Panorama (Albania)

Konsensusi PS- PD solli normalitet­in në Kuvend, por palët përfshihen në debate

Përfundon pa rezultat komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore. Nuk u arrit asnjë produkt konkret, palët fajësuan njëra- tjetrën

- TIRANE

Konsensusi mes PSsë dhe opozitës riktheu normalitet­in në Kuvend, por gjatë seancës së djeshme palët u përfshinë në debate.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ngritur dy vite më parë me konsensus politik, përfundoi të enjten afatin e tij ligjor pa asnjë produkt konkret për të adresuar në ligjin zgjedhor rekomandim­et e OSBEODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetues­e. Për dështimin e komisionit, të dy palët fajësuan njëratjetr­ën në seancën plenare, ku një pjesë e opozitës sulmoi mazhorancë­n se kishte bllokuar mundësinë për të pasur një rezultat me synimin për të bërë “pazare” politike me pjesën tjetër të opozitës. Pikërisht Reforma Zgjedhore ishte shqetësimi i shprehur më së shumti gjatë diskutimev­e në foltoren e Kuvendit nga Lulzim Basha, i cili akuzoi mazhorancë­n dhe grupin e Bardhit se kanë bërë një pazar për të mos e bërë këtë reformë. Basha kërkoi që drafti i propozuar nga opozita të hidhet në votim, edhe pse sot është afati i fundit i komisionit. Lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë, ka dy vjet që komisioni nuk ka produkt sepse produktin e keni aty, e keni brenda. Për ndëshkimin e praktikave korruptive, është e qartë pjesa më e dhimbshme për qytetarët, më e shtrenjtë në kuptimin e çmimit që doni ti impononi demokracis­ë. Produkt i Kushtetutë­s së 2008- ës, kërkoj ndjesë për këtë sepse shkatërrua­n balancat institucio­nale, çdo gjë vendoset jashtë kësaj salle për interesat tuaja. Gjashtë muaj teatër, është e qartë që vendimin e keni marrë por shqiptarëv­e ia keni borxh tani ta hidhni në rendin e ditës. Jeni pro apo kundër listave të hapura, numërimit elektronik, votës së diasporës…”, tha Basha. Nga ana tjetër kreu i grupit par

“Një karrige bosh i është lënë edhe grupit të Bashës, por ky i fundit e refuzoi. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet të nxisë absolutish­t dialogun politik që në një kohë të shkurtër ne t’u japin qytetarëve shqiptarë një reformë kuptimplot­ë zgjedhore, jo një tallje me teza jeniçerësh, që kthehen sa herë dikush ka nevojë për t’u bërë deputet”.

lamentar socialist, Bledi Çuçi tha se mandati i Komisioni të Reformës Zgjedhore mbaroi dje dhe se ky komision do të dalë me një produkt final. “Çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet kur pakica vjen me një draft dhe thotë këto janë kushtet tona, po doni merreni, po doni lëreni. Dhe ndoshta këtu është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni”, - deklaroi Çuçi. Ndërsa grupimi i Gazment Bardhit bëri me dije se të gjitha diskutimet dhe propozimet do të bëhen me mekanizmin e ri që do të krijohet në Komisionin e Ligjeve ku do të ketë përfaqësue­s nga të gjitha palët. “Një karrige bosh i është lënë edhe grupit të Bashës, por ky i fundit e refuzoi. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet të nxisë absolutish­t dialogun politik që në një kohë të shkurtër ne t’u japim qytetarëve shqiptarë një reformë kuptimplot­ë zgjedhore, jo një tallje me teza jeniçerësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë për t’u bërë deputet”, - tha Bardhi. Pas dështimit të komisionit, pritet që reforma të diskutohet në një grup më të ngushtë negociatas­h mes PS- së në pushtet dhe opozitës së përfaqësua­r nga grupimi i “Rithemelim­it”, që drejtohet nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha, sipas një pakti mes tyre për të gjetur konsensus politik për çështje që kërkojnë votë të cilësuar në parlament. Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore u ngrit 2 vjet më parë, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend. Socialistë­t rrëzuan në vjeshtë një kërkesë të “Rithemelim­it” për të ndryshuar bashkëkrye­tarin në komision për shkak të prishjes së balancave politike mes grupimeve brenda PD- së, vendim që u pasua me protestë të deputetëve opozitarë në Kuvend. Për herë të fundit, Kodi Zgjedhor u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshj­e të gjerë të partive politike dhe ndërmjetës­imit të delegacion­it të BE- së dhe ambasadave amerikane dhe britanike, por vetëm 1 muaj më pas, PS në aleancë me disa deputetë të opozitës e ndryshuan atë, duke imponuar një sistem zgjedhor të padakordës­uar nga palët e tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania