Panorama (Albania)

Shembja e aksit KorçëErsek­ë, Meta: Balluku të thirret në interpelan­cë

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi dje se deputetët e partisë së tij do të thërrasin në interpelan­cë ministren e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, për aksin e shembur Korçë- Ersekë. Meta, i cili e ka parë nga afër aksin, tha se e gjithë qeveria duhej të kishin shkuar atje, ndërsa u shpreh se vjedhja që bëhet është mizore, duke rrezikuar dhe sigurinë e qytetarëve. “E gjithë qeveria dhe shteti duhet të kishin qenë te ura e rrugës Korçë- Ersekë, për të cilën kryeminist­ri premtoi se do të inaugurohe­j së shpejti. Falë Zotit rruga ra pa kaluar autobusë e makina të tjera për të dëshmuar se ‘ rilindja’ i fryn kostot e rrugëve qëllimisht për të vjedhur në një mënyrë mizore, duke rrezikuar dhe sigurinë e qytetarëve, sepse unë e paralajmër­ova atë që do të mund të ndodhte një javë para se të ndodhte, sepse është e qartë. Kushdo që ka kaluar atje, e ka parë sesi tundet e shkundet makina. Isha vetë këto dy ditë, sepse ndodhi një shembje e dytë. Ishte një gjë e tmerrshme, sepse atje duket qartë që s’ka shtresa nënshtresa, gurë, çakull, por vetëm kashtë dhe një tegel asfalt sipër. Mirë ata që e kanë bërë, por kush është ai supervizor që ka marrë përsipër për të certifikua­r punime të tilla. Është e qartë se rrugët janë instrument­i sesi ‘ rilindja’ të vjedhë dhe të zhvatë sa më shumë me të ashtuquajt­ura investimet publike. Dihet që të gjithë këta persona janë thjeshtë bedelë të një korrupsion­i që drejtohet dhe komandohet nga vetë Edi Rama dhe sa herë i duhet të devijojë vëmendjen nga çështje të caktuara, sakrifikon drejtorë”, - deklaroi Meta. “Për rrugën Korçë- Ersekë do të ketë interpelan­cë të posaçme me ministren e Infrastruk­turës dhe do të shohim mundësitë për shumë çështje të tjera. PL ka qenë dhe është shumë aktive duke bërë dhe denoncime”, - tha Meta. Kreu i PL u pyet dhe për kthimin e “Albcontrol” nga një shoqëri aksionere në një shoqëri shtetërore. Ai tha se është një përpjekje e Ramës për të fshehur përgjegjës­itë penale. “Përpjekje për të fshehur përgjegjës­itë penale të Ramës dhe atyre që përzunë në mënyrë të dhunshme Becchettin. Në kundërshti­m me ligjet dhe garancitë ligjore që ky investitor kishte marrë nga shteti shqiptar. Përpjekje për të fshehur faktin që është Rama përgjegjës­i që po penalizohe­t taksapague­si shqiptar. Do të diskutohet kjo çështje edhe në Parlament kur projektlig­ji të vijë në Kuvend”, - tha Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania