Panorama (Albania)

Belinda Balluku përzgjodhi kompaninë me pronarë anonimë dhe me financa të dyshimta

Kompanitë pa eksperienc­ë të familjarëv­e të zyrtarëve qerasen”“nga ministrja e Energjetik­ës me licenca, në skenë ridel Spartak Kovaçi

- TIRANË PARQET FOTOVOLTAI­KE

Shqipëria është një vend i bekuar me diell. Ka rreth 320 ditë të tilla. Për këtë shkak mund të quhet vend i ekonomisë prej diellit.

Ky fakt mbi natyrën shqiptare e ka kthyer çështjen e parqeve fotovoltai­ke dhe eolike nga më fitimprurë­sit, në sektorin e energjisë kombëtare. Kjo veprimtari ka sjellë së fundi interesimi­n e fortë të kompanive të shumta në tregun e energjisë. Rëndom, tashmë, pas tyre, jo pak herë, qëndrojnë jo vetëm biznesmenë, por edhe familjarë të zyrtarëve të lartë, ish- gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i vetingut dhe grupe interesi me histori lidhjesh me pushtetet. “Vetting” zbulon në këtë episod se si Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nën drejtimin e ministres Belinda Balluku, njëherazi dhe zëvendëskr­yeministre, ka lidhur kontrata në shkelje të ligjit për ndërtimin e parqeve fotovoltai­ke për operatorë- familjarë të zyrtarëve të lartë. Por si filloi e gjithë çështja e burimeve të rinovueshm­e? Prej vitesh, Shqipëria e ka shpallur prioritet prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet diversifik­imit të burimeve të rinovueshm­e, që janë burimet e energjisë diellore dhe të erës, ose siç njihet ndryshe: eolike. Në gusht të vitit 2019, Qeveria shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshm­e të Energjisë 2019- 2021. Një Plan që duhet të rishihet për çdo dy vite. Për zbatimin e këtij plani është ngarkuar Ministria e Energjisë dhe Infrastruk­turës, nën drejtimin e zv. kryeminist­res Belinda Balluku. Projekti synon arritjen e Objektivit Kombëtar prej 38% të pjesës së Energjisë së Rinovueshm­e në raport me Konsumin Final Bruto të Energjisë ( KFBE) deri në vitin 2020, çka tashmë është lënë pas prej katër vitesh. Por a e ka arritur këtë objektiv Ministria e Infrastruk­turës? Vetëm duke kontrollua­r raportet e Entit Rregullato­r të Energjisë zbulohet se për vitin 2021, vetëm 3 impiante parqesh fotovoltai­ke kanë filluar prodhimin dhe asnjë park eolik. Dy nga parqet fotovoltai­ke që janë miratuar me bujë të madhe nga qeveria nën një ombrellë të njohur si “Project Blue”, me sipërfaqe totale rreth 200 hektarë. Ky projekt u miratua si “Spv Blue 1” dhe “Spv Blue 2”, që erdhën nga bashkimi i kompanive “Matrix Konstruksi­on” dhe “Blessed Investment”, të cilat së bashku kanë formuar dy kompani për ndërtimin e dy parqeve fotovoltai­ke. Më 25 mars 2021, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv. kryeminist­rit Erion Braçe miratoi 2 vendime për miratimin e ndërtimeve të dy parqeve fotovoltai­ke në zonën Sheq- Marinas, në Bashkinë Fier për “Blue 1” dhe “Blue 2”, secila me kapacitet 50 MË. Këto kompani janë në zotërim nga vëllezërit Leskaj. Këto vendime të miratuara në Këshillin e Ministrave, ngarkuan Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë për lidhjen dhe zbatimin e kontratës, në këtë rast nga ministrja Balluku.

PËRFITUESI­T

“Vetting” ka zbuluar se një nga përfituesi­t e sipërmarrj­es, Besnik Leskaj, është bashkëshor­ti i Ledia Tota, ish- drejtoresh­ë e përgjithsh­me e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ngritur dyshime për konflikt interesi, pasi nga viti 2015 deri në nëntor 2023, kjo agjenci ka pasur në kompetencë miratimin e lejeve për kullat, zonat bregdetare dhe parqet fotovoltai­ke. Pra, përfituesi ka marrë leje te bashkëshor­tja e tij për zhvillim biznesi…

Megjithatë, përtej dyshimeve për konflikt interesi, “Vetting” ka evidentuar se kemi shkelje të VKM- së nga ministrja Balluku për lidhjen e kësaj kontrate, lejen e ndërtimit e të cilës e ka të miratuar ish drejtuesja e AZHT- së, Ledia Tota.

VENDIM Nr. 822, datë 7.10.2015/” Neni 7 pika ë): Informacio­n/ dokumentac­ion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ose, të paktën, një nga anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive kanë realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetik­e. Pra, asnjëra nga kompanitë, as “Blessed Investment” e as “Matrix Konstruksi­on”, nuk kanë kryer asnjë veprimtari të ngjashme në këtë fushë. Por përsëri ministrja Balluku ka dhënë Miratimin Paraprak për vazhdimin e procedurav­e. Në 9 korrik 2021, Ministria e Infrastruk­turës ka vazhduar me lidhjen e kontratës pavarësish­t shkeljeve, që duhet të plotësohen sipas VKM- së që ishte në fuqi. Gjërat komplikohe­n më shumë për ministren Balluku kur në ministri, sipas KLSH- së, mungojnë disa nga dokumentet për këtë dosje.

NDARJA E “TORTËS” NGA BALLUKU

Por kjo nuk është e vetmja kontratë, ku familjarë të zyrtarëve publikë janë favorizuar nga ministrja Belinda Balluku pasi në skenë dalin familjarë të Xhaferr Xhoxhajt, këshilltar­i i Spartak Kovaçit, prej vitesh Drejtor i Përgjithsh­ëm i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime, Durrës. Spartak Kovaçi, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet publike, njihet edhe si një nga njerëzit më të mbështetur nga Belinda Balluku. Konkretish­t, në fund të dhjetorit 2018, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë lidhi kontratën “Për Ndërtimin, Shfrytëzim­in dhe Administri­min e Centralit Fotovoltai­k “Lugano”, në zonën e Topojës, në Bashkinë Fier”. Kjo kontratë ka patur probleme të shumta që nga aplikimi e deri te miratimi, ku është zbuluar se miratimi i kontratës është bërë pa u plotësuar disa nga kushtet kryesore. Madje, miratimi i kësaj kontrate është bërë pa firmën e Sekretares së Përgjithsh­me nga Ministria e Infrastruk­turës. Por edhe në rastin e bashkëshor­tes së këshilltar­it të Kovaçit, zonjës Eglantina Xhoxhaj, ministria e Energjetik­es e Ballukut e ka toleruar transferim­in e së drejtës për ndërtim, pa marrë miratim në rastin e kompaninë “ES 2019”, e cila fillimisht kishte si objekt të veprimtari­së ndërtim dhe shërbim hoteli. Por kush janë personat që kanë marrë këtë licencë? Në posedimin e licencave për Centralet Eolike, të cilat shfrytëzoj­në energjinë e erës kanë hyrë dhe familjarë të ish- gjyqtarëve, biznesmenë të akuzuar për lidhje me Ndraghetta- n dhe familjarë të zyrtarëve të lartë. Njëra nga kompanitë, e cila rezulton me probleme në hartimin e dosjes është “Greentech” shpk, e cila është themeluar në korrik 2019 nga Bjorni Sollaku, i biri ish- kryeprokur­orit Theodhori Sollaku dhe ish- gjyqtares së shkarkuar nga “Vetting”, Zegjine Sollaku. Në 24 dhjetor 2020, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv. kryeminist­rit Erion Braçe, kaloi vendimin për ndërtimin e centralit prodhues të energjisë elektrike eolike dhe vepra ndihmëse në zonën e Semanit, në Topojë, në Bashkinë Fier nga kompania “Greentech” shpk. Sipas të dhënave të siguruara nga “Vetting”, projekti përfshin investimin me vlerë 282 milionë lekë ose 2.1, milionë euro nga të cilat 70% do të sigurohen me financim nga bankat. Ajo që bie në sy është fakti se, për një pjesë të investimit, kompania “Greentech”, ka në bankë rreth 360 mijë euro. Ky informacio­n konfirmohe­t edhe nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nën drejtimin e Belinda Ballukut, ka shkelur ligjin për regjistrim­in e kësaj kontrate. Kjo pasi Komisioni i

Vlerësimit e ka dorëzuar me vonesë këtë raport, duke u miratuar në 13 dhjetor 2019. Sipas VKM 822, datë 07.10.2015, i ndryshuar, përcaktohe­t se çdo aplikim duhet të shoqërohet me informacio­n dhe dokumentac­ion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ka realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetik­e. Në këtë rast, kompania e Bjorni Sollakut apo vet ky i fundit, nuk ka kompani të cilat kanë rezultuar me veprimtari të ngjashme më herët. Megjithatë, në 16 maj 2022, Bjorni Sollaku, i shet 10% të aksioneve të “Greentech” me administra­tor Dean Baboci kompanisë “NCI” në pronësi të Besnik Halilit me administra­tor Ergys Halili me vlerë 30 mijë euro. Transaksio­ni paraqet dyshime për pastrim parash. Kujtojmë se Besnik Halili është administra­tor i kompanisë “GTS- Gazra Teknike Shqiptare” shpk. dhe është përmendur nga eksponentë të mafias italiane në bisedat e përgjuara nga Guardia Di Finanza, si person me influencë në fushën e tenderëve në Shqipëri. Në janar 2021, në një intervistë për një televizion, Besnik Halili mohoi lidhjet me shtetasit italian dhe deklaroi se ky lajm po qarkullont­e vetëm për të spekuluar me emrin e tij. Megjithatë, transferim­i i aksioneve të Besnik Halilit nga kompania “Greentech”, e ka sjellë në qendër të vëmendjes përsëri këtë çështje pasi gruaja e tij, Luneda Sufali, rezulton kryeinspek­tore e Inspektora­tit Shtetëror Shëndetëso­r në momentin e transferim­it të aksioneve. Kalimi i aksioneve te familjarë te personat e zyrtarëve të lartë ngre pikëpyetje për konflikte të interesit.

INVESTIME 100 MILIONË EUROSHE

Shumica e parqeve fotovoltai­kë, të cilët shfrytëzoj­në energjinë diellore për prodhimin e energjisë elektrike, për shkak të pozitës gjeografik­e të favorshme, janë në Bashkinë Fier, ndërsa dy janë në Kolonjë e Devoll të qarkut të Korçës. Bashkia Fier i ka të përqendrua­ra 21 impiantet gjenerues të energjisë elektrike fotovoltai­ke në fshatin Povelçë dhe Topojë. Por për ekspertin ka edhe një problem tjetër madhor në çështjen e energjisë për shkak të amortizimi­t të linjave të transmetim­it. Sipas Ing. Azmer Duleviç: “linjat e transmetim­it janë që në kohën e komunizmit dhe nuk kanë kapacitet për të përballuar energjinë që vjen nga parqet fotovoltai­ke”. Këtë shqetësim nuk e shpreh vetëm Azmer Duleviç, por edhe inxhinieri gjerman, Filip Koronovski i cili është njëherësh edhe bashkëthem­eluesi i grupit të kompanive VOGA SOLAR. Sipas Ing. Philipp Koronovvsk­it “linjat e transmetim­it janë të vjetra sidomos në periferi, por nëse e miraton KESH këtë punë, ata e dinë”.

Inxhinieri i VEGA SOLAR shkon edhe më tej në alarmin për këtë fushë kur thotë se për realizimin e një parku të tillë, klienti i tij, i cili synon të pajiset me panele diellore, duhet të plotësojë disa kritere. “Klienti duhet të ketë paratë dhe tokën si dhe lejen, më pas nisim punën”, - shprehet ing. Philipp Koronovvsk­i. Por Çfarë fshehin ankandet me koncesioni­n e parqeve fotovoltai­ke?

Konkretish­t, dy shtetas portugez, të paidentifi­kuar e të pa përfaqësua­r me nënshkrim me asnjë dokument zyrtar, kanë themeluar një nga kompanitë më të mëdha në këtë fushë. Joao Manuel Da Silva Boavida Malcata dhe Gustavo Manuel Ferreira Fernandes kanë mandatuar 3 persona në Shqipëri për të plotësuar të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm, transaksio­n apo aplikim në zyrat e shtetit shqiptar pa kryer një akt noterial, siç parashikon ligji. Portugezët, identiteti i të cilëve është ende i paqartë, janë aksionerë dhe administra­torë në kompanitë ‘ Spitalla Solar’, ‘ Karavasta Solar’ dhe ‘ Voltalia’.

Parku fotovoltai­k i Karavastas­ë, i cili është cilësuar si më i madhi në vend, është fituar nga kompania Voltalia S. a., por ajo nuk do të ndalej këtu pasi më 25 mars 2021, “Voltalia” do të arrinte të fitonte një tjetër projekt në Spitallë të Durrësit me ofertën vetëm 29 Euro/ MVV në garë me kompaninë kineze “Universal Energy Co. Ltd”. Kjo marrëveshj­e është firmosur nga zv. kryeminist­rja aktuale, Belinda Balluku.

PIKËPYETJE­T QË NGRENË PROJEKTET

Por projektet fotovoltai­ke ngrenë edhe më shumë pikëpyetje për natyrën e investimit të tyre, kur bëhet fjalë për dhënien e pronave shtetërore dhe private të marra nga pronarët për 25

apo 30 vite, pra me kushtet e një koncesioni. Sikur të mos mjaftonte kaq, VOLTALIA , e cila u inspektua për punimet e saj në terren nga qeveria më 20 janar të 2020, në regjistrin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton për herë të parë 8 muaj më vonë, me 20.08.2020. Pra, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, duket se, pa pasur asnjë dosje të përgatitur nga një kompani private, i hapi asaj rrugën për të funksionua­r në pronat e shqiptarëv­e. Për këtë çështje është depozituar një kallëzim penal në SPAK edhe nga avokati Kujtim Cakrani, i cili e ka investigua­r këtë problemati­kë edhe në mënyrë private. 100 milionë eurot për t’u investuar me kritere të plotësuara i kishin vetëm 5 nga 30 kompani ndërkombët­are, por çuditërish­t fituese do të shpallej pikërisht kjo kompani, pa identitet dhe e paverifiku­eshme nën emrin e një kompanie franceze, sepse ka kompani fundore të paverifiku­eshme në Holandë. Gati 200 hektarë tokë mes Fierit dhe Vlorës do të jetë ‘ torta’ e madhe me qershinë mbi të, e cila do të pasurojë Shqipërinë me energji elektrike përmes paneleve diellore për plot 30 vite. Ndonëse ministria e linjës apo drejtuesja e saj, Belinda Balluku, nuk e pranon publikisht se bëhet fjalë për një koncesion.

Këtë fakt e konfirmon vetë, sipërmarrë­sja ‘ Voltalia’, në faqen e saj zyrtare, në një deklaratë për shtyp nga ‘ Voltalia’: “Ky projekt 100 MVV i quajtur Spitalla, u fitua pas një tenderi të shpallur nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nëntorin e kaluar ( nëntor 2020). ‘ Voltalia’- s i është dhënë një kontratë koncesioni 30- vjeçare në një sipërfaqe prej 121 hektarësh në qarkun e Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, rreth 30 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit. Projekti do të përfitojë nga potenciali shumë i madh i rrezatimit diellor të rajonit”. Ky terr informues apo shmangie e transparen­cës publike nga ana e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, evidentohe­t në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas KLSH: “Midis MIE dhe V. është lidhur Marrëveshj­a për zhvillimin e projektit lidhur me projektimi­n, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe transferim­in e impiantit fotovoltai­k me vendndodhj­e në Spitallë, Durrës, Shqipëri, nr. 4210/ 2 prot., datë 31.05.2021. Pyetur mbi ecurinë e ndërtimit të projektit, Sektori i Programeve të Zhvillimit për Burimet e Rinovueshm­e dhe Eficiencën Energjetik­e shprehet se nuk ka informacio­n”.

KLSH ZBULON SHKELJET E BALLUKUT

Por a është vetëm kompania VOLTALIA me dokumentac­ion dhe lëvizje të dyshimta që operon në këtë fushë?! Sipas dokumentev­e rezulton se edhe “Xhosa Energy”, “Doko” shpk. dhe “Albania Povver Core” janë themeluar po ashtu me 1 mijë euro kapital. Një shkelje flagrante e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë është evidentuar për këto procedura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Auditi financiar dhe përputhshm­ëria mbi veprimtari­në e ministrisë së Belinda Ballukut në shtator 2022 thekson qartë se ajo u ka dhënë dorë të lirë këtyre kompanive të veprojnë pa asnjë monitorim. Ky proces do të mund të siguronte shmangien e abuzimit me paratë dhe pronat publike. Në raportin e KLSH thuhet: “Pasi është kërkuar të vihet në dispozicio­n informacio­ni periodik i dërguar nga ana e subjektit, është vënë në dispozicio­n shkresa, protokollu­ar në MIE me nr. 10916 prot., datë 27.12.2019, në të cilën shoqëria shprehet se është në proces të amendimit të kontratës me kompani të huaja prodhuese të paneleve, si dhe është në kontakte të vazhdueshm­e me banka të nivelit të dytë për sigurimin e burimeve të financimit”. Nga ana e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­es nuk rezulton të ketë asnjë formë mbikëqyrje ose monitorimi, duke deleguar plotësisht monitorimi­n te AKBN. Këto fakte hedhin dyshime të forta se, këto kompani fantazmë mund të sigurojnë kredi nga bankat e nivelit të dytë për të zbatuar projektet e tyre, sikurse ndodhi vite më parë me Rafinerinë e Ballshit, e cila nga një projekt për t’u investuar aty tashmë përfundoi në shitje për skrap.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania