Panorama (Albania)

“Albcrontro­l” në agjenci shtetërore, Goxhaj: E bëjnë për të shpëtuar veten

-

Eksperti i aviacionit civil, Dritan Goxhaj në “News 24” komentoi faktin se “Albcontrol” pritet të kthehet në agjenci shtetërore. Goxhaj theksoi se shteti shqiptar i kishte dhënë “Albcontrol”- it 50 milionë euro borxh. Ai shton se shteti nuk mund t’i japë dot borxh një shoqërie aksionere, e cila nuk ka fitime dhe për rrjedhojë nuk mund ta kthejë borxhin. Për Goxhajn, tentativa për ta kthyer “Albcontrol”in në agjenci shtetërore është që zyrtarët më të lartë të shtetit, përfshirë kryeminist­rin Edi Rama apo ministren Belinda Balluku të mund ta shpëtojnë vetveten. “‘ Albcontrol’ do të vazhdojë të funksionoj­ë siç ka funksionua­r deri sot, e vetmja gjë që ndryshon është statusi i vet juridik në shtetin shqiptar. Nuk do jetë më shoqëri aksionere siç ka qenë deri më sot, por do të jetë thjesht entitet publik apo agjenci, si të tjerat që varen nga shteti shqiptar. Asgjë nuk do të ndryshojë në operimin e ‘ Albcontrol’. Ajo është shoqëri aksionere, por jo fitimprurë­se. Një kompanie aksionere nuk i jepet borxh. Kjo, sepse pyetja që shtrohet është sesi kjo shoqëri aksionere do ta shlyejë borxhin, kur nuk ka fitime? 50 milionë eurot nuk i kthehen më shtetit shqiptar. Auditi nesër do të thotë se çfarë u bë me ‘ Albcontrol’ dhe këta para. Po i ndryshohet statusi kompanisë, që ata që kanë hedhur firmën për dhënien e borxhit, të shpëtojnë vetveten. Duke e bërë agjenci shtetërore, ka kontroll më të lartë nga shteti. Ka pasur raste kur zonja Balluku blinte 70 mijë euro tapet, gjë që asnjë lloj agjencie shtetërore tjetër nuk mund ta bëjë”, - u shpreh Goxhaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania