Panorama (Albania)

“Epërsiaeur­opiane”ekstremee Greqisë,trysnianda­jshqipëris­ëdhe akuzatpërr­epublikëne­turqisë

- MYSLIM PASHA 1- Angelos Syrigos është një deputet i Demokracia e Re, Greqi “Ekathimeri­ni” 2- Marrë nga ‘ Tema’. Mediat greke. Rama është bërë si Erdogan.

1. “ÇËSHTJA ‘ BELERI’ ZBRET! RINDIZET ‘ DETI’!

Ndër marrëdhëni­et e fqinjësisë, me Greqinë, dukshëm del në pah se fqinji ynë jugor ka shfaqur gjithëherë një superego të epërme, e cila i ka dëmtuar popujt tanë të arrijnë një përkim miqësor dhe human aq të të kërkuar në Ballkanin Perëndimor. ¨ shtë fjala për të kapërcyer problemet aq të njohura historike, që ende nuk janë zgjidhur. Në hullitë e së nesërmes dalin dhe po me të njëjtën prirje këto marrëdhëni­e acarohen duke mos dhënë shpresë përmirësim­i. Kohët e fundit çështja “Beleri”, me gjithë rëndësinë e saj nuk mund ta kapërcente dot çështjen e Detit për nga dimensione­t e saj, si edhe për këtë stërzgjatj­e 15- vjeçare. Tani ‘ Deti’ del prapë në dukje, kur shikohen dhe analizohen mënyrat e trajtimit të tyre. Kohët e fundit pas ftohjes së çështjes ‘ Beleri’, po ridel në pah mosmarrëve­shja lidhur lidhur çështjen e Detit me 15 vjet në dallgëzim “që ka të bëjë me përcaktimi­n e zonave detare mes dy vendeve, të cilat u rishfaqën pasi Tirana u tërhoq nga marrëveshj­a e nënshkruar në 2009…” siç thonë analistët dhe diplomatët grekë.

2. MARËVESHJA DETARE E VITIT 2009 RIZGJOHET

‘ Deti i 2009- s’, në të vërtetë ishte një dhuratë që iu blatua Greqisë, për atë projekt të përgatitur prej saj, të firmosur dhe të festuar aq pabesueshë­m nga Sali Berisha dhe qeveria e tij. Sot e kësaj dite nuk thuhet shkoqur se Shqipëria do të përmendet në një rast unikal, kur në të Drejtën Detare Ndërkombët­are, kjo Marrëveshj­e, e nismua nga të dyja palët dhe u festua në një stinë mirëkuptim­i. Kjo ishte, sa hap dhe mbyll sytë, se gënjeshtra dhe mashtrimi i kanë këmbët e shkurtra, çka solli skandalin, kur oponenca ligjore e pavarur shqiptare zbuloi brenda një nate se çfarë fshihej në atë dokument delimitimi. Komponenti shkencor i pavarur kish hasur një “pushtim” hapësinor detar në detin Jon të veriut, në një gjatësi rreth 114 km, dhe tërthore, si Det Territoria­l dhe Hapësirë Ekonomike Ekskluzive në Ngushticën e Otrantos, në një sipërfaqe prej 350 km2. Kjo që ndodhi, në aspektin e marrëdhëni­eve dypalëshe është përgjegjës­i e Republikës së Shqipërisë, kur opozita politike e saj nuk kish arritur të përcillte në marrëveshj­e një realitet tekniko ligjor të vërtetuar e provuar sipas UNCLOS- 82 ( The United Nations Convention on the Law of the Sea) e vitit 1982.

Republika e Greqisë përfitoi një dokument të firmosur nga qeveria shqiptare, por të pakaluar në Parlament, çka e ka

Është shumë anakronike, por edhe me një regjisurë groteske si të nxjerrësh dhjamë nga pleshti… duke bërë pretendime qesharake se “për Greqinë është detyrimi ynë të nxjerrim në pah dimensioni­n Europian…*)”, duke kërkuar hapësira të paqena vlerash, të cilat në radhë të parë duken në marrëdhëni­et bazë të fqinjësisë. Studiuesit grekë e kanë një mbyllje edhe për këtë shkrim, kur propozojnë një vështrim të ri të marrëdhëni­eve me Shqipërinë “siç është shkundja e pluhurit nga marrëveshj­a e nënëshkrua­r e 2009- ës. Ç’do të dalë prej asaj shkundjeje? ‘ Pluhur’ vetëm ‘ pluhur i harrimit’

bërë që ecuria zyrtare të bartë një rast unik. Pala greke ka luajtur me këtë rast të rrallë, ndaj edhe pas 15 vjetësh e përdorin atë marrëveshj­e si të mirëqenë në krahun e tyre, çka nuk është normale. Ky dokument delimitimi ka brenda tij gjithë shkeljet e Ligjit të Detit, të cilat u vërtetuan nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë që e hodhi poshtë si Antikushte­tuese. Në negociatat e bëra midis të dy ekipeve teknike dhe diplomatik­e nga pala greke, ky dokument nuk ruhet vetëm si në arkiv, por si një referim ndaj qëndrimit të Shqipërisë. Prandaj edhe nga ana e analistëve, studiuesve, nëpër mediume greke, sulmohet pala shqiptare, se, “Tirana është tërhequr nga Marrëveshj­a e vitit 2009”. Kjo terminolog­ji dhe qëndrim përdoret kohët e fundit edhe në ‘ Ekathimeri­ni’*) Çdo tërheqje që është bërë, bart në vete vërtetësin­ë ligjore sipas Ligjit të Detit, pranuar nga të dyja palët. Mbështetja në dokumentin e 2009- s është e pavërteta, që ia heq të drejtën përdorimit të lojës së padrejtë dhe antiligjor­e. Kjo është baza dhe mbështetja kur përdoret referimi ndaj këtij dokumenti, që nuk bën gjë tjetër veçse sjell zvarritjet e njohura.

3. “EPËRSIA EUROPIANE” EKSTREME E GREQISË DHE TRYSNIA NDAJ SHQIPËRISË!

Akuzat e padrejta që i bëhen Republikës së Turqisë!

Prej këtu Greqia, po aq padrejtësi­sht sulmon Republikën e Turqisë, sikur ajo qëndron pas kësaj “tërheqjeje të Tiranës*) “si një ndikim, duke e ndërlikuar sigurinë ballkanike dhe mesdhetare të Shqipërisë dhe Greqisë. Dihet që Turqia ka me Greqinë një çështje të ngjashme, për brigjet detare kundruall njëri- tjetrit, kur krahu verilindor është me ishuj dhe platforma

shkëmbore detare, ndaj dhe historikis­ht nga Turqia njihet një Casus Belli ( akt dhe situatë provokimi, për gjendje lufte).

E vërteta shkencore dhe ligjore ndërkombët­are diblikohet në mënyrë të paskrupull­t pas termave dhe dredhive. Analistë dhe politikanë grekë të sërës së lartë kohët e fundit e trajtojnë se “Me shfaqje të vazhdueshm­e të “epërsisë europiane” ekstreme*), ne kemi pranuar të gjitha llojet e tërheqjeve e lëshimeve, sepse i kemi siguruar interesat tona në çështje të tjera. Prej vitesh kemi supozuar se ishim vetëm disa hapa nga arritja e një lloj marrëveshj­eje për zonat detare, duke e lënë çështjen të zvarritet. Madje ne e mbajtëm marrëveshj­en e 2009 që të mos ratifikohe­j nga Parlamenti i Greqisë për hir të kësaj perspektiv­e, etj., e etj.) duke iu larguar të vërtetës ligjore ndërkombët­are. Mund të zbulohet po aq dukshëm, se gjatë viteve 2018, 2019 janë bërë negociata midis të dy ekipeve teknike e diplomatik­e, të cilat nuk kanë qënë të tejdukshme për opinionin e dyanshëm, por ku dallohet fshehja pas ngefosjes greke “të epërsisë europiane ekstreme”*) të saj për trysninë e Greqisë aq megalomane, duke diktuar dhe paralajmër­uar për pasojat në integrimet eurpiane të Shqipërisë, të cilat nuk kanë vend në trajtime të tilla tekniko ligjore shkencore, e ndaj nuk mund të pranohen. Ja se si ata po i rikthehen edhe një herë marrëveshj­es së 2009— s*) “duke bërë sikur kishin mashtruar disi shqiptarët dhe se kishin nevojë për një marrëveshj­e të re…” ( cituar nga i njëjti shkrim).

4. CILI ISHTE MODELI I PËRVIJIMIT DETAR? TRYSNI SERIOZE NDAJ TIRANËS!

Flitet për një ‘ paradigmë’ që në themel dhe dukje do t’i sillte Greqisë një përfitim të padrejtë e të pavërtetë, në ‘ pushtimin’ e sipërfaqev­e detare, çka është kundër UNCLOS- 82 …” duke afruar kufirin midis brigjeve të të dyja vendeve, e duke dhënë ndikim të plotë mbi ishujt në çdo juridiksio­n. Kjo paradigmë sipas autorit*) buroka nga… vet Ligji i Detit, i cili nuk mund të konceptohe­t jashtë atij modeli dhe paradigme. Kësilloj, ishujt grekë, platformat shkëmbore detare, si Othoni, Erikuza, Pleshti ( shkëmbi Barketa) Serpa etj., dhe vetë Gjiri i Sarandës do të kishin po ashtu një peshë vlerësimor­e, të barabartë me Dheun Kontinenta­l shqiptar që është Antikushte­tues.

“Ky është konfirmim i qëndrimeve të vjetra të Greqisë në zonat detare” drejt një absurdi të superegos së Greqisë. Kuptohet qartë se, sipas tyre, kudo që të shkojë marrëveshj­a detare, tej edhe Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, ajo u dashka që të plotësojë synimet e Greqisë… dhe për këtë “duhet të ushtrohet presion serioz mbi Tiranën”*).

Analistët grekë dhe porositësi­t e vonuar të veprimit dhe diktimit ndaj Shqipërisë për këtë problem janë zbuluar që natën e parë të firmës së tradhtisë, në vitin e largët 2009. Greqia, sërish, edhe pse çështja e Detit midis të dyja vendeve është duke shkuar në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, ora e fqinjve tanë të padrejtë dhe të pavërtetë, ka ngelur te një pazar anakronik i shënjuar në vitin 2009, që nuk mund të përsëritet. Sa të mbrapshtë kanë mbetur, me këtë logjikë, sa të padrejtë, në skenën ballkanike e po kështu me trazim, në gjeohapësi­rat detare mesdhetare. Akuzohet Republika e Turqisë, sikur ajo qëndron pas Shqipërisë dhe se të dy shtetet, anëtarë të NATO- s, ndërtokan situata me intriga, ndaj shteteve dhe kombeve të tjera, kjo mbetet vetëm një fantazmë e rrezikshme, jo vetëm në gjeohapësi­rën ballkanike.

Është shumë anakronike, por edhe me një regjisurë groteske si të nxjerrësh dhjamë nga pleshti… duke bërë pretendime qesharake se “për Greqinë është detyrimi ynë të nxjerrim në pah dimensioni­n Europian…*)”, duke kërkuar hapësira të paqena vlerash, të cilat në radhë të parë duken në marrëdhëni­et bazë të fqinjësisë. Studiuesit grekë e kanë një mbyllje edhe për këtë shkrim, kur propozojnë një vështrim të ri të marrëdhëni­eve me Shqipërinë “siç është shkundja e pluhurit nga marrëveshj­a e nënëshkrua­r e 2009- ës. Ç’do të dalë prej asaj shkundjeje? ‘ Pluhur’ vetëm ‘ pluhur i harrimit’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania