Panorama (Albania)

“Balluku nuk përballet”, PD: Po jepen 400 milionë euro për portin e Durrësit

“Premtuat që 400 mln eurot nuk do të dalin nga buxheti i shtetit”. Porti i ri në Porto Romano, Tabaku- Balluku: Mbani përgjegjës­i!

- TIRANE

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, e cilësoi dje korruptiv vendimin për të financuar 100% nga buxheti i shtetit ndërtimin e portit të ri në Durrës.

Nga foltorja e Kuvendit, ai e ballafaqoi ministren Balluku dhe kryeminist­rin Rama me 4 versione të ndryshme financimi të dhëna prej tyre në më pak se 1 vit. “Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin. U zotuan këtu se për portin e Durrësit nuk do jepnin asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milionë euro”, - deklaroi ai. Gazment Bardhi akuzoi ministren Balluku dhe shefin e tij në qeveri për krijimin e skemave të korrupsion­it me miliona euro e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të Autoriteti­t Rrugor. “Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në hënë. Këta që kanë një sistem patronazhi­stësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bëjnë drejtorët e tyre. Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i Autoriteti­t Rrugor kishte vjedhur 1.5 milionë euro”. Gjatë kohës që Bardhi foli në Kuvend, ministrja Balluku u largua nga salla pa dhënë përgjigje, edhe pse gjatë gjithë ditës replikoi me deputetët për çështje të tjera. “Ja, iku zonja. S’ka lënë sot gjatë gjithë ditës gënjeshtër pa u thënë kolegëve. Kur e dinte se për çfarë do të flitej, u largua”.

DEBATI

Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, ia “plasi” në sy ministres së Infrastruk­turës, Belinda Balluku premtimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë se 400 mln euro për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos nuk do të dilnin

nga buxheti i shtetit. Deputetja Tabaku gjatë diskutimit në lidhje me Aktin Normativ të Buxhetit për 2024, iu drejtua ministres Belinda Balluku, duke i thënë se duhet të mbajë përgjegjës­i për fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit për portin e Durrësit. Ligjvënësj­a demokrate u

shpreh se ministrja e Infrastruk­turës ka deklaruar në Parlament se asnjë lekë s’do nxirrej nga buxheti i shtetit, por ndërkohë në Kuvend diskutohet ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ. “Këto retorikat ‘ ne kundër zhvillimit, ne kundër turizmit’ nuk shkojnë më. A keni ardhur në këtë Parlament

dhe keni premtuar që 400 mln euro nuk do të dalin nga buxheti i shtetit, a keni bërë konferencë donatorësh me bankat zhvilluese që do të ndërtojnë portin e ri? Dhe sot po sillni në Parlament faktin ndryshimin buxhetit pikërisht për portin. A tha në këtë Parlament që asnjë lek nuk do të nxirret nga buxheti i

shtetit për portin që sot i është dhënë për zhvillim një private. Kjo është pyetja. Sot duhet të mbani përgjegjës­i për fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit, nga taksat e rriturat që po shkojnë për Portin e Durrësit që u premtua se nuk do të shkojnë”, - deklaroi Jorida Tabaku. Ndërsa ministrja e Infrastruk­turës u “justifikua” duke thënë se shteti shqiptar duhet të investojë për të mbajtur pronësinë e portit për arsye sigurie. “Që të jemi të qartë, nuk fola fare kush është kundra dhe kush është pro dhe këtë duhet ta vlerësojnë partnerët, e dini vetë ju kush është kundra dhe kush është pro dhe as nuk e përmenda. Përmenda faktin që sot në portin e ri të

Porto Romanos do të ketë një bazë militare të NATO- s dhe për këtë arsye duhet të investojë shteti shqiptar për të mbajtur pronësinë e atij aseti për arsye sigurie. Këtë e kuptoni dhe kush po e bën retorikën dhe demagogjin­ë politike këtu, këtë sërish do ta kuptojnë qytetarët. As 6 muaj para dhe as 6 muaj mbrapa, është një vendim strategjik së bashku me partnerët. Gjithçka që po thoni për ju është retorikë politike, nuk ka argument dhe as bazë për të qëndruar. Nuk mund të japim një port që do të shërbejë për arsye tregtare të Shqipërisë, Kosovës dhe MQV duke pasur aty edhe një aset kombëtar në shërbim të Aleancës”, - theksoi Balluku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania