Panorama (Albania)

Tkurrja e popullsisë, mbi 9 mijë shqiptarë aplikuan për azil më 2023

Të dhënat e EUROSTAT: Franca, Gjermania e Italia, vendet më të preferuara për shqiptarët. 30 për qind më pak aplikime se më 2022

- TIRANE

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit. Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administru­ar 10% të totalit të aplikimeve.

Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracion­i nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023- t kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me 2022shin, aplikimet për azil kanë shënuar një rënie prej 30%. Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023- shit u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime. Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallëri­m, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas, dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit.

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit. Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administru­ar 10% të totalit të aplikimeve.

AZIL NË EUROPË

Sipas Eurostat, në dhjetor e vitit të kaluar 77,755 qytetarë jo të BE- së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombët­are në vende e Bashkimit Europian, një rënie pre 3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 ( 80,540).

Kishte gjithashtu 5,595 aplikime përsëritës­e, që përfaqëson një rënie prej 12% krahasuar me dhjetorin 2022 ( 6,365). Sirianët, turqit dhe afganët mbeten grupet më të mëdha të azilkërkue­sve

Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil në muajin dhjetor ( 13 945 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga turqit ( 7 710), afganët ( 6 055), venezuelia­nët ( 4 780) dhe kolumbianë­t ( 4 105). Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia përbëjnë 79% të të gjithë aplikantëv­e për azil për herë të parë

Gjermania ( 23 020), Franca ( 11 435), Spanja ( 10 750), Italia ( 10 160) dhe Greqia ( 6 260) vijuan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke zënë 79% të të gjithë azilkërkue­sve.

Në dhjetor 2023, totali i BE- së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 17.3 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE- së ( më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistrua­r për herë të parë në dhjetor 2023 u regjistrua­n në Qipro ( 111.2) dhe Greqi ( 60.2).

TE MITURIT

Dy mijë e 315 të mitur të pashoqërua­r aplikuan për azil për herë të parë në BE në fund të vitit 2023, ku shumica vinin nga Siria ( 775) dhe Afganistan­i ( 375). Vendet e BEsë që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqërua­r ishin Gjermania ( 740), Holanda ( 450), Greqia ( 245), Belgjika ( 205) dhe Spanja ( 205).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania