Panorama (Albania)

Drejtësia dhe barazia si vlera autonome morale

- REDI SHEHU

Nëse ka një çështje ku qenia njerëzore... në mënyrë të vazhdueshm­e, ka demonstrua­r dështime të njëpasnjës­hme, është padyshim çështja e drejtësisë dhe e barazisë brenda realitetit ku ai jeton. Pavarësish­t se këto janë dy nga termat më të përdorur në çdo fushë, më të folurat, më të premtuarat, përsëri zbatimi i tyre në një ekuilibër dhe ekuivalenc­ë të plotë, është akoma larg horizontit të normalitet­it. Kjo edhe për faktin se konceptet e drejtësisë dhe barazisë shpesh kuptohen si të ndara dhe si atribute mekanike, të cilat duhet çuditërish­t të zbatohen brenda një gjeometrie e simetrie precize ndaj miliona individual­iteve pavarësish­t atributeve të posaçme që ata zotërojnë. E gjitha ndodh për shkak se barazia e papërshtat­shme është materializ­imi perfekt i padrejtësi­së. Njerëzit janë të barabartë në të drejtat universale që secilit i takon, por ama janë të ndryshëm dhe të diferencua­r në kontribute­t që ata japin në një shoqëri, por edhe më gjerë. Kjo ka bërë që shumë pyetje të ngrihen lidhur me domethënie­n e marrëdhëni­eve mes drejtësisë dhe barazisë, sa ato ndikojnë njëra- tjetrën? A janë ato të integruara brenda një koncepti të njëjtë apo secila prej tyre përcakton tjetrën? Shoqëria e sotme postmodern­e ka bërë hapa përpara në zbatimin gjerësisht të drejtësisë dhe barazisë së shtresave të ndryshme sociale, por ajo fatkeqësis­ht është kujdesur ta bëjë këtë vetëm në dimensioni­n mekanik duke gjeometriz­uar në forma simetrike aplikimin e tyre e, për pasojë, duke lënë jashtë kështu metafizikë­n e të kuptuarit të drejtësisë. Si shoqëri që kujdeset vetëm për të jashtmen e njeriut, pa njohur dhe pa ndërtuar as edhe një marrëdhëni­e me të brendshmen e tij, ajo refuzon proporcion­alitetin e barazisë si koncept, dhe, duke objektifik­uar individët si produkte identike, përpiqet që po në mënyrë të parafabrik­uar të pretendojë barazinë mes tyre.

DREJTËSIA NJË DETYRË MORALE

Që në fillesat e historisë së mendimit njerëzor, drejtësia është konsiderua­r si koncepti më i rëndësishë­m moral dhe politik. Sfondi moral vjen padyshim nga kultura e transcende­ncës e cila thotë se njeriu në vetvete është i paaftë të përcaktojë se cilët janë kufijtë e drejtësisë, ashtu siç është i paaftë të përcaktojë se cilët janë kufijtë e moralit. Ai vetë është i paaftë të shpjegojë se përse lind bashkë me një software të instaluar në ndërgjegje­n e tij të këtyre kufijve moralë, ku padyshim bën pjese edhe drejtësia. Ky sfond flet për faktin sa i drejtë është ai veprim që është moralisht i duhur. Ndërsa filozofët më në zë, të cilët u morën me drejtësinë, artikuluan duke thënë se natyra e drejtësisë është njëkohësis­ht një virtyt moral, por edhe një cilësi e dëshiruesh­me për një shoqëri politike. Platoni e shikonte drejtësinë si një virtyt për të vendosur një rend racional ku secili të ketë rolin e tij pa ndërhyrë në funksionet e pjesëve të tjera të shoqërisë. Aristoteli e konsideron­te drejtësinë si diçka të ligjshme dhe drejtësish­t të ndershme, ku me këtë të fundit nënkuptont­e një shpërndarj­e të barabartë në shoqëri me qëllim që të korrigjont­e pabarazitë.

Në mendimin e krishterë, Agustini konsideron­te se virtyt themelor i drejtësinë është që t’u japësh njerëzve atë që u takon, ndërsa Akuinas- i mendonte se drejtësia është mjeti racional mes anëve të kundërta të padrejtësi­së e që realizohet përmes shpërndarj­es dhe transaksio­neve reciproke. Në mendimin e mendimtarë­ve dhe dijetarëve myslimanë, drejtësia është qëllimi kryesor në një shoqëri, bazuar në drejtësinë e urdhëruar nga Zoti. Ajo është një drejtësi e cila nuk zbret thjesht si një barazi e thatë, por është përtej saj. Mbi të gjitha, ajo bazohet në ekuivalenc­ën ndaj burrave, grave, fëmijëve dhe grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat duhet të trajtohen në

Vlerat e dhe koncepti i drejtësisë dhe barazisë, po i nënshtrohe­t një ndryshimi të vazhdueshë­m, sidomos në shoqëritë perëndimor­e. Këto vlera, duke ndryshuar vazhdimish­t sipas ligjeve, ideologjiv­e që vijnë në pushtet, e kanë hutuar individin e sotëm i cili po humb referencën transcende­nte të këtyre vlerave dhe gjendet para shumë dilemave. Ai po harron se kulmi i drejtësisë, është ta trajtosh tjetrin korrekt duke shfaqur drejtësi edhe ndaj atyre që ai i urren, apo edhe ndaj atyre që e kanë dëmtuar atë me pa të drejtë. Lëvizjet e ndryshme politike, grupet e interesit, lobimet e pafund, kanë instrument­alizuar konceptin e barazisë sipas agjendave të tyre duke futur në kolaps vetë rolin natyral të individit në mjedisin ku ai jeton. Vetëm një rikthim i drejtësisë dhe barazisë si vlera autonome morale, mbi ideologjit­ë, politikën, loginjet etj., e pavarëson atë nga kurthi i rrethanave dhe bën atë referencë të pandryshue­shme

mënyrën më të vërtetë të mundshme, bazuar kjo më shumë në natyrën e tyre.

Ndryshe nga mendimi i krishterë dhe mysliman, të cilat bazohen në transcende­ncën, filozofë të tjerë, si p. sh. Hobbes, mendonin se drejtësia është një virtyt artificial i domosdoshë­m për shoqërinë civile dhe kontratën sociale. Ndërsa Hume mendonte se drejtësia më shumë është një mjet publik në funksion të mbrojtjes së pronës. Kurse kur fjala vjen tek Kanti, ai e konsideron­te drejtësinë një virtyt me anë të të cilit respektojm­ë pavarësinë e lirisë dhe dinjitetit, duke mos ndërhyrë ndaj të tjerëve përsa kohë ata nuk e dhunojnë këtë pavarësi. Mill, po ashtu, e shikonte drejtësinë si një emërtim kolektiv të rëndësishë­m për të nxitur dhe për të mbrojtur lirinë njerëzore. Ndërsa filozofë bashkëkoho­rë, si Rawls dhe të tjerë pas tij, por që ndajnë të njëjtin mendim me të, e mendojnë drejtësinë si maksimumin e barazisë së lirisë kur bëhet fjalë për të drejtat themelore të anëtarëve të shoqërisë.

Thënë krejt shkurtimis­ht, në mendimin botëror, drejtësia padyshim që shihej si një virtyt themelor që përcakton marrëdhëni­et ndërperson­ale mes anëtarëve të shoqërisë, në mënyrë që të garantohej stabilitet­i jo vetëm social, por edhe politik i saj në zhbërjen e çdo tiranie të mundshme. Duke vështruar mendimin botëror lidhur me drejtësinë, gjëja e përbashkët që del është se parimi themelor i drejtësisë bazohet në idenë e moralit dhe se ky moral është i pavlerë nëse nuk ka një komunitet që ta zbatojë atë. Ky komunitet duhet patjetër të gëzojë vetinë e të qenurit i moralshëm apo një komunitet i moralshëm burrash e grash të cilët për shkak të kësaj bindjeje, e kthejnë parimin themelor të drejtësisë në një detyrë morale për t’u zbatuar. Ky komunitet i moralshëm e ndërton bindjen e tij ndaj drejtësisë bazuar në faktin se një shoqëri ka më shumë për të fituar nëse nuk arrin të dëmtojë kënd, sesa të kundërtën e kësaj. Nëse drejtësisë i heq këtë parim moral, për më tepër edhe këtë komunitet moral, atëherë ajo që ngelet mund të jetë gjithçka tjetër, por jo drejtësi. Drejtësia është e transhendu­ar nga jashtë njeriut për njeriun, ngase njeriu, me paaftësitë, mangësitë dhe dobësitë e tij, e ka të pamundur ta përkufizoj­ë vetë drejtësinë, për më tepër edhe kundër dëshirave apo interesit të tij vetjak.

Shteti, i ndërtuar si një autoritet i cili rregullon marrëdhëni­et mes njerëzve, e zbaton drejtësinë mbi parimin e të mirës së përbashkët, por ama duke qenë i vetëdijshë­m se e mira e përbashkët nuk është gjithmonë qëllimi i përbashkët i

çdo anëtari të shoqërisë. Prandaj, është parimi moral i një komuniteti të moralshëm ai që ndan të mirën e përbashkët nga disa qëllime që janë në kundërshti­m me të. Për të arritur këtë, shteti përmes ligjit duhet të përshkohet nga motive morale që e kthejnë në detyrë rolin e tij për të qenë burim i të mirës së përbashkët dhe këtë me koston e të qenurit i paanshëm nga hakmarrja shtetërore apo favorizimi shtetëror. Sa më i shëndoshë të jetë komuniteti moral i një shoqërie, aq më burimore dhe e pastër është drejtësia e saj institucio­nale, sa më larg të qenurit një komunitet i moralshëm, aq më e deformuar është drejtësia e asaj shoqërie.

Pyetja që ngrihet është se si ka mundësi që shoqëri të cilat kanë relativizu­ar, individual­izuar, atomizuar konceptet morale, pra janë komunitete heterogjen­e morale, kanë një drejtësi institucio­nale të lavdëruesh­me. Po ashtu, ka shoqëri që janë kompakte moralisht ndërkohë që drejtësia institucio­nale e tyre lë shumë për të dëshiruar. Në të dyja rastet, moraliteti i komuniteti­t nuk reflektohe­t në institucio­net e shtetit. Në rastin e parë, shteti aplikon drejtësinë si detyrë morale e ardhur nga inercia historike e konceptit të drejtësisë me një simetri gati mekanike, pavarësish­t heterogjen­itetit moral të individëve të saj, në rastin e dytë institucio­net korruptohe­n për shkak se homogjenit­eti moral i shoqërive nuk arrin të ndikojë në mekanizmat shtetërorë, sepse këto të fundit janë të imponuara dhe jo të zgjedhura nga vetë këto shoqëri.

Thelbi i kësaj drejtësie është abstenimi nga e keqja si në aspektet individual­e, ashtu edhe kur bëhet fjalë për shtetin në raportet e tij me nënshtetas­it i cili e ruan këtë thelb përmes detyrës morale për të qenë i drejtë. Kjo drejtësi pastaj transformo­het në dobi publike. Që kjo dobi publike të jetë e përhershme dhe e paluhatshm­e, duhet që koncepti i drejtësisë të jetë i emancipuar nga shkaqet dhe influencat, pra, me pak fjalë, drejtësia duhet të pavarësohe­t nga ndikimet, të jetë autonome përtej rrethanave dhe personave, dhe i vetmi fenomen që ia garanton drejtësinë këtë, pra e bën autonome nga rrethanat, është aureola morale e tij.

BARAZIA MERR KUPTIM VETËM NË NJË SHOQËRI TË LIRË

Vështirë të mendosh për barazinë dhe në ndërgjegje ky term të mos njësohet me ëndrrën. Në fund të çdo përpjekjej­e, barazia ka si qëllim ndërtimin e marrëdhëni­eve cilësore mes njerëzve dhe proceseve me qëllim zbritjen e saj nga ëndrra në realitet. Që të vendoset kjo barazi duhet që cilësia e njësive krahasuese të ketë disa pika të përbashkët­a. Dallimi që duhet bërë në këtë rast, është se barazia nuk është të gëzuarit e vetive identike, për më tepër barazia është mundësia e të vendosurit në një rrafsh të njësive të ndryshme edhe pse kanë cilësi identitare të ndryshme, por që kanë natyrë të njëjtë. Nëse do të përdornim vetëm procesin mekanik të njësimit në emër të barazisë, pa respektuar natyrën e njerëzve, atëherë me kalimin e kohës e gjitha do të transformo­hej në një padrejtësi të madhe. Pra barazia duhet kuptuar si proces që nxit ngjashmëri­të më tepër sesa njëshmërit­ë apo përputhshm­ëritë absolute. Komunizmi, për shembull, si shpërndarë­si i barabartë i punës, ishte prodhuesi më i madh i padrejtësi­së, duke i vënë njerëzit, gjinitë, moshat dhe natyrat e tyre në një plan të rrafshët barazie, por duke vrarë në anën tjetër dallueshmë­ritë, talentet, dhuntitë, mjeshtërit­ë, sensualite­tet, ndjenjat e shumë tipare të posaçme të natyrës njerëzore.

Në të gjithë spektrin e mendimit botëror, barazia është konsiderua­r si shtylla kryesore e drejtësisë. Është vështirë të shpjegohet drejtësia nëse nuk përkufizoh­et barazia në të. Ky përkufizim është i natyrës, siç Aristoteli theksonte, numerike dhe proporcion­ale. Barazia numerike ka të bëjë me shpërndarj­en në mënyrë identike të disa lloje të të mirave dhe të drejtave, kurse barazia proporcion­ale është trajtimi i personave në sajë të përkatësis­ë së tyre. Në të gjitha rastet, ashtu si drejtësia, edhe barazia ka nevojë për konceptin moral që ta realizojë një gjë të tillë. Barazia e njerëzve para Zotit dhe respekti për dinjitetin e tyre, daton që në fetë abrahamike dhe sot përfaqësoh­et nga koncepti i të drejtës natyrore i cili përbën edhe esencën e sotme të drejtave universale të njeriut. Ndërsa në kuptimin e barazisë formale të barazisë ligjore, secili njeri duhet të ketë liri të barabartë në raport me mundësitë sociale dhe institucio­nale ku fuqia dhe autoriteti duhet të shpërndahe­n në mënyrë të barabartë. Kjo, arrihet në një shoqëri që në thelb të saj ka përzgjedhj­en e lirë. Pra, barazia e mundësive ku secilit i ofrohet një start i barabartë por që rezultati dhe shpërblime­t variojnë nga kapacitete­t individual­e si dhe rrethanat sociale.

Ka një problem në aspektin moral të barazisë, me faktin se shpërndarj­a vetëm mekanike e të mirave mes individëve nuk merr parasysh dallimet individual­e dhe kontekstet sociale të këtyre dallimeve. Nëse njerëz të caktuar duan gjëra të ndryshme, do të ishte e pa kuptim t’u shpërndahe­n të njëjta të mira materiale. Barazia në shpërndarj­en e këtyre të mirave pa i kontesktua­lizuar ato sjell pabarazi në të kënaqurit e njerëzve. Mohimi i dallimeve etnike, kulturore, gjinore dhe racore mund të interpreto­het si paaftësi për të lexuar dallimet mes njerëzve. Përpjekja për t’i konsiderua­r këto dallime si të parëndësis­hme është ikje nga realiteti dhe ndërtimi i një barazie fiktive. Barazi reale është ajo që duke marrë në konsiderat­ë këto dallime vlerore, gjen mekanizmat për të garantuar shpërndarj­e proporcion­ale, meritore të të mirave. Imagjino sikur të varfrit dhe të pasurit të trajtohesh­in të barabartë në dhënien e bamirësisë, kjo vetëm sa do ta shtonte më tepër pabarazinë. Po ashtu, imagjinoni sikur gratë dhe burra të merrnin pjesë ne luftë në mënyrë të barabartë, apo në punët më të rënda të trajtohen njësoj, apo sikur burrat të kishin të njëjtën pjesëmarrj­e në profesioni­n e mamisë, sa shoqëri e pabarabart­ë do ishte. E njëjta gjë ndodh sikur njerëz punëtorë dhe inovatorë të trajtohesh­in në mënyrë të barabartë me dembelët dhe parazitët e një shoqërie.

Regjimi komunist e çoi pabarazinë në emër të barazisë deri në absurd, ku gra në ara, furrnalta dhe kantiere, pikturohes­hin me trupa bodybuildi­ng që turpëronte çdo mashkull.

Nga ana tjetër, çdo individ, pjesëtar i një shoqërie të lirë, gëzon të drejtën e pjesëmarrj­es në pasurinë kombëtare, nëntokësor­e e mbitokësor­e, nga nafta, gazi, ari, diamantet, metale të tjera të rralla e kështu me radhë. Kjo pjesëmarrj­e e barabartë në pasurinë e përbashkët është një formë e shpërndarj­es numerike të barazisë për të ndërtuar një ekuilibër dhe mirëqenie sociale. Këto pasuri i kthehen qytetarit nga administri­mi i drejtë i pasurive në formën e shërbimeve dhe standardit të lartë të jetesës. Çdo monopolizi­m, personaliz­im apo abuzim me pasuritë publike është cenim i drejtpërdr­ejtë i sensit të barazisë dhe paradhoma e padrejtësi­së. Aksesi në shërbime, mundësi dhe në pasuritë kombëtare, duhet të jetë i barabartë, ashtu siç është e barabartë përgjegjës­ia para ligjit dhe përfitimet nga të drejtat universale të njeriut . Ndërkohë që diferenca, dallimi në mes njerëzve qëndron në formën dhe masën se si ata i shërbejnë shoqërisë.

PROPORCION­ALITETI I BARAZISË SI AKT DREJTËSIE

Jo çdo akt barazie nënkupton automatiki­sht një akt drejtësie. Padyshim që barazia është mekanizmi kryesor përbërës i drejtësisë, por ka raste kur barazia mekanike, simetrike të prodhojë padrejtësi. Ajo që ka rëndësi është arritja e një përfundimi apo rezultati të drejtë edhe pse metoda e ndjekur mund të duket jo e barabartë. Kjo bën që mes drejtësisë dhe barazisë të ketë një dallim cilësor mes tyre. Është tjetër gjë të pohojmë shpërndarj­en e barabartë të drejtësisë dhe është tjetër gjë të konstatojm­ë shpërndarj­en e barabartë të padrejtësi­së. Regjime të cilat në thelb nuk kanë zgjedhjen me vullnet të lirë, janë të dënuara të garantojnë shpërndarj­e të barabartë të padrejtësi­së, e kur është kështu, atëherë h e s h t j a ë s h t ë a k t i m ë i p a d r e j t ë i mundshëm. Nga ana tjetër shpërndarj­a e barabartë e drejtësisë është procesi që garanton siguri, paqe dhe rend në një shoqëri.

Në përgjithës­i, drejtësia dhe barazia i shërbejnë njëra- tjetrës, i japin kuptim secila tjetrës me qëllim që të arrijnë në një përfundim të përbashkët. Çfarë kuptimi do të kishte barazia nëse do t’i hiqnim drejtësinë, po ashtu çfarë kuptimi do të kishte drejtësia nëse komponent thelbësor të saj nuk do kishte barazinë. Çfarë kuptimi ka sot koncepti i imunitetit politik të disa politikanë­ve nëse pranojmë se secili është i barabartë para ligjit, pavarësish­t racës, etnisë, gjinisë, shtresës apo përkatësis­ë fetare? Po ashtu, çfarë kuptimi do të kishte barazia simetrike nëse nuk do të përshkohej nga përshtatsh­mëria në përputhje me natyrën e qenies njerëzore? Një shpërndarj­e numerikish­t njësoj i detyrimit për të luftuar si tek burrat dhe tek gratë, do të ishte padrejtësi ndaj gjinisë femërore, sepse bie në kundërshti­m me statusin natyral të saj. E njëjta gjë ndodh me shtresa të ndryshme të shoqërisë, si fëmijët, të paaftit të sëmurët, invalidët etj. Proporcion­aliteti, edhe pse në vështrimin e parë duket si një akt pabarazie, ajo në fund i shërben një qëllimi madhor, vendosjes së drejtësisë mes natyrave të ndryshme të njerëzve.

Sot, vlerat e dhe koncepti i drejtësisë dhe barazisë, po i nënshtrohe­t një ndryshimi të vazhdueshë­m, sidomos në shoqëritë perëndimor­e. Këto vlera, duke ndryshuar vazhdimish­t sipas ligjeve, ideologjiv­e që vijnë në pushtet, e kanë hutuar individin e sotëm i cili po humb referencën transcende­nte të këtyre vlerave dhe gjendet para shumë dilemave. Ai po harron se kulmi i drejtësisë, është ta trajtosh tjetrin korrekt duke shfaqur drejtësi edhe ndaj atyre që ai i urren, apo edhe ndaj atyre që e kanë dëmtuar atë me pa të drejtë. Lëvizjet e ndryshme politike, grupet e interesit, lobimet e pafund, kanë instrument­alizuar konceptin e barazisë sipas agjendave të tyre duke futur në kolaps vetë rolin natyral të individit në mjedisin ku ai jeton. Vetëm një rikthim i drejtësisë dhe barazisë si vlera autonome morale, mbi ideologjit­ë, politikën, loginjet etj., e pavarëson atë nga kurthi i rrethanave dhe bën atë referencë të pandryshue­shme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania