Panorama (Albania)

Lista e shpronësim­eve, 716 pronarët në Thumanë që marrin 1.3 miliardë lekë

Ndryshon masa e kompensimi­t për banorët që preken nga Thumanë- Vorë- Kashar Emrat e përfituesv­e në katër qytete: Tiranë, Krujë, Kamzë dhe Vorë, të cilët shpronësoh­en për interes publik

- TIRANE

Rritet vlera e shpronësim­eve për projektin e rrugës Thumanë- VorëKashar.

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në masën e përfitimit për banorët që preken nga projekti duke trefishuar masën e kompensimi­t të tyre. Kështu që në total, nuk do të jenë afro 420 milionë lekë, por mbi 1.3 miliardë, tre fish më tepër se masa fillestare e kompensimi­t, masë e cila do të ndahet midis 716 qytetarëve, emrat e të cilëve gjenden në listën e mëposhtme. "Në pikën 4, vlera ' Në vendimin nr. 332, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave', të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon: Pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që shpronësoh­en, kompensohe­n në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për pasuritë, objekt shpronësim­i, me një vlerë të përgjithsh­me prej 1 341 870 037.48 ( një miliard e treqind e dyzet e një milionë e tetëqind e shtatëdhje­të mijë e tridhjetë e shtatë pikë dyzet e tetë) lekësh. 420 537 115.55 ( katërqind e njëzet milionë e pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëmbëdhj­etë pikë pesëdhjetë e pesë) lekë zëvendësoh­et me vlerën "1 341 870 037.48 ( një miliard e treqind e dyzet e një milionë e tetëqind e shtatëdhje­të mijë e tridhjetë e shtatë pikë dyzet e tetë) lekë", citohet në vendimin e qeverisë që ka hyrë në fuqi tashmë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Secili mund të gjejë masën e përfitimit që i takon dhe që brenda pak ditësh do të lëvrohet në numrin e llogarisë bankare që ka dorëzuar. Sakaq, zyrat kadastrale të katër qyteteve do të bëjnë ndryshimin e pronësisë duke ia kaluar në favor të qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania