Panorama (Albania)

Akuzat për ngacmim seksual, Saimir Kodra: Do përballemi në gjykatë, vëllai i Eglës: Jam tradiciona­l

-

Egla Ceno ka tronditur opinionin publik me deklaratën se është ngacmuar seksualish­t nga Saimir Kodra. Të shumta kanë qenë reagimet për këtë deklaratë, duke sjellë edhe reagimin e vetë Saimirit, i cili paralajmër­oi padi për aktoren. I ftuar në një lidhje me "Skype" ekskluzivi­sht për "Wake Up" ka qenë vëllai i Egla Cenos, Beso Ceno. Ai ka folur për herë të parë për lojën e motrës së tij në "Big Brother VIP", por duke u ndalur po ashtu dhe tek akuzat e saj për ngacmim seksual kundër Saimir Kodrës…

Lidhur me akuzat kundër Saimir Kodrës dhe deklaratat e Eglës, Beso u shpreh:

Nuk isha në dijeni të kësaj, kam parë shumë pak video. Sepse jam deri vonë në darkë i zënë. Unë personalis­ht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria. Jam pak tradiciona­l, më shumë se rinia ime. I mbështes shumë kauzat e femrave, edhe për shkak të Eglës. Kam mësuar shumë prej saj. Duhet të kesh informacio­ne para mbi të tilla gjëra dhe nuk mund të flas shumë. Ajo do të më ketë përkrahë, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë.

Egla brenda shtëpisë ka pasur dhe shumë përplasje me vajzat, a është kështu ajo dhe jashtë apo ky agresivite­t është pjesë e rolit?

Nuk mendoj që dikush aty ka shkuar të tregojë jetën e përditshme. Ata e dinë se çfarë do ai format. Kjo po e mban brenda asaj shtëpie. Ata aty janë për lojë, janë për të nxjerrë njëri- tjetrin jashtë.

Ke një mesazh që do të

Ajo tregoi se kur kishte shkuar të kërkonte punë, ky personazh i ka kthyer përgjigjen "po varet", me Eglën që sot aludon se episodi ka qenë një ngacmim seksual. "Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te ' Piramida' që ishte ' Top Albania Radio' dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.

përçosh te publiku?

Publiku është i mrekullues­hëm dhe ata dinë të gjykojnë shumë mirë.

Sakaq i ashpër ka qenë në reagimin e tij edhe vetë Saimiri. Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren, Egla Ceno, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht aktoren për këtë deklaratë. "Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë.

Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t'i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë. Nga sot, kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno, duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar", tha Saimiri ndër të tjera. Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së "Big Brother" ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka deklaruar se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualish­t. Ngjarja, sipas Egla Cenos, ka ndodhur vite më parë.

Ajo tregoi se kur kishte shkuar të kërkonte punë, ky personazh i ka kthyer përgjigjen "po varet", me Eglën që sot aludon se episodi ka qenë një ngacmim seksual. "Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te ' Piramida' që ishte ' Top Albania Radio' dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha ' po varet', ka qenë shumë i drejtpërdr­ejtë. Kam ikur nga sytëkëmbët e tij, sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë", është shprehur aktorja e njohur, teksa bisedonte në oborrin e shtëpisë me banoren tjetër, Julia Ilirjani. Më pas, aktorja tha se bëhej fjalë pikërisht për Saimir Kodrën. Pasi në "Prime" u njoh me faktin se moderatori do ta padiste, ajo u shpreh se mban përgjegjës­i të plotë për atë se çfarë ka thënë, pavarësish­t se nuk ka prova për diçka që ka ndodhur rreth 25 vite më parë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania