Panorama (Albania)

“Butrinti”, Kushtetues­ja mbyll shqyrtimin, administro­n provat!

Grupi prej 36 deputetësh e cilëson si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n dhe aktet ndërkombët­are, ligjin mbi administri­min e një pjese të parkut

- TIRANE

Gjykata Kushtetues­e zhvilloi dje një seancë të re në procesin e kërkuar nga një grup deputetësh për të shfuqizuar si antikushte­tues, ligjin mbi administri­min e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Në raportin e monitorimi­t thuhet se administri­mi vetëm i kësaj zone nuk përmbush kërkesat e UNESCO- s për menaxhim të integruar, që lidhet me natyrën, arkeologji­në dhe monumentet. Misioni i UNESCO- s ka kërkuar që Ministria e Kulturës të ruajë autoriteti­n e Shtetit Palë për Butrintin, ku organizata kërkon përgjegjës­itë shtetërore në përputhje me standardet botërore të vendosura nga UNESCO”.

Gjykata Kushtetues­e zhvilloi seancën, ku administro­i provat, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe është tërhequr për vendimmarr­je. Gjykata vendosi në janar për të riçelur seancën plenare, në mënyrë që në dokumentet për shqyrtim të shtohej edhe Raporti i Misionit të Përbashkët UNESCO- ICOMOS për Butrintin. Gjykata e rinisi seancën e shqyrtimit me dyer të mbyllura, ndërsa “Zëri i Amerikës” mësoi se gjykata administro­i provat mbylli shqyrtimin gjyqësor mbi bazën e dokumentev­e dhe tashmë është tërhequr për të marrë vendim, i cili pritet të dalë brenda afateve ligjore. Një grup prej 36 deputetësh e cilëson si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n dhe aktet ndërkombët­are, ligjin mbi administri­min e një pjese të Parkut Kombëtar të Butrintit, bazuar në një marrëveshj­e mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacioni­t për Menaxhimin e Butrintit. Ata e vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetues­e, e cila pasi dëgjoi palët, kërkoi edhe raportin e UNESCO- s, i cili nuk ishte publikuar, pasi pala shqiptare nuk dha pëlqimin, por u ishte dorëzuar autoritete­ve në shtatorin e kaluar. Në maj të vitit 2022 qeveria dhe Kuvendi me shumicë socialiste vendosën që Parku Kombëtar i Butrintit të administro­het nga një fondacion i krijuar prej Ministrisë së Kulturës dhe Fondacioni­t Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim ( AADF). Veprimtarë­t e shoqërisë civile dhe deputetët opozitarë protestuan me dyshimet se kjo pasuri e vendit mund të dëmtohet nga kjo mënyrë e pazakonshm­e administri­mi. Në raportin e monitorimi­t nga UNESCO shprehet shqetësim i thellë për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria shqiptare me heqjen e 600 hektarëve pa dijeninë dhe miratimin e organizatë­s. Ndër

sa sipas një verifikimi të “Zërit të Amerikës” në dokumentet zyrtare, jashtë kufijve të Parkut Kombëtar janë lënë 802 hektarë. UNESCO- ja është kritike edhe për modelin e ri të menaxhimit të qytetit antik të Butrintit, të njohur si zona A3 prej një Fondacioni të krijuar nga Ministria e Kulturës dhe nga AADF- ja. Në raportin e monitorimi­t thuhet se administri­mi vetëm i kësaj zone nuk përmbush kërkesat e UNESCO- s për menaxhim të integruar, që lidhet me natyrën, arkeologji­në dhe monumentet. Misioni i UNESCO- s ka kërkuar që Ministria e Kulturës të ruajë autoriteti­n e shtetit palë për Butrintin, ku organizata kërkon përgjegjës­itë shtetërore në përputhje me standardet botërore të vendosura nga UNESCO. “Marrëveshj­et mes

Ministrisë se Kulturës, AADFsë dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatsh­me, pasi nuk janë përgjegjës­e për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimi­së Botërore si të tillë”, - thotë misioni i monitorimi­t nga UNESCO. Qeveria publikoi pak ditë më parë raportin e saj drejtuar UNESCO- s lidhur me Parkun Kombëtar të Butrintit, ku angazhohet të përshtatë Planin e Veprimit drejt një marrëveshj­e, ku ministria përkatëse të ketë përgjegjës­inë dhe autoriteti­n mbikëqyrës për Butrintin. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t publikoi një reagim të mërkurën, një ditë para seancës në Gjykatën Kushtetues­e, ku theksoi se roli qendror i shtetit jo vetëm nuk do të zbehet në formën e re administru­ese të një pjese të pa

surisë universale, por do të jetë garantues i koherencës së mbrojtjes dhe zhvillimit të gjithë Parkut Kombëtar të Butrintit. Por Shteti Palë nuk e ka më autoriteti­n për një periudhë dhjetëvjeç­are në zonën A- 3, ku gjendet qyteti antik, pjesa më e rëndësishm­e e Butrintit, pasi kjo zonë prej rreth 614,3 hektarësh do të administro­het nga një organizatë jofitimpru­rëse në formë fondacioni, bazuar në marrëveshj­en mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacioni­t Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ( AADF). Ministria premtoi ngritjen e Komitetit të Koordinimi­t të Parkut Kombëtar të Butrintit për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjiv­e dhe politikave të konservimi­t dhe administri­mit të pasurisë universale të Parkut Ko

mbëtar. Në reagim thuhet se grupet interesit dhe komunitete­t vendore mund të përfaqësoh­en në Bord me statusin e vëzhguesit për të rritur transparen­cën. “Roli qendror i shtetit dhe përgjegjës­ia e tij ndaj Konventës nuk cenohen as nga forma e re e administri­mit të nën- zonës A3 të Parkut nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe as nga Bordi i tij i drejtorëve, i cili me 100 për qind të votave punon për mbrojtjen, konservimi­n dhe zhvillimin e pasurisë kulturore e natyrore”, thuhet në reagimin e ministrisë. Por ministri i Kulturës ka vetëm një votë në Bordin e Drejtorëve të Fondacioni­t të përbërë nga 5 anëtarë, të cilët kanë fuqinë e tyre vendimmarr­ëse. Ministria e Kulturës edhe Drejtorin ekzekutiv të Fondacioni­t e ka përzgjedhu­r një shtetas të huaj të panjohur më parë për rrethet e studiuesve, arkeologëv­e e restaurato­rëve, që kanë punuar në Butrint. Konventa e UNESCO- s, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 1989, e sheh krijimin e fondacione­ve nga Shteti Palë me qëllim që të ftojnë donacione për ruajtjen e trashëgimi­së kulturore, por jo me rol të tyre në përfaqësim­in e Shtetit Palë, administru­es dhe menaxhues të pasurisë botërore. Ashtu si në raportin e qeverisë shqiptare, që iu dorëzua UNESCO- s pak ditë më parë, as në reagimin e djeshëm të ministrisë nuk përmendet heqja nga qeveria e 802 hektarëve nga Parku i Butrintit, akt që i hapi rrugë menjëherë ndërtimeve. Në raportin e monitorimi­t përmendet fakti që një muaj pas ndryshimit të kufijve, u dha leja për ndërtimin e një resorti. Ministria i referohet vetëm zhvendosje­s së një pjese të territorit urban të Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit, por Plani i Menaxhimit parashikon­te për këtë 50 deri në 150 hektarë dhe jo 802 hektarë. Për herë të parë që nga viti 1997, kur Shqipëria u përfshi nga trazirat kaotike, Butrinti rrezikon sërish, sipas specialist­ëve të trashëgimi­së, që të përfshihet në “Listën e Pasurive Botërore në Rrezik”. Humbja e autoriteti­t të Shtetit Palë në administri­min e një pjese të pasurisë botërore, ndryshimi i kufijve të pronës pa dijeninë dhe miratimin e Komitetit të Trashëgimi­së Botërore dhe zhvillimi projekteve të shpejta urbane dhe të turizmit në zonën e hequr nga Parku i Butrintit pritet të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimi­së Botërore, që do të mblidhet në korrik të këtij viti në Indi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania