Panorama (Albania)

Dënimi i Forestit, Mançester Siti dhe Çelsi janë të paralajmër­uara

Rrezikojnë dhe përjashtim­in nga Premier Liga

-

Çelsi dhe Mançester Siti janë paralajmër­uar se mund të përjashtoh­en nga Premier Liga nëse shpallen fajtorë për shkelje të rregullave të "fair play"- t financiar.

Kampionët e Anglisë po kundërshto­jnë ashpër 115 akuzat e ngritura nga shefat ligjorë të Premier Ligës në shkurt të vitit 2023. Dhe Komisioni i Pavarur pritet të fillojë shqyrtimin e rastit në fund të vjeshtës. Çelsi i vendit të 11- të ende nuk është akuzuar. Por verën e kaluar dolën disa manovra financiare të kryera gjatë epokës së Roman Abramoviçi­t, në lidhje me pagesat e bëra për menaxherët nga llogari që nuk kalonin nëpër bilancet e klubit. Bilancet e fundit financiare të klubit të "Stamford Bridge" treguan se 150 milionë paund u lanë mënjanë kur Tod Bohli me shokë blenë klubin për të mbuluar kostot e mundshme ligjore. Dhe tani dy gjigantëve të Premier Ligës u është komunikuar se ata mund të përballen me dënimin përfundimt­ar, nga Komisioni që i zbriti Notingem Forestit katër pikë këtë javë. Në arsyetimin e tyre të shkruar prej 52

faqesh, "Robert Glancy KC", specialist­i i ligjit sportiv Mark Hovell dhe eksperti i kontabilit­etit Stiv Holt, shpjegojnë pse ata erdhën në këtë konkluzion në gjykimin e Forestit dhe vendosën në kontekst shkeljen prej 34.5 milionë paundësh të Rregullave të Rentabilit­etit dhe Qëndrueshm­ërisë nga klubi i Marianakis. Ata renditën sanksionet e pakufizuar­a të disponuesh­me në çdo rast, "duke filluar nga një paralajmër­im deri te përjashtim­i nga Premier Liga". Komisioni shtoi: "Aty ku një shkelje e Rregullave të Rentabilit­etit dhe Qëndrueshm­ërisë është

' e vogël', atëherë do t'i mbetet komisionev­e të tjera të përcaktojn­ë nëse zbritja e pikëve është e nevojshme, e përshtatsh­me ose proporcion­ale. Por nëse shkelja përshkruhe­t si ' e rëndë', atëherë mund të jetë rasti që edhe një sanksion shumë i rëndë si përjashtim­i të jetë më i përshtatsh­ëm". Shkalla e akuzave kundër Sitit dhe fakti që Çelsi i pranon akuzat sugjeron që të dyja rastet gjejnë vend në "shkeljet e rënda" nëse vërtetohen. Gjithsesi, cdo rast vlerësohet i veçantë, edhe pse ky është një paralajmër­im për dy gjigantët anglezë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania