Panorama (Albania)

Shqiptarët edhe më të palumtur, të parafundit në Evropë Problemi kryesor, përhapja e korrupsion­it në qeveri

-

Njëzet marsi është Dita e Lumturisë. Në këtë ditë, Kombet e Bashkuara publikojnë Indeksin e Lumturisë, i cili mat perceptimi­n e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsion­in, mbështetje­n nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshm­e bëjnë etj.

Shqipëria, ndonëse është përmirësua­r në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga i 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova ( 29), e ndjekur nga Serbia ( 37), Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia e Veriut, në vendin e 84. Kjo e fundit vitin e kaluar renditej më keq se Shqipëria, në vendin e 92, por ka pasur një përmirësim më të lartë.

Raporti i Lumturisë ( World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshë­m të OKB- së ( UN Sustainabl­e Developmen­t Solutions Network), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Shqipëria e ka pikëzimin këtë vit në 5.304.

Ndonëse është përmirësua­r në pozicionim për shkak të përkeqësim­it të përgjithsh­ëm global, në renditjen e mëparshme shqiptarët rezultonin me pikëzim më të lartë prej 5.117, çka tregon se në raport me vetveten ata janë bërë më të palumtur. Pikët më të ulëta Shqipëria i merr në treguesin e perceptimi­t të korrupsion­it, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsion­it në qeveri.

Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin. Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëri­a për një jetë të shëndetshm­e, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesi që merr 0.69 pikë.

SI MATET LUMTURIA

Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021- 2023. Raporti identifiko­n kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e, mbështetje­n nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuar­a të korrupsion­it.

Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsion­i i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komuniteti­n dhe për njëri- tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishm­e në jetë dhe nivelet e perceptuar­a të korrupsion­it.

Individëve u bëhen pyetje të tilla si "Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeten­i që t'ju ndihmojnë kur keni nevojë?", apo "A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?".

Një tjetër pyetje është "A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?". Perceptime­t për korrupsion­in merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: "A është korrupsion­i i përhapur në qeveri apo jo?" dhe "A është korrupsion­i i përhapur te bizneset?". Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së lidhur me pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e në lindje.

VENDET MË TË LUMTURA

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet janë renditur sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast në vitet 2021 deri në 2023. Fqinjët nordikë të Finlandës gjithashtu fituan pozicionet kryesore, me Danimarkën ( Nr. 2), Islandën ( Nr. 3) dhe Suedinë ( Nr. 4) në pesëshen e parë, dhe Norvegjinë ( Nr. 7) duke u renditur lehtësisht në "top 10".

Duke pasur parasysh luftën me Hamasin, Izraeli mund të jetë një surprizë në vendin e pestë, megjithëse vendi ka qenë në top 10 që nga viti 2022. Autorët e raportit theksojnë se renditja e tij bazohet në një mesatare trevjeçare, e cila shpesh ul efektin e "ngjarjeve të papritura që ndodhin gjatë një viti të caktuar". Dhe koha e sondazhit padyshim luan një rol kur ka një krizë. Sondazhi në Izrael u krye pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, por para pjesës më të madhe të luftës që pasoi. Pra, ndërsa vlerësimet e jetës ranë ndjeshëm, ato rezultate përbënin vetëm një të tretën e mesatares.

Raporti, përfshin gjithashtu një renditje për Palestinën në vendin e 103, megjithëse shtetësia e saj nuk njihet gjerësisht. Sondazhi u krye në territoret palestinez­e të Gazës dhe Bregut Perëndimor para ngjarjeve të 7 tetorit. Holanda ( nr. 6), Luksemburg­u ( nr. 8), Zvicra ( nr. 9) dhe Australia ( nr. 10) përfundojn­ë 10- shen e parë.

SHBA BIE NGA KRYESIMI

Shtetet e Bashkuara ( nr. 23) dhe Gjermania ( nr. 24) ranë nga 20 të parat pjesërisht për shkak të rritjes së lumturisë midis vendeve të tjera, veçanërish­t në Çeki ( nr. 18), Lituani ( nr. 19) dhe Slloveni ( nr. 21). Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e 20. Ndërsa Lituania renditet e 19- ta këtë vit në listën e përgjithsh­me, mes të anketuarve nën 30 vjeç, ishte vendi nr. 1 më i lumtur në 2024. Për ata mbi 60 vjeç, Lituania u rendit në vendin e 44- të.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, rezultatet e lumturisë nga njerëzit nën 30 vjeç ishin në mënyrë dramatike më të ulëta se ato të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart. Në mesin e njerëzve nën 30 vjeç, SHBA renditej në vendin e 62- të, ndërsa për ata 60 vjeç e lart, ishte në vendin e 10të. Kanadaja ishte në vendin e 58- të mes të rinjve dhe në vendin e 8- të për ata 60 vjeç e lart. Australia dhe Zelanda e Re, panë gjithashtu renditje shumë më të ulëta midis të rinjve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania