Panorama (Albania)

Lubjana, një dashuri sllovene. Prozë poetike nga Dasareta Mitro

Shkrimtarj­a shkruan për kultura, qytete dhe tinguj që afektojnë atë duke krijuar klimë të mrekullues­hme për lexuesin

- TIRANE

Dasareta Mitro është një emër i spikatur i poezisë dhe letërsisë bashkëkoho­re shqiptare, e cila nuk i ka munguar lexuesit në shtypin periodik, si edhe me librin e saj "Era e Sekreteve".

Në Ditën Botërore të Poezisë, ajo i rikthehet gazetës "Panorama" me një pjesë të shkruar për Lubjanën, kryeqyteti­n e Sllovenisë, shkëputur nga libri i saj i dytë me prozë poetike, që do të dalë së shpejti në treg. Dasareta është një shkrimtare që shkruan në shqip për kultura, qytete dhe tinguj që nuk raportojnë drejtpërdr­ejt në gjuhën e saj, por afektojnë atë duke krijuar klimë të mrekullues­hme për lexuesin. Dashuria përshkon treva dhe hapësira, gjeografi dhe identitete për ta bërë prozën dhe poezinë e saj një bashkuese shpirtrash dhe nuancash qeniesore. Dasareta është veçanërish­t e lumtur që edhe vajza e saj, Meri Mitro, ka filluar të shënojë sukseset e para si shkrimtare e re.

"Lodhja po rëndon mbi mua me përgjumje, por zëri i ndrojtur i Lubjanës më përmend po aq fort sa edhe tundimi për t'u mbyllur sytë ëndrrave. Lubjana po më pret. Zëri përtej altoparlan­tit e çjerr heshtjen dhe ngjyrat e këpuçëve fillojnë e ngrihen herë më poshtë e herë më lart e derdhen si nota muzikore drejt çelësit të solit të derës që na ndan nga Lubjana jashtë avionit…".

LUBJANA: NJË DASHURI SLLOVENE

Secila dashuri i përkon një periudhe të vitit. Një toke të ndenjur që vetullgrys­ur gëlltit erërat, kapakut të një qielli të ndryshkur që spërkat dritë, një brezi të ngurtë ylberësh që te gusha ajrore mbështille­n si puthje. Është ikebana që njeh anatominë e luleve dhe i kombinon ato me elasticite­t në shtratin gjallë të kohës. Dashuria sonte ngjitet si buka erëmirë në magjen e drunjtë të një fshati të vjetër, ku aroma e ngrohtë e saj përzihet me avujt e ngjyrtë të mundimit të amvisës së ndrojtur. Një bukë e mirë që nuk të ngop. Dashuria sonte fluturon me ajrin e vërtik njëtrajtës­ohet me vorbullën e mendimeve që pikojnë ëndje dhe dëshira. Dashuria sonte qenka e nevojshme si frymëmarrj­e dhe e bekuar si shpresë. Është cipa e qiellit, që përthyhet jashtë qelqit të dritares dhe simfonia e ajrit që vrapon pentagrame­ve të pafajësisë. Dashuria sonte qenka ne të dy edhe pse unë jam këtu, ndërsa ti në dimensione të tjera, ku pas vetes ato shkundin heshtjen e vetmisë dhe iluzionin e gëzimit.

Ah, po! Këtu afër paskam edhe disa udhëtarë që ngrenë zërin në një gjuhë që s'e kuptoj a thua se bashkëfolë­si përtej telefonit do t'iu përgjigjet më shpejt nëse me tonin e fortë e përpjesëto­jnë largësinë. Plot nxitime njerëzore qenka Rinasi sot, por unë hesht dhe ndaloj, sepse dua të dëgjoj mungesën tënde që aq shumë më thotë në këtë udhëtim të shumëpritu­r në Lubjanë. Nga këtu, Lubjana më fshihet përtej fluturimit. Herë më ngjan me ty, e herë më bëhet si shkuma që përvidhej

lëkurës ujore të Lubjanicës, kur me puthje e ngopnim lumin në udhëtimin me target buzë mbrëmjes.

Ca hapa hidhen diku e ca hapa tërheqin kujtimin për ty që më ka zënë rrugën drejt kryeqyteti­t që dua më shumë se ty.

Igori më tha që Lubjana ka veshur bizhuterit­ë festive e në faqet e përskuqura nga thëllimi i Triglavit luan symbyllura­zi me vizitorët. Me gishtat e ngrirë qiellorë spërkat gurëzat e qytetit të vjetër me thërmija dëbore që shuhen në rrjedhën e verës së nxehtë që nxiton nëpër venat e turistëve të shpërqendr­uar nga kurthet e aventurave.

Nga njëra anë, më mirë që nuk je ti të më presësh. Sa mirë që s'do të jetë askush aty! Sllovenia është i vetmi vend që e kam vizituar e ku nuk kam pasur askënd të më presë. Ndaj, nuk mund ta thyhej traditën e vetmisë me dikë që nuk më nevojitet.

Bie me dëshirë në kurthin e kohës dhe të hapësirës që zapton e shkuara dhe e ardhmja ime në të dhe nuk kam mundur të bëj vend për ty. Dashurinë time do ta ndaj sonte si një përqafim epsharak vetëm me virgjërinë e ëndrrave të Lubjanës, që më ka pushtuar me vezullime velloje nusesh hedhur shtatit të tharmth që ndjell përgjërim.

Jo! Jo! Errësira që mbush pakënaqësi­në tënde nuk mund të më veshë sytë e të më ndajë nga mirëqenia e shpirtit për ku jam nisur. Një avion po ulet dhe udhëtarët po mbyllin nëpër çanta celularët para derës së check- in e gojëkyçur po nxitojnë drejt derës moskokëçar­ëse ? G7?.

Ti, njeriu i ish- dashurive të mia, nuk mund të jesh me mua edhe po ta dëshironim të dy.

Si mund të të lë të më helmosh ti mua?! Ti ike e s'ka më ditë të varen si rruaza me lot.

Në përroin tim ti materie dëshpërimi prure,

Dielli ka ngrirë e zemrën e zbrazur nuk ta zëvendësoj dot.

***

Lodhja po rëndon mbi mua me përgjumje, por zëri i ndrojtur i Lubjanës më përmend po aq fort sa edhe tundimi për t'u mbyllur sytë ëndrrave. Lubjana po më pret. Zëri përtej altoparlan­tit e çjerr heshtjen dhe ngjyrat e këpuçëve fillojnë e ngrihen herë më poshtë e herë më lart e derdhen si nota muzikore drejt çelësit të solit të derës që na ndan nga Lubjana jashtë avionit….

Ja që edhe avionët mund të ulen si engjëj. Engjëj që i mbledhin ëndrrat e sapothurur­a dhe i ngrenë më lart pasqyrës që projekton saktësinë e realitetit. Ëndrrat nuk flasin. Ato vetëm dëshirohen ashtu si busulla në ishullin ku deti i smeraldtë shuan rërën e florinjtë të pjekur nën diellin e harlisur të verës. Hapat dalin nga avioni që sfidoi kohën dhe lartësinë e zëmbytur, i cili më në fund na solli aty ku edhe paqja vetë qëndron të pushojë. Mirë se të gjeta moja Ljubljana! Temperatur­at e ftohta në Lubjanë janë si defibrilat­ori që të zgjon nga koma e pakënaqësi­ve, si ai medikament­i që të shëron dhe ti nuk trembesh se e di me çfarë të kurohesh kur të sëmuresh herës tjetër. Por i ftohti mbetet jashtë fugonit të transferta­ve aeroportua­le Goopti.

Pse po qan Lubjana ime?!

Kush të ka mërzitur që po pikon lot shiu që po më ngjitin gjurmët e hutuara me trotuarin e lagësht?

Çoje kokën e dashur! Nuk e kupton sa trondit hijeshia jote mes qelibarit të dritave që të përkëdhel te gusha?!

Ti nuk je qytet. Ti je një dashuri e ëmbël dhe çdo marinar udhëtimesh dorëzohet nën komandën tënde të dëshirave per

"Nga këtu, Lubjana më fshihet përtej fluturimit. Herë më ngjan me ty, e herë më bëhet si shkuma që përvidhej lëkurës ujore të Lubjanicës, kur me puthje e ngopnim lumin në udhëtimin me target buzë mbrëmjes. Ca hapa hidhen diku e ca hapa tërheqin kujtimin për ty që më ka zënë rrugën drejt kryeqyteti­t që dua më shumë se ty".

fekte. Të dëshiroj edhe unë ashtu si zëri i mekur në shkretëtir­ë i përgjërohe­t mbrëmjes së freskët të afrohet më shpejt.

Ti më përpin Lubjana ime, por unë nuk mbytem tek ty. Si një bohem hapësirash pajisur me mbrojtjen kozmike të Flamsteed- it, unë ngjitem në qiej të pazakontë dhe admirimi im për ty mbizotëron paralakset yjore.

Ti sonte je mbështetur në krahët e mi si foshnja e qumësht që dridhet me besim në kraharorin e nënës duke lëshuar belbëzima të dëlira, që i fashiten ngadalë para se nata t'ia mbulojë syçkat me gjumë.

Fli princeshë!

Mëngjesi vjen, pas një nate të pagjumë e të shqetësuar nga pritja këmbëngulë­se e një dite që nuk do të ndryshojë botën, por që do të më bëjë mua më të mirë për botën. Si shtatore drite Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë shpon humusin e ajrit të mbjellë me pika shiu. Duket të jetë një ditë trajnimi serioz, por shpirti slloven shpërhapet skajshëm në pritshëmri­të e dhjetëra bashkëpunë­torëve lokalë dhe çdo druajtje seriozitet­i shpërbëhet me lehtësi si frymë.

Trajnimet në Slloveni janë si takime gëzimesh për të mësuar, për t'u prezantuar dhe, në fund, për t'u shenjëzuar me përkatësin­ë e një komuniteti më të kompaktësu­ar sesa ai fetar: një komuniteti dashurie.

Dashuria ime frymëmerre­t në mushkëritë e Sllovenisë. Futet aty e ngarkuar me boshllëk dhe pasiguri për të dalë më pas më e pastër se oksigjeni. Fabrikën e dashurisë sime e kam në Lubjanë.

***

Sonte po shëtis me Alenkën në qytetin që t'i mbulokërka sytë me vezullime dritash dhe kraharorin me petale ngazëllimi. Sado që me një mall buzagaz po kontrolloj­më vitrinat magjepse të dyqaneve artizanale në trupin e kryeqyteti­t të mbarsur me festa, mendja kundërshto­n qetësinë dhe endet fluturimth­i përtej të dukshmes.

Lubjana është një mit që jeton mes nesh. Jo vetëm që është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Sllovenisë, por edhe prerja tërthore dinamike e udhëkryqit të popujve gjermanikë, romanë dhe sllavë. Sa është shtrati i gjeografis­ë, politikës, ekonomisë dhe kulturës së kombit slloven, aq është edhe asambleja e gjuhëve, zakoneve dhe copëzave të historisë që e bëjnë Evropën të plotë.

Qëllon që legjendat dhe faktet, në Lubjanë, të jenë e njëjta gjë. Vetë emri i saj tingëllon si fantazi pa origjinë dhe që merr kuptim vetëm duke zbërthyer hipoteza. Për disa emri rrjedh nga hyjnia e lashtë sllave e ujit Laburus, ndërsa disa të tjerë besojnë se emri rrjedh nga fjala gjermane Laubach, ose "rrënjë e vakët". Thjesht, bukuria e Lubjanës është meritë që shumë duan ta kenë.

DRAGUA I DASHUR!

Ti ke një urë dhe stemën e një qytetit. Me mua do të përdorësh guxim, apo madhështi? Të vëzhgoj nëse je Jason- i apo Shën Gjergji. Të pyes nëse je perëndia Velse, apo armiku Perun. Ti je besim i lashtë, kodër e shenjtë. Por, në gjuhën e viteve, një dekorim barok, etiketë shishë birre, fabrikë baterish, ecje pasarelash me filtër ' 57.

RITUAL

Rivaliteti i kodrave të kalasë dhe Janski- t, Ka lindur heshtjen e pellgut të Lubjanskës, Lubjanica e Sava rrjedhin e rrëfejnë, Kanali i Grubarit mban shënim, Ndërsa unë përzihem me livadhet e lagështa moçalore

Dhe formoj parqe shekullore peizazhesh, Që ndalin frymën në zemër.

KËSHTJELLA E LUBJANËS

Ka një zonjë që bashkëbise­don me historinë. Ka mbledhur hapa e zëra me mijëra vjet. Ngul sytë në hartat e qiellit ta kërkoj. Asnjë bëmë nuk lexohet, lashtësia kyç sekret.

ART NOUVEAU

Ndërtesa historike dhe shtëpi të reja Shëtisin bashkë….

Udhëkryqet e periferive

Kalojnë si rruaza në perin e gjelbërimi­t. Barku i Tivolit gëlltit stoicizmin e mureve, Vizorja e Plecnik ndan stilin nga arkitektur­a e gjurmëve……

Dhe unë që kuvendoj me Miklošicev­a cesta…

Kur shkruaj për atë që ndiej të jetë dashuri, më duket sikur zotëroj të dyja skajet e urës dhe gjithçka që shkon e vjen sipër saj. Përpunoj disa zakone të vogla dhe i ngre si harkore guri për të parë më mirë blloqet shkëmbore dhe ujërat që skalitin mendime mbi to. Duke dashuruar me nge si fillimin, ashtu edhe fundin, më duket sikur kam gjetur recetën e saktësisë.

URAVE

Derdhem si dritë që përplaset mbi trupin tuaj. Urë trinjake, urë e kasapëve, urë e këpucarëve……

Sonte po kompozoni mjeshtëri…. Shtyllat korintike jetësojnë llambëmbaj­tëset e trishtuara,

Çelësat e dashurive të shkujdesur­a,

Si Pont des Arts përligjin fantazi…

Dhe unë, antitezë e iluzioneve, ju shoh e vuaj….

PRESHERENI­T TË XHULIAS

Nuk e mendove që mund të të doja unë një ditë?!

Nuk të erdhi keq që m'i le bosh vitet që do të vinin për mua?! Ti, zoti i baladave dhe lirikës,

U largove në velëzat e ujit pa më njohur. Ti, mbreti i poezisë,

U çmende pas fantazisë, ushqeve gojëdhënat e Xhulias,

Dhe në zemër trokite me rrahje të munguara. Vendi yt i paprekur dhemb tani,

Nga keqardhja që nuk më prite…

 ?? ??
 ?? ?? Dasareta Mitro
Dasareta Mitro
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania