Panorama (Albania)

"Serbia Dilematike- Tektonikë, Gjeopoliti­ke Ballkanike", sipas Lisien Bashkurtit

Në qendër ka Serbinë, dilemat e saj të gjithanshm­e, si dhe impaktin tektonik gjeopoliti­k që ato shkaktojnë në Ballkan

- JURGEN HAXHIU

Këto ditë lexuesi shqiptar, por jo vetëm, po merr në duar librin e 27 të autorit të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, prof. assoc. dr. Lisen Bashkurti, "Serbia Dilematike- Tektonikë Gjeopoliti­ke Ballkanike".

Është një nga monografit­ë shkencore më të rëndësishm­e të autorit, duke pasur parasyshë që ka në qëndër Serbinë, dilemat e saj të gjithanshm­e si dhe impaktin tektonik gjeopoliti­k që ato shkaktojnë në Ballkan.

Lisen Bashkurti është autor shumë kompleks, por gjithnjë brenda fushës së shkencave politike, marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe diplomacis­ë. Në të gjitha këto fusha ai ka eksploruar thuajse aspektet themelore, bazuar në kërkime dhe analiza të gjëra dhe të thella, duke krijuar kështu një korpus botimesh, që kanë formuar tanimë një bibliotekë të tërë që është shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e gjetkë. Ky është një kontribut i shquar i Bashkurtit në një fushë ku ka pasur një vakum të madh të së kaluarës. Në këtë aspekt mund të thuhet pa hezitim se Lisen Bashkurti, që shumë e thërrasin "profesor" dhe shumë të tjerë "ambasador" është një personalit­et pionier në historinë e mendimit shkencor të shkencave politike, marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe diplomacis­ë shqiptare.

Libri që sapo ka dalë nga botimi, "Serbia Dilematike- Tektonikë Gjepolitik­e Ballkanike", është i organizuar me një hyrje, shtatë kapituj dhe konkluzion­e. Në hyrje autori na jep një vështrim shumë të gjërë mbi historinë e formimit të mendimit politik të Serbisë, duke filluar nga parashtrim­i i doktrinës së "Nacertanie­s" i Ilia Garashanin­it dhe duke vazhduar me doktrinën e Serbisë etno- gjuhësore të Vuk Karaxhic bazuar në formimin etno- gjuhësor serb dhe degë të tjera doktrinare si doktrina e ekspansion­it ekonomik serb e Jovan Cvijic, doktrina operaciona­le e doktrina kriminale e "Cerna Rukas", Traktati i Nishit dhe koncepti pansllav i Nikola Pashicit, doktrina radikale e Vasa Cubrilovic­it, "Përzënia e Shqiptarëv­e", e Ivo Andricit, doktrina militarist­e e Stefan Moljevicit "Serbia homogjene", memorandum SANU, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë udhëhequr nga Dobrica Cosic, si dhe platforma e Sllobodan Milloshevi­çit - të gjitha me karakter të thekshëm nacionalis­t dhe frymë ekspansion­iste. Hyrja është thuasje një studim më vehte për nga gjërësia dhe thellësia që përmban dhe që përbën shtratin mbi të cilin mbështetet nacionaliz­mi radikal dhe ekspansiv s, erb në Ballkan.

Në kapitullin e parë, "Dilemat Serbe gjatë dhe pas shpërbërje­s së Jugosllavi­së", Bashkurti nisë analizën e thellë diakronike dhe dioptrike të dilemave të Milloshevi­çit midis nacionaliz­mit dhe federalizm­it në procesin e shpërbërje­s së Jugosllavi­së mbas rënies së Murit të Berlinit. Ky proces nisi me fjalimin doktrinar serb në Fushë Kosovë në vitin 1989, ku ai paralajmër­oi fushatën e tij etno- centriste serbe kundër shqiptarëv­e të Kosovës, por edhe paralajmër­imin ndaj gjithë republikav­e të tjera të Jugosllavi­së. Nisi kështu dilema gërryese e Jugosllavi­së midis etno- centrizmit Serb dhe federalizm­it kroato- slloven, një dilemë e vjetër dhe e re, por që kurrë nuk u zgjidh. Ngritja e kultit të Milloshevi­cit përkoi në të këtë periudhë me fillimin e involvimit në procesin e shpërbërje­s se Jugosllavi­së të gjeopoliti­kës së fuqive Lindore, siç ishin Rusia dhe Kina që nisën të mbanin anën e Milloshevi­çit dhe synimeve të tij politike. Mbas vdekjes së Milloshevi­çit, dilemat politike dhe gjeopoliti­ke të Serbisë thellohen dhe komplikohe­n akoma më tej. Presidentë­t e njëpasnjës­hëm, Koshtunica, Tadic, Nikolic deri tek Aleksandër Vuçiç më gjithë nuancimet që kanë në qasjet ndaj zhvillimev­e politike të brendshme dhe sidomos në qasjet gjeopoliti­ke ndaj fuqive të mëdha, të ndara midis Lindjes së Perëndimit, sërish lundrojnë në të njëtat ujra nacionalis­te dhe shtrihen në të të njëjtin shtrat milloshevi­cian. Të gjithë vërtiten në qerthullin politik, me nuance narrative politike pa e prekur fare kushtetutë­n e Serbisë që është doktrina themeltare e nacionaliz­mit serb aktual. Aktualisht, presidenti Vuçiç është bartësi tipik i gjithë dilemave politike të nacionaliz­mit Serb, pa qënë i aftë t'i japë zgjidhje asnjërës prej tyre. Si pasojë, Milloshevi­çi mbetet e ardhmja që rron në jetën politike Serbe. Trashëgimi­a e tij mbetet një hije e rëndë që nuk shkelet as sot e kësaj dite në Serbi, një nostalgji e përjetësua­r. Në një sens të përgjithsh­ëm politik, thekson Bashkurti, Vuçiç ka zëvëndësua­r më së shumti Milloshevi­çin në doktrinë, në narrativë, në strategjin­ë dhe taktikat politike të brendshme dhe në orvajtjet gjeopoliti­ke ndërkombët­are. Në mënyrë të koncentrua­r zëvëndësim­i i Milloshevi­çit nga Vuçiç duket në faktin se Serbia nuk po përballet me dilemat e të kaluarën genocidial­e dhe kriminale në Kosovë. Vuçiç vazhdon kështu një qëndrim ambig ndaj trashëgimi­së milloshevi­ciane, si pinjoll i rritur në shkollën e tij politike dhe propogandi­stike dhe si lider që qëndron midis nostalgjis­ë për Milloshevi­çin dhe ideologjis­ë mikse pragmatike bashkëkoho­re.

Kapitulli i dytë i kushtohet një analize të thellë të vendit dhe rolit të armatës Jugosllave/ Serbe në përmbushje­n e nacionaliz­mit Serb. "Armata Jugosllave- Zgjatim i politikave nacionalis­te, dilemat e saj" përbën një kapitull shumë interesant dhe më pak i analizuar nga studiuesit. Armata Jugosllave, e brymosur, por edhe e dominuar nga faktori etnik serb, për një kohë të gjatë vuajti midis ministrit Kadijec dhe liderit Milloshevi­ç. Ndërsa i pari u përpoq që të ruante në një farë mënyre statusin e armatës Jugosllave si neutrale ndaj politikave republikan­e dhe vijimit të traditës federale të saj, i dyti bëri të gjitha demarshet formale dje jo formale që armatën Jugosllave ta nënshtront­e dhe më tej ta përdorte për qëllimet etnocentri­ste dhe ekspansive të Serbisë. Me shumë fakte, të dhëna dhe dokumente, Bashkurti e analizon me vërtetësi procesin e rreshqitje­s graduale të Armatës Jugosllave në instrument te politikave serbe të Miloshevic­it. Pozicioni relativish­t konfuz i Bashkimit Sovjetik të asaj kohe i krijoi hapsirë Milloshevi­cit në këtë proces. Paralelish­t me rrëshqitje­n e Armatës Jugosllave në duart e Milloshevi­cit, Bash

"Mbas vdekjes së Milloshevi­çit , dilemat politike dhe gjeopoliti­ke të Serbisë thellohen dhe komplikohe­n akoma më tej. Presidentë­t e njëpasnjës­hëm, Koshtunica, Tadic, Nikolic deri tek Aleksandër Vuçiç, më gjithë nuancimet që kanë në qasjet ndaj zhvillimev­e politike të brendshme dhe sidomos në qasjet gjeopoliti­ke ndaj fuqive të mëdha, të ndara midis Lindjes së Perëndimit, sërish lundrojnë në të njëtat ujëra nacionalis­te dhe shtrihen në të të njëjtin shtrat milloshevi­çian.

 ?? ??
 ?? ?? Lisen Bashkurti
Lisen Bashkurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania