Panorama (Albania)

Julia flet për ndarjen nga bashkëshor­ti: Tradhtinë do ia falja, por mes nesh mbaroi

-

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, Julia i ka folur Eglës për historinë e jetës së saj, për divorcin nga bashkëshor­ti dhe përjetimin e saj. Julia shprehet se ndarja nuk ka ardhur si shkak i një tradhtie, por ishte një gjë që duhet të mbaronte. Madje, ajo shprehet se ka tentuar të ngelë sërish shtatzënë që të bëjë të funksionoj­ë sërish martesa e tyre, por edhe kjo ishte e pamundur. "Nuk i kam folur kurrë keq vajzës për babanë, sepse unë zgjodha ta bëj fëmijën me atë. Nuk ishte një rastësi, por mbi të gjitha zgjodha të bëj fëmijë me të. Fëmija nuk bëhet me këdo, do e kesh gjithë jetën. Nuk është aventurë, kam qenë 28 vjeçe, por kam zgjedhur që babai i fëmijës tim, të ishte ai që ishte. Para se të ndahesha bëra edhe një tentativë të fundit të bëja edhe një fëmijë të dytë, në një farë mënyre sfidova veten duke thënë ' nëse do mbetem sërish shtatzënë, nuk do të ndahem me këtë njeri'. Por, shenjat që më erdhën, ishin që kjo gjë duhet të mbaronte dhe kjo gjë mbaroi. Unë nuk e kam vuajtur atë historinë, jam ndjerë e keqardhur vetëm për vajzën, sepse më është dukur sikur e kam hequr nga komoditeti, nga të mirat, nga babai etj. Por, për veten time nuk kam ndonjë keqardhje për veten time apo dhimbje etj. Mendoj që cikli ishte mbyllur, kishte mbaruar prandaj erdhi ndarja, nuk erdhi se rëndon. Njerëzit më pyesin kush tradhtoi, nuk ka pasur tradhti fare, ka qenë gjëja që as e kam menduar. Unë mendoj që dy njerëz rrinë se për përveçse duhen, kanë këndvështr­ime të njëjta, pastaj kur shikon pas disa vitesh që ti shikon në një drejtim dhe partneri yt është një drejtim tjetër. Arsyeja pse erdhi ndarja nuk është diçka kaq banale sa tradhtia, këndvështr­imet ishin të ndryshme, por s'kanë qenë as dhunë, as ofendim, as mungesë respekti, as tradhti, asgjë nga këto që ndoshta janë të zakonshme në jetë dhe njerëzit mund ta kapërdijnë. Nëse do të ishte ndonjëra nga këto edhe mund ta kapërdija, nuk e di se si do të reagoja. Është kollaj të thuash ' nuk e fal tradhtinë', se njeriu fal shumë për dashurinë, familjen. Por, kur shikon që kjo gjë do të vazhdojë dhe nuk do të çojë askund, ti do të vazhdosh të jesh e palumtur dhe kjo do të reflektohe­t te fëmija, është më mirë që secili të shikojë rrugëtimin e tij", tha aktorja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania