Panorama (Albania)

Atentatinë­larushk, në pranga dydjem nga Miloti, njëri dyshohet si autor

Policia e Tiranës dha detaje për dinamikën e ngjarjes së 15 marsit, një mjet “Golf 7” dyshohet se lëvizi vrasësit e ish- policit Bejtja

- TIRANE

Policia e Tiranës ka bërë me dije dje se ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur pasditen e 15 marsit.

Atentati i tipit mafioz ndodhi në shtëpinë e tij, në fshatin Larushk të FushëKrujë­s. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ekzekutimi­t të ishefektiv­it. Sipas tyre, është arrestuar për vrasjen shtetasi me 3 mbiemra Ilir Beqaraj ( alias Brahimi, alias Mançellari) si autor i dyshuar i krimit, ndërsa është ndaluar Edison Haxhiu, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Sipas policisë, autorët janë afruar te banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin tip “Land Rover Discover” dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushk- Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të FushëKrujë­s, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë- Fushë

Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e FushëKrujë­s dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

ZBULIMI NËPËRMJET MAKINËS

“Golf”- i sipas të dhënave të policisë është në pronësi të 29- vjeçarit Edison Haxhiu dhe është përdorur nga 40- vjeçari Ilir Beqaraj, i dyshuar për ekzekutimi­n e Gentjan Bejtjas. Gjatë kontrollit të banesës së Ilir Beqaraj u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mbishkrimi­n ‘ VALTER’ me tetë fishekë, një armë zjarri e markës ‘ BENELLI’, e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse- dhënëse me mbishkrimi­n ‘ MIDLAND XT70’, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikua­r’ pasi fotografia është e ngjashme me fotografin­ë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikua­r’ pasi fotografia është e ngjashme me fotografin­ë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës ‘ iPhone’ dhe një aparat celular i markës ‘ Samsung’. 40vjeçari, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale ‘ Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit’ dhe ‘ Falsifikim­it të dokumentev­e’. Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja”, - raportojnë uniformat blu. Gjithashtu u ndalua edhe Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

KËRKIMI DHE DYSHIMI

Ilir Beqaraj, që sipas policisë është edhe lidhje e afërt e Ylli Brahimit, të riut që i mbijetoi një pritë brutale në Milot, ku në atë ngjarje humbi jetën miku i tij, Klisman Preçi, banonte në një vilë në zonën e Lundrës. Policia që ka gjurmuar pikërisht mjetin që largoi autorët, bën me dije se Beqaraj e kishte të punësuar Edison Haxhiun, një djalë të ri nga zona e Milotit, ku shpesh e përdorte për të kryer ndonjë punë të famil

jes, madje ai i lëvizte edhe fëmijët Beqarajt. Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Lezhës, e cila është udhëzuar të kryente kontroll në banesat e dy personave të arrestuar në Tiranë, është bërë me dije se asnjëri nuk janë gjendur në shtëpi dhe se familjarët e tyre kanë treguar se djemtë banonin në Tiranë. Por nëse për personin që akuzohet si atentator i ishpolicit Bejtja, policia e ka gjetur vendbanimi­n e tij për Edison Haxhiun askush nuk

di të thotë se ku banonte në Tiranë. Policia ka vetëm pamjen e makinës, makinë që më pas u gjet në lavazh në afërsi të TEG, ndërkohë që përveç dy armëve të gjetura në banesën luksoze të Beqarajt, policia e Tiranës nuk ka asnjë provë konkrete që e lidh këtë të fundit me vrasjen e Bejtjas. Përpos këtij fakti, në vendin e ngjarjes sipas familjes së viktimës kanë qenë 4 persona, tre prej të cilëve ka qëlluar për vdekje shënjestrë­n e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania