa avokati mbrojtës tha se do ta ankimojnë vendimin e arrestit me burg në Gjykatën e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, pasi sipas tij, prokuroria nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetëm dyshime të pabazuara në fakte. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoritete­ve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim­in e Tiranës në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj. Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i kësaj vrasjeje. Arrestimi i Haxhisë dhe akuzat ndaj tij u lëshuan pak ditë pas ngjarjes, teksa e lidhen të riun me vrasje për gjakmarrje. Por si për Haxhinë, ashtu edhe për britanikët, autoritete­t shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimi­n e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim. Vrasja e biznesmeni­t Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima, madje dy të rinj u vranë vetëm pak kohë as ekzekutimi­t të biznesmeni­t, por për asnjërin prej tyre policia dhe as Prokuroria e Lezhës nuk kanë asnjë autor të dyshuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania